PROJEKTE

Ngritja e vetëdijes publike për korrupsionin nëpërmjet gazetarisë hulumtuese

logo ned

Qëllimi është që të ngrihet reagimi i qytetarëve dhe institucioneve për rastet e korrupsionit. SCOOP financiarisht ka mbështetur storje që kanë shkaktuar dorëheqjet e bartësve të funksioneve publike, si storja e reketimit nga ana e personit udhëheqës të Ministrisë së Bujqësisë, apo storjet si ndotja nga ana e fabrikës FENI, e cila ishe shkaku i vendosjes së filtrave. Storja për FENI-n u shpërblua nga Instituti i Maqedonisë për Media. Një tjetër storje, e cila ngriti vetëdijen publike është “Ndotja nuk ndalet – çdo vit 4500 raste të reja të kancerit”.

Në vitin 2016, SCOOP ka vazhduar të hulumtojë në këtë temë, por këtë herë storjet hulumtuese janë bërë në formën e filmave dokumentarë të metrazhit të shkurtër. Disa prej filmave dokumentarë kishin një jehonë të fortë në opinionin e Maqedonisë, siç është filmi për pronën e partive politike. Hulumtimi ka treguar se Maqedonia ka njërën e partive më të pasura në Evropë – partinë VMRO-DPMNE. Filmi dokumentar për korrupsionin në futbollin e Maqedonisë e kanë parë afër 100.000 njerëz dhe është një nga emisionet më të shikuara dokumentare për vitin 2016. Një shikueshmëri shumë të lartë kishte edhe filmi dokumentar për investimet e investitorit rus Sergej Samsonenko.
Projekti ka filluar më 1 shkurt 2013.
Mbështetës: NED

 

 

 

Projekti për Gazetari Hulumtuese dhe bashkëpunimi midis mediave dhe shoqërisë civile

 

usaid logo

Në këtë projekt SCOOP ka menaxhuar me fondin e gazetarisë hulumtuese. Projekti është i ngjashëm me atë të NED-it. SCOOP është partner me BIRN, Qendrën e komunikimeve qytetare, Koha dhe Kod.

Projekti ka filluar më 1 qershor 2013.

Mbështetës: USAID

 

 

 

 

Inbox7

dutch-logo-embassy

Qëllimi është që të krijohet një online (internet) magazinë në tri gjuhë. SCOOP ka botuar mbi 200 artikuj dhe ka fituar një publik të vazhdueshëm prej 60.000 lexuesve në muaj. Disa storje kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në opinion. Përkundër faktit se ai nuk ka më mbështetje financiare, Inbox7.mk është ende aktiv.

Projekti ka filluar më 1 qershor 2013, kurse ka përfunduar më 1 qershor 2015

Mbështetës: Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup

 

DORACAK PËR GAZETARËT HULUMTUES

FINAL_MK_А4_Manual 2

SCOOP e ka përkthyer, promovuar dhe shpërndarë “Hulumtimi në bazë të storjes ekzistuese – Doracak për gazetarët hulumtues” në mesin e studentëve. Ky është një botim i UNESCO-s. Duke pasur parasysh se asnjë universitet në Maqedoni nuk ka letërsi për gazetari hulumtuese, ne kemi shpërndarë këtë Doracak dhe mbajmë ligjërata në tre universitete në Maqedoni. Për shkak të interesimit të madh, një pjesë të studentëve vinin  në praktikë në hapësirat e SCOOP-it. Gjithsej 1500 ekzemplarë janë shpërndarë në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Projekti ka filluar më 1 shtator 2014 dhe ka përfunduar më 1 shtator 2015. Udhërrëfyesin ende e përdorin studentët e gazetarisë në Universitetin Shën Kirili dhe Metodiu si dhe në Universitetin Goce Dellçev. Udhërrëfyesi sot është një libër bazë mësimi edhe për studentët e SCOOP-it, të cilët së bashku me kolegët e tyre më të moshuar i fitojnë njohuritë dhe aftësitë e gazetarisë hulumtuese.
Projekti ka zgjatur nga 28 tetori deri më 28 dhjetor 2015.

Mbështetës: Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

 

NGA AFËR: HULUMTIMI I RASTEVE NGA SFERA E DREJTËSISË SOCIALE DHE ÇËSHTJEVE TË PËRGJEGJËSISË SHOQËRORE

usaid-logo

SCOOP Maqedonia në këtë projekt ishte e angazhuar për të përgatitur katër filma dokumentarë me metrazh të shkurtër dhe cilësi të lartë me kohëzgjatje prej 10 minutash me temë “Standardi i studentëve“, “Punësimet partiake në komunat“, “Pronat e liderëve partiakë” dhe “Investimet e huaja të dyshimta”. Filmat dokumentarë transmetohen në TV 24 Vesti (në gjuhën maqedonase) dhe TV Koha (në gjuhën shqipe). Këto projeksione kanë një jehonë të fortë në opinionin e Maqedonisë. Filmi për Standardin e studentëve ishte emisioni më i shikuar në gjysmën e parë të muajit nëntor 2015, siç tregojnë numrat e kompanive të specializuara që janë të angazhuara nga donatori USAID. Qëllimi i këtij projekti është që me anë të mediumit televiziv, qytetarët të jenë më afër hulumtimeve profesionale, të dokumentuara dhe të balancuara, të cilat SCOOP i ka bërë në periudhën e kaluar.
Projekti ka filluar më 28 tetor 2015.
Mbështetës: USAID

