DISA FIRMA QEPIN, TJERАT МАRRIN KESH

 

 

This project is funded by the European Union

 

 

 

 

 

 

 

Bluzat për “Link Media Plus” i ka qepur kompania “Super hit”, rripat i ka prodhuar kompania “Jugomlaz-1” SHPKNJP. Nga MPB për këtë prokurim thonë se ka qenë me urgjencë të skajshme, kështu që nuk kanë hapur tender. Por, as një vit mëpas, MPB-jaka lidhur tre biznese me këtë kompani, “me peshë” 195.000 euro.


DOKUMENTACION

TABELA E KONTRATAVE – DISPLIKIMI I TABELAVEА ЛИНК МЕДИА


 

Shkruan: Aleksandra Filipovska

 

 

Kompania “Link Media Plus”, e njohur për atë se për më shumë se një dekadë kujdeset për dekorimin e Vitit të Ri të Shkupit, “qep” edhe bluza polo për policët, “prodhon” edhe rripa për policët e rinj, i lanë makinat e policisë … Për më pak se një vit, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar tre biznese me këtë kompani që “peshojnë” pothuajse 200.000 euro. Ndërsa një, është nënshkruar pa tender publik, por me marrëveshje të drejtpërdrejtë.

 

 

MPB-ja me “Link Media Plus” ka lidhur biznese që peshojnë 195.000 euro

Ministria e Punëve tëBrendshme, pa thirrje publike me marrëveshje të drejtpërdrejtë për pothuajse 80.000 euro është furnizuar me bluza dhe rripa për policët e rinj nëpërmjet kompanisë “Link Media Plus”, e cila as nuk qep këmisha dhe as nuk prodhon rripa. Kontrata me këtë kompani e cila edhe tani bashkëpunon me shumë institucione,është lidhur në vitin e kaluar, në prill 2018, kur Ministria e Brendshme me urgjencë ka blerë1.200 rripa dhe bluza me  mëngë me jaka prej “Link Media Plus” dhe rripa, edhe atërripat për 66.000 euro, respektivisht 55 euro për copë, ndërsa bluzat për gati se 13.000 euro, që është afro 10.5 euro për copë. Bluzat për “Link Media Plus” i ka qepur kompania “Super hit”, rripat i ka prodhuar kompania “Jugomlaz-1 SHPKNJP Borçe”.

Por, bashkëpunimi nuk ndërpritet këtu. MPB në shtator të vitit të kaluar, e ka angazhuar “Link Media Plus” edhe për larjen e  automjeteve të policisë për dy vjet, shërbim që kushton 38.000 euro. Ndërsa sivjet, jo vetëm bluzat me jaka për policët e rinj, por “Link Media Plus” do të “qepë” bluzatë njëjta edhe për pjesën tjetër të policëve të përbërjes së rregullt. Të dhënat nga Byroja e Prokurimeve Publike tregojnë se në mars të këtij viti kompania e ka fituar edhe tenderin për prodhimin e 7.000 bluzave me mëngë të shkurtra për policinë. MPB-ja për këtë angazhim, “Link Media Plus-it” për 6.300 bluza meshkujsh dhe 700 bluza femrash me mëngë të shkurtra, do t’ipaguajë afro 77.000 euro, ose pothuajse 11 euro për bluzë.

 

MPB: Blerja e bluzave ishte me urgjencë të skajshme

 

Nëse dy kontratat janë lidhur sipas shpalljes së publikuar, e para – ajo bluzat me mëngë dhe rripat për policët e rinj me vlerë 80.000 euro dhe pa shpallje publike, por me një marrëveshje të drejtpërdrejtë. Shpjegimi nga Ministria e  Punëve tëBrendshme është se ka të bëjë me një prokurim urgjent.

Pikërisht prokurimet e këtilla urgjente,të lidhura me marrëveshje në katër sy, imponojnë dilemën në publik se cila është logjika ekonomike dhe sa racionale janë paratë e shpenzuara të qytetarëve dhe nëse me garë “publike” të më shumë ndërmarrjeve, mund të arrihet një çmim më i ulët?!

