Harxhimet për reprezentim vazhdojnë – drejtorët me të njëjtat apetite si ministrat


DOCUMENTACION


 

Autore:    Angela Rajçevska

                  Bjanka Stabkoviq

                  Kristina Atovska

 

Vetëm dy nga gjithsej nëntë agjenci në vend kanë një rregullore për shpenzimin e mjeteve për reprezentim. Ndërsa, ndërmarrjet publike janë modeste në zgjedhjen e porositjeve, por jo edhe për harxhimet e reprezentimit.

Edhe pse në faturat nuk janë evidentuar mishi i kalit, biftekët e bizonit, mishi i kafshëve të egra, gaforret, oktapodët dhe specialitetet e ndryshme, hulumtimi i SCOOP-it tregoi se nuk mungojnë skara dhe pijet alkoolike. Drekat ditore arrijnë shumën prej mbi 100 euro, shumën të cilën shumicat e njerëzve në Maqedoni e përfitojnë në nivel mujor.

 

 

AGJENCITË PA RREGULLORE PËR REPREZENTIM

 

Vetëm dy nga gjithsej nëntë agjenci në të cilat kemi dërguar Kërkesën për qasje të lirë në informacionet e karakterit publik, kanë një Rregullore për harxhimin e mjeteve të reprezentimit.

Në të gjitha drekat zyrtare në Agjencinë për Kadastër të Pronave të Patundshme ka pasur raki, verë, birrë dhe ushqime të shumta në restorantet e elitës. Drejtori dhe zëvendësi i tij nuk kanë kartela zyrtare, rregullorja e tyre është në fazën e përgatitjes. Derisa përgatitet rregullorja, në vitin 2017, për një pjesë të faturave për shërbimet e restoranteve të cilat i kemi marrë, gjithsej 22, janë ndarë 399.577 denarë, përkatësisht afër 7 mijë eurosh në vit.

Agjencinë për Film, ish-drejtoresha Mimi Gjorgoska Ilievska dhe drejtori aktual Gorjan Tozija, kartelat e tyre zyrtare më shpesh i kanë përdorur jashtë vendit. Përveç shpenzimeve të zakonshme për vizitat në Berlin, Strasburg, Stamboll, Kanë, Nicë, Bratislavë dhe Vjenë, ish-drejtoresha Gjorgoska Ilievska, për periudhën nga shkurti deri në korrik të vitit 2017 ka shpenzuar 407.465 denarë ose rreth 6.600 eurosh. Drejtori aktual, Tozija vazhdon trendin e udhëtimeve dhe në fillimin e udhëheqjes së tij dhe vizitave të tija në Toronto, Berlin dhe Trieste ka shpenzuar 160.564 denarë ose rreth 2.600 eurosh. Agjencia nuk ka një rregullore për përdorimin e mjeteve të reprezentimit.

 

Agjencinë për artet audio dhe audio vizuale, kartela zyrtare e drejtorit nuk përdoret për reprezentim, por sipas të dhënave të dokumenteve të cilat janë evidentuar në libër dhe sipas ndryshimeve të faturave të reprezentimit, mund të vërehet se kjo agjenci për drekat zyrtare të vitit paraprak ka shpenzuar 265.510 denarë ose afër 4.300 eurosh. Mesatarisht, drekat e tyre zyrtare kushtojnë nga 5.000 deri në 75.000 denarë dhe të njëjtat janë rregulluar me Rregulloren e reprezentimit.

Agjencia e Punësimit ka një rregullore për përdorimin e reprezentimit, sipas së cilës, përveç drejtorit dhe zëvendës drejtorit, të drejtën e përdorimit të mjeteve të reprezentimit e kanë edhe anëtarët e Bordit drejtues. (СКЕН-ПРАВИЛНИК).

Sa i përket shpenzimeve të vitit të kaluar, ish-drejtori Vllatko Popovski, për 4 muaj ka shpenzuar 97.985 denarë ose rreth 4.500 eurosh. Zëvendësi i tij, Arben Zyberi, duke ndjekur shembullin e drejtorit, po ashtu nuk ka kursyer për harxhimet e reprezentimit. Zyberi vetëm për 3 muaj ka shpenzuar 68.847 denarë, afër 1.200 eurosh. Për dallim nga Popovski dhe Zyberi, drejtoresha aktuale Biljana Jovanovska, në fillimin e udhëheqjes së saj me agjencinë, për 3 muaj, ka arritur të shpenzojë vetëm 18.241 denarë, ose rreth 300 eurosh.

 

Agjencinë për Rini dhe Sport, drejtori aktual Darko Kaevski e ndjek trendin e paraardhësit të tij Marjan Spaseski me mjete totale prej 59.768 denarësh, gjegjësisht rreth 1.000 eurosh, të shpenzuara për reprezentim për 5 muaj. Paraardhësi i tij, Marjan Spaseski, për tetë muajt e parë të vitit 2017 ka shpenzuar 69.454 denarë, pak më shumë se 1.000 euro. Shpenzimet e Spaseskit dhe Kaevskit për reprezentim nuk janë të rregulluara me Rregullore.

