xhelal

Xhelal Neziri është një gazetar dhe analist hulumtues me përvojë. Ai është përfaqësuesi i projektit danez SCOOP në Maqedoni që nga viti 2008, me detyrë që t’i koordinojë storjet kombëtare dhe transnacionale hulumtuese. Aktualisht, Neziri është bashkë-themelues dhe drejtor i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni me seli në Shkup dhe është anëtar i Bordit Këshillëdhënës Ndërkombëtar të Journalismfund.eu me seli në Bruksel.

Kontakt: xhelalneziri@gmail.com

zaklina

Zhaklina Haxhi-Zafirova është një gazetare e pavarur me mbi 15 vjet përvojë gazetareske, kryesisht në gazetat e përditshme dhe javore, por edhe me një përvojë botërore.

Fokusi i saj kryesor është vetë gazetaria hulumtuese dhe perspektivat e saja në vend, rajon dhe më gjerë. Zhaklina tri herë ka fituar çmimin e veçantë për gazetari hulumtuese të cilin e jep Instituti i Maqedonisë për Media për storjet e saja me titull “Donacionet e papërfunduara për projektet në Maqedoni”, “Si të bëheni bullgarë brenda natës” dhe “Ndotja nuk ndalet, çdo vit 4.500 raste të reja kanceri!”

Ajo është një nga themeluesit e Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedonia në vitin 2011, ku edhe më tej vazhdon dhe promovon parimin e punës të Rrjetit Danez Hulumtues të Gazetarëve (www.i-scoop.org), përfaqësuesja e të cilit është së bashku me kolegun Xhelal Neziri.

Në dy vitet e fundit, Haxhi-Zafirova merret në mënyrë aktive me promovimin e parimeve të gazetarisë profesionale përmes trajnimeve dhe ligjëratave për gazetarë të rinj që janë në studime të gazetarisë në universitetet publike dhe private në vend. Ajo është përfaqësuese e SCOOP-Maqedonia në Rrjetin Global të Gazetarëve Hulumtues-GIJN, si dhe është anëtare e Bordit Ndërkombëtar Këshillëdhënës të Journalismfund.eu me seli në Bruksel.

Kontakt: zaklina.zafirova@gmail.com

alek vis rezolucija

Aleksandar Bozhinovski është një gazetar i shpërblyer nga Maqedonia me gati 20 vjet përvojë profesionale. Karriera e tij ka filluar në vitin 1994 si një gazetar të gjykatës, derisa ende ka qenë student në Fakultetin e Gazetarisë. Me kalimin e kohës, ai bëhet një gazetar hulumtues, interesi i fushëveprimeve kryesore të të cilit janë policia, ushtria, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Derisa ka qenë student njihet për herë të parë me gazetarinë hulumtuese në ligjëratat e Dennis Hamilton-it, gazetari i dikurshëm hulumtues për LA Times, i cili ka qenë një profesor vizitor në Universitetin e Shkupit. Ai ka marrë pjesë edhe në punën e disa OJQ-ve me njerëz nga Instituti Kombëtar për Demokraci në Uashington. Gjatë punës së tij në Nova Maqedonija (1999 – 2003), gazetën e përditshme të dikurshme qeveritare, ai shkruan storje për Rrjetin Alternativ Informativ, së bashku me 20 gazetarë të tjerë nga ish-republikat jugosllave, të udhëhequr nga gazetari i njohur Kim Mehmeti dhe e themeluar nga Këshilli i Evropës. Në atë periudhë, Bozhinovski fillon të punojë si gazetar në gazetën e re të përditshme Vreme, ku ka fituar disa çmime, duke përfshirë çmimin e gazetarit të vitit të gazetës Vreme (2005), për storjen më të mirë hulumtuese nga Instituti i Maqedonisë për Media, i sponsorizuar nga Danimarka. Ky çmim është për storjen e tij më të mirë hulumtuese deri më sot, e njohur me emrin “Rasti i Khaled el-Masrit”. Bozinovski është gazetari i parë në botë që zbulon rastin e ekstradimit të jashtëzakonshëm (rrëmbimi i të dyshuarve për terrorizëm nga ana e agjencive të inteligjencës). Storjen e ndërmerr NY Times dhe e njohën botën me të. Televizioni gjerman ZDF është bashkuar me Bozhinovskin në vitin 2006 për të zgjeruar hulumtimin mbi rastin Masri. Në atë kohë, Bozhinovski fillon bashkëpunimin me Projektin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, organizatën gazetareske të themeluar nga USAID në Uashington, të cilën e përbëjnë gazetarë hulumtues nga 10 vende të tjera të cilët bashkërisht përgatisin storje me tema të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bozinovski punon në disa storje për OCCRP-në dhe në vitin 2010 është finalist për çmimin Daniel Pearl në Konferencën Globale për Gazetari Hulumtuese, të mbajtur në Gjenevë. Ai gjithashtu ka kryer hulumtime për Integritetin Global. Bozinovski hulumton edhe për gazetën javore Forum, gazetën e përditshme Den dhe për portalin Republika. Në vitin 2011, së bashku me Zhaklina Haxhi-Zafirovën dhe Xhalal Nezirin, themelojnë Qendrën për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni. Gjatë vitit 2013 Bozinovski u emërua menaxher i projektit NED: Ngritja e vetëdijes publike për korrupsionin nëpërmjet gazetarisë hulumtuese.

