UNESCO: Ndaloni me planet për qendër skijimi në Galiçicë

UNESCO  e publikoi raportin për shkallën e mbrojtjes së rajoneve që janë shpallur si trashëgimi botërore, me ç’rast  gjendja me Ohrin është vlerësuar si më alarmante për shkak të mundësisë se realizimit të projekteve të parapara. Maqedonia ka dy vite kohë që të shpëtojë trashëgimine e saj të vetme natyrore dhe kulturore. Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni veçmë alarmoi për këtë problem në dy filmat dokumentarët  “LIQENI PARA ZHDUKJES, INSTITUCIONET MENDOJNË VETËM PËR PROFIT” dhe “LIQENI I OHRIT NËN RREZIKUN E URBANIZIMIT” të publikuar më 10 dhe 11 prill të këtij viti. “Nuk ka më asnjë dyshim se të ashtuquajturat projekte zhvillimore do të sjellin zhdukjen e vlerave të rajonit të Ohrit, në baze të së cilave është shpallur si i mbrojtur nga UNESCO”, vlerëson Aleksandra Bujarovska nga organizata “Front 21/42”. “Kjo është koha e duhur për braktisjen e...

PADITË MBETEN MJET PËR HESHTJEN E ZËRAVE KRITIKË

Paditë për shpifje dhe ofendim edhe më tej përdoren si mjet për heshtjen e zërave kritikë, me ç‘rast si cak më i shpeshtë janë mediat dhe gazetarët. Kjo u tha në prezantimin e sotëm të konkluzave nga raporti i Qendrës për gazetari hulumtuese SCOOP Maqedonia, i cila u realizua në EU info qendrën në Shkup. Në raport thuhet se kjo praktikë kontribuon në përkeqësimin e gjendjes së lirisë së mediave në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast rritet niveli i censurës te mediat dhe gazetarët. Sipas rezultateve të hulumtimit, politikanët më shpesh paraqiten si paditës të gazetarëve por edhe të kundërshtarëve të tyre politik. Aleksandar Bozhinovski nga SCOOP informoi se hulumtimi ka zgjatur gjashtë muaj dhe ka qenë i ndarë në tri sfera tematike. Daniela Trpçevska, e cila ka qenë pjesë e ekipit hulumtues, tha se gjatë hulumtimit janë marrë...

Shënohet me zë të lartë Dita e fishkëllyesve në Shkup

– Prokuroria Speciale Publike (PSP) vazhdimisht tregon për nevojën e miratimit të Ligjit për mbrojtjen e fishkëllyesve, sepse ne nuk mund me ligjin aktual të ofrojmë një mbrojtje përkatëse për të gjithë ata që duan të bashkëpunojnë me ne në këtë drejtim. Qytetarët gjithnjë e më rrallë vendosin të tregojnë për punimin e korruptuar dhe krimin për shkak të frikës të cilën e kanë ata për pasojat e aktivitetit të tillë. Prandaj ne duhet t’i nxisim, t’i inkurajojmë që të raportojnë një sjellje të tillë. Por, një problem tjetër është edhe besimi në institucionet, se edhe pavarësisht rrezikut nga raportimi institucionet do të veprojnë në bazë të ligjit. SPS-ja nuk do të bëjë përjashtim dhe nuk do të heqë dorë nga hetimi  i krimit dhe korrupsionit si një institucion që është përgjegjës për detyrën e tij. Nuk guxon të...

Vota e vetme për mbështetjen e sinjalizues

Koalicioni për Mbrojtjen e Sinjalizues në Evropën Juglindore, anëtare e të cilit është Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni, këto ditë në Zagreb, Kroaci e ka mbajtur konferencën e tij të dytë. Qëllimi i kësaj organizate është që ta rrisë ndërgjegjësimin publik për nevojën e mbrojtjes së sinjalizues. Takimi është mbajtur në Kroaci, vendi i vetëm në rajon që nuk e ka miratuar ende ligjin e sinjalizues. Maqedonia e miratoi vitin e kaluar në muajin nëntor, kurse në fuqi është nga marsi i këtij viti. D-r. Sulet Drajfus nga Melburni, Australia, e cila është drejtoreshë ekzekutive  organizatës  “Plani për lirinë e fjalës”, i cili është themelues i Koalicionit, tha se koalicioni është një shembull se mund të bëhet një dallim dhe se mund të arrihet një progres. “Ideja për Koalicionin është e vjetër dy vjet dhe gjatë kësaj kohe...

Seriali i ri i SCOOP – NGA AFËR: Çmimi i ndotjes

Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia vazhdon me serialin NGA AFËR – një serial i filmave të shkurtër dokumentarë, të cilët vitin e kaluar shkaktuan një interesim të madh në opinion, sidomos filmi i parë për standardin e studentëve të Maqedonisë. Këtë herë NGA AFËR fokusohet te ndotësit më të mëdhenj në vend. Bëhet fjalë për filma të shkurtër me cilësi të jashtëzakonshme në të cilat, përveç vetë storjes hulumtuese, shikuesit do të kenë mundësinë për t’u kënaqur edhe me efektet e veçanta të filmave dokumentarë. Na shikoni së shpejtë!!!

SCOOP – Maqedonia fituese e shpërblimit ndërkombëtar “Jan Briza”

Gazetarja e Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP – Maqedonia, Angella Rajçevska është fituese e shpërblimit të dytë ,,Jan Briza”. Çmimi u nda në edicionin e sivjetshëm të Festivalit Ndërkombëtar të radio-artikujve të shkurtër, televizivë dhe artikujve të shtypur, gjegjësisht të teksteve on-line hulumtuese me emrin ,,On the Record”, i cili u mbajt nga 26 deri më 28 maj 2016 në Novi Sad. Rajcevska është shpërblyer në kategorinë e teksteve të shtypura, përkatësisht on-line teksteve hulumtuese për storjen “Studentët e Maqedonisë me standard më të keq në Ballkan”. Përveç Rajcevskës, autorë të stories janë edhe Goran Lefkov dhe Dana Llambevska nga SCOOP – Maqedonia.

Shkruaj një koment

Koment(e)