Agjencia për cilësinë dhe akreditimin e institucioneve shëndetësore nuk ka një rregullore për përdorimin e reprezentimit dhe drejtori dhe zëvendësdrejtori nuk i kanë përdorur kartelat zyrtare. Në lidhje me faturat dhe llogari-vërtetimet për reprezentim, të cilat i ka realizuar Agjencia për nevojat e saja për vitin 2017, gjithsej janë realizuar 21.912 denarë ose rreth 350 eurosh, në të cilat është edhe shërbimi hotelierik me vlerë prej 9.200 denarësh.

Agjencinë e Kundërzbulimit, drejtori dhe ndihmësi i tij i përgjithshëm nuk posedojnë kartela zyrtare të pagesave. Por, ato furnizohen rregullisht me furnizime për nevojat e Kabinetit të drejtorit të Agjencisë, Zoran Ivanov. Në menynë e furnizimeve, për periudhën nga janari i vitit 2017 deri në janar të vitit 2018, më së shpeshti shërbehen arra indiane, bajame, lajthi, çokollata bajadera, sheri dhe uiski Xhek Daniels. Kjo agjenci, gjithashtu nuk ka përgatitur një Rregullore për përdorimin e mjeteve për reprezentim.

 

Drejtori i Agjencisë së postave nuk posedon një kartelë zyrtare dhe “agjencia nuk ka informacion për Rregulloren e përdorimit të reprezentimit”, thuhet në përgjigjen e kërkesës sonë. Ndërsa, nga faturat e marra, përveç 18.480 denarëve për blerjen e ujit, gjenden edhe shërbimi hotelierik prej 16.305 denarëve, paketat e Krishtlindjeve në vlerë prej 14.400 denarësh, fatura me vlerë prej 20.933 denarësh nga Shoqata për hotelieri, tregti dhe shërbime MARSTEF dhe një faturë me lodra për fëmijë në vlerë prej 6.201 denarësh. (СКЕН ОД ФАКТУРИТЕ).

Fotokopjet e bilanceve bankare të kartelës zyrtare të drejtorit dhe zëvendës drejtor i Agjencisë për komunikime elektronike, në përputhje me organizimin e brendshëm të menaxhimit të dokumenteve, janë në kategorinë e dokumenteve të brendshme. Në agjencinë, përveç kësaj, nuk ka një rregullore për përdorimin e mjeteve për reprezentim.

Faturat dhe llogaritë e dërguara japin përshtypjen se drejtorët për çdo ditë kanë dreka me skarë dhe pije alkoolike. Është e nevojshme të rregullohen shpenzimet  e reprezentimit në Agjencitë. Nevojiten një sjellje modeste dhe shembuj të cilët do t’i tregojnë popullit se drejtorët e emëruar kryejnë funksionin e tyre primar dhe nuk harxhojnë pa nevojë paratë e popullit.

 

NË NDËRMARRJET PUBLIKE JANË EVIDENTUAR DREKA ME VLERË MBI 150 EURO

 

Situata me harxhimet e reprezentimit në ndërmarrjet publike nuk është shumë e ndryshme nga ajo e agjencive shtetërore. Sikur drejtorët e agjencive, edhe zyrtarët e ndërmarrjeve publike vizitojnë restorantet e njëjta në Shkup, por edhe restorante të tjera në të gjithë Maqedoninë. Në faturat gjenden emrat e restoranteve të mirënjohura siç janë: “Pelister”, “Enriko”, “Dojrana”, “Korner Baba Cana”, “Xhino”, “Ballkanika Rustikana”, “Gig Fish“, “Bela Vista”, “Gostinica Dukat”, “Lira”, “Furna”, “Bonimi” dhe shumë të tjera.

SCOOP-i ka kërkuar harxhimet e reprezentimit nga disa ndërmarrje publike për periudhën prej janarit të viti 2017 deri në janar të vitit 2018. Sipas dokumenteve të marra, më shumë para janë shpenzuar në ndërmarrjen “Higjiena Komunale” – Shkup, rreth dy milionë denarësh ose afër 42.000 eurosh.

Nga kjo ndërmarrje më së shpeshti kanë bërë porositje për kafe, kakao, lëngje, ujë mineral dhe çaj. Nga kompanitë “Fajnart Multimedia dooel” dhe “Nulta media advertajzing” janë porositur lapsa, kalendarë, fletore, qese dekorimi, çadra, orë muri, çakmakë, libra edukativë dhe bluza. Por, zyrtarët, përveç këtyre porositjeve, kanë vizituar restorante në Shkup, duke përfshirë restorantet “Kazablanka”, “Pelister”, “Dojrana”, “Raguza”, “Enriko”, “Bure etno bar” dhe të tjera.