Kontakt: aleksandarmak@yahoo.com

 

goran

Goran Lefkov është një gazetar hulumtues i cili fillon të merret në gazetari në vitin 2008. Fillimet gazetareske i bën në javoren Kapital, merr pjesë në mënyrë aktive edhe në punën e portalit ekonomik Total. Storjet e para hulumtuese i bën në portalin Total. Merr pjesë në fillimin e botimit të gazetës së përditshme Kapital. Gazetarinë hulumtuese e vazhdon në gazetën e përditshme Biznis. Nga viti 2011 deri në vitin 2013 punon në Televizionin Star në Shtip. Që nga viti 2013 është anëtar i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia dhe Inbox 7.

Që nga viti 2013 është bursist i Reuters-it për raportimin ekonomik dhe politik nga Evropa Juglindore.

Kontakt: lefkov@yahoo.com

 

 

zoran

Zoran Ivanov është doajen i gazetarisë së Maqedonisë. Karrierën e tij jashtëzakonisht të pasur profesionale e fillon si gazetar në Radio Shkupi dhe vazhdon të merret me gazetari edhe si redaktor dhe kryeredaktor në më shumë media, si Radioja e Maqedonisë – Radio Shkup, Radioja Deutsche Welle, Këln, Kanali 103, TVM, TV Sitel, “Utrinski Vesnik”, TV Alfa dhe të tjera. Angazhimin profesional e vazhdon si drejtor i programit të TV 24 Lajme. Është themeluesi i agjencisë shtetërore të lajmeve MIA, ku ishte drejtor dhe kryeredaktor. Është edhe themeluesi i Radios Kanali 103. Ka qenë edhe zëdhënësi i qeverisë nga viti 1997 deri në vitin 1998. Gjatë periudhës 2007-2010 bëhet këshilltar për komunikime me mediat dhe këshilltar shtetëror në kabinetin e Presidentit të atëhershëm të Republikës së Maqedonisë.

Ai është fitues i çmimeve dhe mirënjohjeve të shumta gazetareske, ndër të cilat janë: çmime vjetore në Radio Shkupi dhe të Radiostacioneve të bashkuara të Maqedonisë për arritjet gazetareske; Çmimi “Kërste Petkov Misirkov” i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë; pastaj çmimi vjetor gazetaresk i Radio Televizionit të Maqedonisë; çmimi “Kërste Petkov Misirkov” – gazetari i vitit i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë; çmimi vjetor gazetaresk me rastin e 50 vjetorit të Radio Televizionit të Maqedonisë. Tri herë e ka fituar çmimin “Mito Haxhivasilev-Jasmin” për gazetari, prej të cilave dy herë si redaktor. Në vitin 2012 ai fiton çmimin “Kërste Petkov Misirkov” për veprën e jetës të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Ka qenë ligjërues nga lënda “Gazetaria e agjencisë” në studimet postdiplomike për gazetari në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodiu”- Shkupm si dhe trajner i gazetarisë në Institutin e Maqedonisë për Media – IMM.

Është autor i disa botimeve si: libri me dy vëllime “Ambienti”, “Informacionet dhe mediat” – në “Kultura e paqes” të Friedrich Ebert, pastaj “Etika në gazetari, etika në biznesin e mediave”, “Gazetaria e agjencisë” – skripti për studimet postdiplomike në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodiu” dhe bashkë-autor i tekstit “Shkrimi për mediat elektronike”.

Ai është i njohur si dashamirës i parashutizmit. Ai ka qenë president, nënkryetar dhe sekretar i përgjithshëm i Federatës Aeronautike të Maqedonisë, si dhe selektor dhe trajner i ekipit kombëtar të Maqedonisë në parashutizëm dhe gjyqtar ndërkombëtar për parashutizëm me licencë të FAI-të.

Është iniciator për ndërtimin e aeroportin sportiv Stenkovec, si dhe kryetari i ajro-klubit “Juri Gagarin” – Shkup në dy mandate. Gjithashtu është organizator i më shumë ajro-mitingjeve dhe garave sportive vendore dhe ndërkombëtare të aviacionit.

Është pilot i avionëve sportivë dhe mjeteve lundruese ajrore dhe ka realizuar 2003 kërcime me parashutë. Ka qenë përfaqësues i shtetit në parashutizëm në periudhën 1971 – 1976. Ka fituar 60 medalje në Maqedoni dhe në kuadër të RSFJ-së në sferën e parashutizmit, si dhe 14 medalje nga garat ndërkombëtare prestigjioze në parashutizëm. Në katër raste ai u emërua sportist i vitit nga Federata Aeronautike e Maqedonisë. Ai po ashtu ishte katër herë edhe kampion shtetëror në parashutizëm. Ai është fitues i çmimit “Distinktivi i artë me tre diamante” – mirënjohja më e lartë ndërkombëtare e Federatës Botërore të Aviacionit – FAI, si dhe çmimi më i lartë ndërkombëtar i Federatës Botërore të Aviacionit – FAI për vitin 2006 – “Paul Tisandier” për kontributin gjithëpërfshirës në zhvillimin e aviacionit civil dhe sportiv dhe për rezultatet e veçanta në parashutizmin sportiv.

 

Shkruaj një koment

Koment(e)