Anëtarët e bordeve bëjnë luksoze, ndërmarrjet nuk kanë para për paga dhe për makineri të re

Dimri i vitit 2015 në Maqedoni ishte idilike. Vendin e kaploi bora, rrugët ishin të pakalueshme, ndërsa shumë vendbanime ishin të bllokuara. Ndërmarrja publike Rrugët e Maqedonisë nuk ka para për të blerë makineri të re, por prandaj ka para për të ndarë për anëtarët e shumtë të bordit drejtues.

Domethënë, në trupin kontrollues të kësaj ndërmarrjeje publike janë 13 anëtarë, që është një gjë e paligjshme.

  Duke përdorur të drejtën ligjore për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, SCOOP Maqedonia ka ardhur deri te të dhënat për anëtarësimin e paligjshëm në bordet drejtuese të disa ndërmarrjeve si një vazhdimësi e hulumtimit paraprak, i cili tregoi se si anëtarët e bordeve përfitojnë edhe paga edhe honorarë.   Sipas nenit 21 të Statutit të NP-së Rrugët e Maqedonisë, numri i anëtarëve duhet të jetë 5. clen 21   Kjo gjë për juristët është e paligjshme.

borce davitkovski

Borçe Davitkovski

Anëtarësimi i më shumë anëtarëve në Bordin Drejtues, nga ajo që është e përcaktuar në Statutin e kompanisë është kundër ligjit. Nëse në statut është paraparë që të ketë 5 anëtarë, duhet të ketë 5 anëtarë. Të gjitha vendimet që i marrin anëtarët e Bordit Drejtues të ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë janë të pavlefshme për shkak se janë në kundërshtim me statutin e ndërmarrjes“, thotë Borçe Davitkovski, Dekan i Fakultetit Juridik Justiniani i Parë në Shkup. E kemi kërkuar edhe drejtorin e NP-së Rrugët e Maqedonisë Gajur Kadriu, por ai nuk iu përgjigj thirrjeve tona.   Për punonjësit nuk ka vend në Rrugët e Maqedonisë, kurse për anëtarët e bordeve drejtuese ka   Në vitin 2013 në ndërmarrjen Rrugët e Maqedonisë, Ministri i atëhershëm i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, kryen racionalizim të punës së kompanisë, ku nga dega e ndërmarrjes në Shtip ka shpërndarë 48 punëtorë në institucionet e tjera, si në burgun në Shtip dhe disa ndërmarrje komunale publike. “Arsyetimi i Ministrit të atëhershëm të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski ishte se do të bëhet një riorganizim të ndërmarrjes dhe se do të zvogëlohet numri i punëtorëve. Por, nga ajo nuk ka kurrfarë efektesh. Kemi 13 makina për pastrimin e rrugëve. Automjeti i fundit është blerë në vitin 1992 ose 1993, kurse në vitin 2002 ka pasur një donacion japonez me disa automjete dhe ajo ishte e tëra“, thotë burimi ynë nga ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë, i cili dëshironte të mbetej anonim. Burimi ynë ka dyshime në lidhje me aftësinë e firmës për të kryer funksionet e saja. Dhe derisa nuk ka të holla për punëtorët, anëtarët e Bordit Drejtues merren rregullisht nga 58.800 denarë për paushall vjetor, sipas dokumenteve të cilat na kanë dërguar nga Rrugët e Maqedonisë, sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik. Për 8 anëtarë, sa janë tepricë në Bordin Drejtues të ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë, në vit në mënyrë të paligjshme janë ndarë 470.000 denarë ose diçka më pak se 7.000 euro. Për 5 vjet (për të cilat kemi të dhëna) nga arka e kësaj ndërmarrjeje janë ndarë në mënyrë të paligjshme rreth 35.000 euro në xhepat e anëtarëve të bordit drejtues. Me këto para, ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë mund të blejë një automjet dhe në mënyrë më efikase ta pastrojë borën në dimër.   Anëtarët e Bordit Drejtues kanë marrë më shumë se 3.400 euro për shpenzimet e udhëtimit   Ligjin për përdorimin e automjetit personal për qëllime zyrtare mirë e shfrytëzojnë Qani Jonuzi, Fuad Islamovski, Dimçe Baleski dhe Tasim Asani. Ata vetëm në vitin 2014 kanë marrë më shumë se 200.000 denarë (rreth 3.500 eurosh), ndërsa rekorder për paratë e marra është Todor Iliev, anëtar i Bordit Mbikëqyrës.

Sipas ligjeve të Maqedonisë, një personi që kryen punë zyrtare me automjetin personal i takon një kompensim në lartësi prej 30% për një litër benzine ​​për çdo kilometër të kaluar.

Sipas kësaj formule në 5 vitet e fundit, funksionarët kanë marrë nga 20 deri 30 denarë (varësisht nga çmimi i karburantit), ndërsa kostoja e tyre reale do të ishte jo më shumë se 6 denarë për çdo kilometër të kaluar.

 

Shumë anëtarë edhe në Bordin e drejtorëve të Telekomit

 

Shumë “drejtorë” ka edhe në Bordin e Drejtorëve të Telekomunikimet e Maqedonisë SHA Shkup. Sipas të dhënave të cilat i kemi marrë në qershor nga ana e kësaj kompanie, në Bordin e Drejtorëve (Bordin Drejtues) ka 13 anëtarë, ndërsa nga muaji tetor në Bordin duhet të hyjë dhe Vlladimir Zdravev, ish-drejtor i MEPSO-s.

 

Ky vendim qeveritar është në kundërshtim me marrëveshjen e aksionarëve për shitjen e Telekomunikimet e Maqedonisë SHA Shkup, të cilën e ka nënshkruar Nikolla Gruevski, në vitin 2001, si Ministër i atëhershëm i Financave.

Në nenin 4, pikën 2, thuhet se Bordi i Drejtorëve duhet të përbëhet nga jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 10 anëtarë.

Marrëveshja e aksionarëve ka fuqinë më të madhe ligjore se Statuti i kompanisë. Në qoftë se tani ka 14 anëtarë, atëherë duhet të ndryshohet marrëveshja e aksionarëve“, thotë Borçe Davitkovski.

Ai përkujton se nga viti 2002 deri në vitin 2004, në Telekom ka pasur 10 anëtarë në Bordin e Drejtorëve.

Unë kam qenë Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Telekomit nga viti 2002 deri në vitin 2004 dhe atëherë kemi pasur 10 anëtarë. Shumicat e tyre ose 6 anëtarë kanë qenë nga aksionarët në Maxhar Telekom dhe Dojçe Telekom, Ote dhe kompania e Xhorxh Sorosit, sepse edhe ata kanë aksione në Dojçe Telekom dhe Maxhar Telekom. Nga Maqedonia ishim katër persona“, shton Davitkovski.

A është ndryshuar ndërkohë Marrëveshja e aksionarëve e ndërmarrjes Telekomunikimet e Maqedonisë SHA nuk mund të konfirmojmë për shkak se nga kompania nuk na kanë dërguar statutin, ndërsa në faqen e tyre të internetit nuk e ka statutin dhe në vendin e tij është shkruar vetëm se cilat fusha duhet t’i rregullojë ky dokument.

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Shkruaj një koment

Koment(e)