 

 

GRANTI INSTITUCIONAL PËR MBËSHTETJEN E QENDRËS SCOOP MAQEDONI

 

Në fillim të vitit 2016, Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni iu dha një grant për mbështetjen e tërësishme të punës së organizatës. SCOOP-i edhe në këtë projekt ka ndjekur misionin e saj, kështu që edhe këtu përgatiten storje hulumtuese që janë voluminoze dhe të bazuara mbi dokumente. Në vitin 2016 janë botuar hulumtimet për ngordhjen e lopëve nga sëmundja gungore e lëkurës, kurse janë hetuar edhe shkaqet për përmbytjet katastrofale në disa pjesë të Shkupit në gusht të vitit 2016. Mbështetjen financiare të donatorit SCOOP-i e përdor edhe për të mbështetur punën e studentëve të SCOOP-it, të cilët tashmë kanë përgatitur disa storje cilësore hulumtuese.

Projekti ka filluar më 1 prill 2016 dhe do të zgjasë deri më 1 prill, 2018.

Mbështetës: Civica Mobilitas  – Programi i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

 

 

Njoftimi për shoqërinë e qytetarëve dhe ndikimi i saj ndaj ndryshimeve në shoqëri

 

Edhe një mbështetje nga Civica Mobilitas (SDC). SCOOP-i në këtë projekt është partner me Institutin e Maqedonisë për Media. Qëllimi është që të hulumtohet problematika me të cilën merren organizatat qytetare që kanë fituar grant nga CM. Nëpërmjet storjeve hulumtuese, të dyja organizatat ndihmojnë që grantistët të bëhen më të dukshëm dhe më afër qytetarëve. Projekti ka në dispozicion një fond për mbështetjen e gazetarëve që përgatisin storjet.

Projekti ka filluar më 1 janar 2016 dhe do të zgjasë deri më 1 janar 2018.

Mbështetës: Civica Mobilitas  – Programi i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

 

Gazetaria Hulumtuese – rojtari i demokracisë dhe të drejtave të njeriut

 

Në kuadër të këtij projekti janë trajtuar tri storje hulumtuese me temën e shpifjes dhe fyerjes, si një masë e presionit ndaj personave publikë dhe veçanërisht ndaj gazetarëve. Temat janë trajtuar në kuadër të Marrëveshjes “Mbrojtja e të drejtave përmes gazetarisë hulumtuese”, të mbështetur nëpërmjet projektit “Gazetaria hulumtuese – rojtari i demokracisë dhe të drejtave të njeriut” dhe të implementuar nga Qendra për Menaxhimin e ndryshimeve dhe Instituti i të Drejtave të Njeriut.

 

Projekti filloi më 15 nëntor të vitit 2016 dhe përfundoi më 15 maj të vitit 2017.

 

Mbështetës: Bashkimi Evropian dhe Ambasada Britanike nëpërmjet zbatuesve Qendra për Menaxhimin e ndryshimeve dhe Instituti i të Drejtave të Njeriut
Ndjekja i parimeve të administratës publike në ruajtjen e vlerave të qeverisjes së mirë

Projekti fokusohet në vendosjen e treguesve të monitorimit për qeverisjen e mirë në nivel lokal, me miratimin e udhëzimeve të Bashkimit Evropian, konkretisht të standardeve SIGMA. Do të vendoset një kornizë të re të standardeve dhe treguesve të monitorimit në nivel lokal, e cila do të përdoret më tej për monitorimin e punës së Vetëqeverisjeve lokale.

Periudha 01.01.2017 – 31.12.2018

Mbështetës: Delegacioni i BE-së përmes programit IPA “Struktura për mbështetjen e shoqërisë civile dhe mediave 2015″

 

Së bashku për luftimin e korrupsionit

SCOOP-i së bashku me një Medium nga Gostivari dhe Institutin për të drejtat e njeriut nga Shkupi është duke zbatuar këtë projekt, i cili në fakt ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit në shtet me anë të një sëre aktivitetesh të ndryshme, por të ngjashme. Është paraparë që në një periudhë prej 40 muajsh të përpilohet një Doracak i shprehjeve ligjore, i dedikuar për gazetarët dhe aktivistët e organizatave të shoqërisë civile për të ndjekur punën e disa televizioneve me koncesion kombëtar për të konstatuar prezencën e gazetarisë hulumtuese. Pastaj do të ndiqet puna e Prokurorisë Publike, do të mbahen disa trajnime të gazetarëve dhe aktivistëve të gazetarisë hulumtuese në disa vende lokale në Maqedoni, do të përgatiten storje hulumtuese. Projekti do të përfundojë me dhënien e granteve për organizatat e shoqërisë civile, të cilat në thirrje të SCOOP-it do të paraqesin projektet e tyre për luftën kundër korrupsionit.

 

Projekti filloi më 1 janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 30 prill 2021.

Mbështetës: Delegacioni i BE-së në Maqedoni