 

Nga ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për reprezentim për një vit janë shpenzuar rreth 700.000 denarësh ose rreth 11.700 eurosh. Kanë përdorur shërbimet hotelierike në restorantet “Gama ekskluziv”, “Barbakan”, “Te Xhinoja”, “La teraca”, “Enriko”, “Meana B” dhe të tjera. Drekat dhe porositjet për ushqime të nxehta janë pjesë e asaj që është në faturat e dërguara nga kjo ndërmarrje.

Ndërmarrja “Parkingu i qytetit” – Shkup ka bërë porositje nga kompania “Tineks”, ndërsa zyrtarët e kësaj ndërmarrjeje kanë vizituar restorantet “Vodenica”, “Pelister”, “Sushiko”, “Taverna Eli dooel”, “Oreov lad”, “Amigos”, “Konak Çardak dooel”, “Bure etno klub”, “La teraca”, “Viziana”, “Karpe diem”, “Gnezdo”, “Kazablanka” dhe të tjera. Janë shpenzuar 598.044 denarë ose rreth 9.700 eurosh.

Është evidentuar edhe një udhëtim në Holandë i B. Jakimovskit, për të cilin janë shpenzuar pak më shumë se 1000 euro.

 

Zyrtarët e ndërmarrjes Hekurudhat e Maqedonisë-Transport SHA – Shkup kanë përdorur shërbimet e restoranteve “Makedonska kuqa”, “Dojrana”, “Vodenica Mulino”, “Doma”, “Dojrana”, për të cilat për një vit kanë shpenzuar rreth 380.000 denarësh ose 6.000 eurosh.

Rakia e verdhë, birra, konjaku Brendi, lëngjet, skara, sallatat e përziera, djathërat të pjekur në skarë janë pjesë e porositjeve që janë në faturat për reprezentim të Ndërmarrjes publike për menaxhimin e pyjeve shtetërore “Pyjet e Maqedonisë”. Vizitat në restorantet “Dojrana”, ”Korner Baba Cana”, “Xhino” dhe restorante të tjera në Shkup për një vit i kanë kushtuar rreth 317.000 denarësh ose rreth 5.000 eurosh.
Në faturat që i kemi marrë nga ndërmarrja publike “Parqet dhe Gjelbërimi” – Shkup, janë evidentuar pije jo-alkoolike, alkoolike, kafe, çorba, peshk krap, borde me ushqime të skuqura, skarë dhe të tjera. Zyrtarët e ndërmarrjes “Parqet dhe Gjelbërimi” kanë qenë mysafirë në restorantet “Ljuc Kostadinovski”, “Furna”, “Big Fish”, “Kalabria” dhe në restorante të tjera në Shkup. Kanë bërë porositje nga kompanitë “Ramstor” dhe “Granap dooel”, ndërsa shuma e përgjithshme që është harxhuar për një vit është pak më shumë se 170.000 denarë ose rreth 2.800 eurosh.

 

Shoqata për ndërtimin, menaxhimin dhe dhënien e sallës për shumë qëllime “Boris Trajkovski” DOOEL – Shkup për reprezentim ka shpenzuar rreth 105.000 denarësh ose rreth 1600 eurosh. Zyrtarët e kësaj shoqate më së shpeshti kanë vizituar restorantin e peshqve “Sidro”, “Staro Bure”, “Konak Çardak” dhe “Taverna Eli”.

Nga dokumentet që i kanë dërguar nga ndërmarrja SHA “Aeroportet e Maqedonisë” – Shkup mund të vërehet se më së shpeshti kanë bërë porositje për kafe dhe çaj, kurse disa herë kanë pasur vizita në “Bushi resort spa”, “La teraca” dhe “Plaza de toros”. Kjo shoqatë aksionare për një vit ka shpenzuar rreth 100.000 denarësh ose rreth 1.500 eurosh në emër të reprezentimit.

Nga ndërmarrja publike “Gazeta zyrtare e RM” – Shkup, kompetentët në këtë rast, Luka Kërzhaloski dhe Marko Kostovski, kanë vizituar restorantet “Kalabalak”, Kafe barin “Temov”, “Komedia Pub”, “Baba Cana – Shkup”, “Te gjyshja Cana – Kumanovë” dhe “Furna”, ku janë shpenzuar rreth 130.000 denarësh ose rreth 1.200 eurosh.

 

Nga ndërmarrja publike “Radiodifuzioni i Maqedonisë” – Shkup kanë shpenzuar rreth 60.000 denarësh ose 1.000 eurosh, ndërsa nga dokumentet e marra ka fatura për shërbime hotelierike në restorantin “Olimpia”, “Stejxh produkcija”, përkatësisht në restorantin në QKM (Qendra Rinore e Maqedonisë) dhe në të tjera.

 

Më pak mjete për reprezentim në periudhën njëvjeçare kanë shpenzuar nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” – Shkup, gjegjësisht rreth 30.000 denarësh ose 500 euro. Në dokumentet e marra ka fatura për kafe, lëngje, çaj, ujë mineral. Midis tyre ka edhe fatura për disa dreka për të cilat janë paguar nga 400 deri në 1000 denarë.

 

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Shkruaj një koment

Koment(e)