Bilbilfryrësit të pambrojtur në praktikë

Për bilbilfryrësit nuk ka mbështetje financiare kur mbeten pa të ardhura ose kur dëbohen nga puna. Të dënuar nga institucionet dhe pa ndihmë juridike, ata luftojnë me sistemin si me ariun

Shkruan: Goran Lefkov

Bilbilfryrësit janë armiku i shtetit. Kjo është përshtypja e njerëzve që për të mirën e shtetit dhe qytetarëve veshën këpucët e sinjalizuesit, vetëm se nuk i durojnë padrejtësitë dhe parregullsitë në udhëheqjen e institucioneve në të cilat punojnë. Të mbetur vetëm, pa asnjë ndihmë nga shteti, institucioni ku ata punojnë, institucionet që duhet t’i mbrojnë, nuk e bëjnë këtë, tekstualisht të vendosur për t’u gjuajtur si pëllumba të përbaltur.

Ideja për bilbil fryrësit ishte që vetëm të tregonin se ku ka veprime të paligjshme dhe në këtë mënyrë të aktivizonin institucionet ligjzbatuese që të zbardhnin situatën.

Por, për fat të keq, gjërat nuk janë vendosur kështu. Në momentin që një person ngre alarmin, në vend të institucioneve përgjegjëse për zbardhjen e krimit, ata hyjnë në luftë me personin që ka denoncuar rastin.

Golgota fillon nga niveli bazë i organizimit të sistemit të bilbilfryrësve në vend. Sipas ligjit për bilbilfryrësit kemi dy forma paraqitjes. E brendshme dhe e jashtme. Për ata që vënë në dukje dhe e njohin situatën, bilbilfryrësi i brendshëm është shumë i diskutueshëm. Çdo person drejtues cakton person të besuar si i autorizuar për marrjen e raporteve nga bilbilfryrësit. Me një vendosje të tillë, probabiliteti që personi i autorizuar ta dorëzojë bilbilfryrësin te personi drejtues është shumë i lartë.

Me sistemin e vendosur në këtë mënyrë, te bilbilfryrësi shfaqet mosbesim në institutin e raportimit të brendshëm dhe në këtë mënyrë ulet besimi në sistem, gjë që sjell dëme të mëdha në luftën kundër korrupsionit.

Pikërisht në këtë problem qëndron edhe numri i vogël i raportimeve nga bilbilfryrësit. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është institucion përgjegjës për raportimin e jashtëm. Në vitin 2019 janë raportuar 19 raste, ndërsa në vitin 2020 vetëm 5. Bilbilfryrësit me të cilët kemi biseduar theksojnë si problematike mënyrën e brendshme të raportimit dhe arsyen pse nuk ka raportim të brendshëm.

Të gjithë bilbilfryrësit me të cilët biseduam theksojnë se personat e autorizuar për të pranuar raportimin janë një institut i dështuar në ligj dhe duhet të përjashtohen në ndryshimet në ligjin për bilbilfryrësit. Ligji i ri është duke u punuar, por ende nuk është dorëzuar në institucionet e votimit.

Kjo qasje e shtetit ndaj sistemit të bilbilfryrësve iu bën dëm të madh qytetarëve. Ky ligj do të ishte një nga mjetet më të fuqishme të institucioneve shtetërore në luftën kundër korrupsionit. Ata u ofrojnë shërbimeve të kontrollit informacion të plotë se ku ka ndodhur parregullsia apo korrupsioni dhe krimi dhe nuk duhet të listojnë shumë dokumente për të regjistruar krimin.

Karakteristika e dytë pozitive e këtij ligji është se vetë institucionet dhe drejtorët, nëse funksionon ligji dhe sistemi i bilbilfryrësve, e dine se kur kryhet një krim, dikush po e shikon me vëmendje dhe se do të denoncohen dhe një ditë do të mbajnë përgjegjësi. Kjo ka funksionin e të ashtuquajturit ndriçues të errësirës në të cilën lind korrupsioni.

Dëmet nga korrupsioni për kushtet e Maqedonisë llogariten në qindra milionë euro çdo vit. Para disa vitesh dolën disa informacione se sistemi i Nikolla Gruevskit ka nxjerrë rreth 6 miliardë euro nga aktivitetet korruptive për 10 vjet. Kjo i ka kushtuar çdo qytetari të Maqedonisë rreth 4000 euro ose 16000 euro për familje, që është shumë.

Ky ligj dhe ky sistem duhet ta kishte mposhtur atë korrupsion, deri më tani për fat të keq nuk kemi rezultate domethënëse prej tij.

Shkruaj një koment

Koment(e)