 

Sipas ekspertëve, kur ka nënkontraktorë, çmimi është zakonisht më i lartë ashtu që një pjesë e kulaçit të mbetet edhe për firmën-ndërmjetësuese e cila e ka fituar prokurimin edhe për prodhuesin.

“Gjithsesi, gjatë prokurimeve publike duhet të mbahet llogari edhe për shpenzimin efikas dhe ekonomik të parave të shtetit. Më efikas do të thotë se qëllimi është të fitohet cilësi për një çmim më të ulët. Normalisht, kur prokurimi bëhet drejtpërdrejt nga kompania prodhuese gjithmonë është më ekonomik, më racional dhe më i lirë, sesa kur prokurimi kalon përmes një ndërmjetësi, pasi me këtë rritet çmimi i produktit “, thotë Vanja Mihajllovska, ish-anëtare e Komisionit Antiorrupsion.

 

 

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se prokurimi i bluzave dhe rripave patjetër të ishte urgjent sepse ata nuk kanë mundur ta dinë se sa policë të rinj do ta përfundojnë trajnimin, e as që i kanë diturnumrat e tyre konfeksional për uniformat, ndërsa u ka marrë kohë edhe përgatitja e Rregullores së re për uniformat. Në pyetjen se si e kanë ftuar pikërisht kompaninë “Link Media Plus” që të dorëzojnë ofertë kur ajo nuk është prodhues, nga Ministria e Brendshme thonë se ata u kanë dërguar ftesa 15 operatorëve, respektivisht kompanive të cilat paraprakisht më shpesh kanë fituar tenderë të këtillë.

 

– Personi juridik “Link Media Plus” nga Ministria e Punëve tëBrendshme, gjatë vitit 2018 është zgjedhur si ofertuesi më i volitshëm për prokurim të shërbimeve për larjen e makinave për një periudhë prej 2 vjetësh dhe me procedurë për urgjencë të skajshme për prokurim të uniformave për policët e rinj. Procedura për prokurimin e uniformave për policët e rinj, është zbatuar në përputhje me ligjin për negocim pa hapje paraprake të shpalljes, për shkak të urgjencës së skajshme të shkaktuar nga ndodhitë të cilat organi kontraktues nuk ka mundur t’i parashikojë dhe t’i përshkruhen si lëshim. Nuk mund të zbatohet afati për publikim të procedurës së hapur, procedurë e kufizuar, procedurë me kërkesë për grumbullim të ofertave ose procedurë me negocim me hapje  paraprake të shpalljes. Marrëveshja nuk është lidhur me marrëveshje të drejtpërdrejtë, por pas dërgimit të ftesave deri te 15 operatorë ekonomik, oferta paraqitën tre ofertues për pjesën 3 të prokurimit – bluza dhe dy ofertues për pjesën 7 – rripa. Pas negocimeve të kryera, e jo me marrëveshje të drejtpërdrejtë, u lidh kontratë me ofertuesin i cili paraqiti çmimin më të ulët përfundimtar.

Subkontraktor për bluzat është “Super hit” nga Radovishi, ndërsa për rripat është “Jugomlaz-1 SHPKNJP Borçe” nga Shkupi –u përgjigjën nga MPB-ja.

 

Mijëra euro qar nga stërshitja

Pronari i “Super Hit” nuk donte t’i zbulonte çmimet e bluzave të cilat i kishin qepur për “Link Media Plus”, sepse na qenkan sekret biznesi. Andaj u paraqitëm tek dy kompani tekstili që qepin bluza të këtilla. Çmimi që ata ofruan ishte 5 dhe 6 euro për copë të cilësisë më të lartë përfshirë edhe etiketat në bluza sipas dëshirës sonë. Vetëm për krahasim – MPB-ja me tenderin e parë me marrëveshje të drejtpërdrejtë, për 1.200 policë të rinj ka paguar 10.5 euro për copë, ndërsa me prokurimine fundit për 7.000 policë, mesatarisht nga 11 euro për copë.

U paraqitëm edhe tek firma që i ka prodhuar rripat, “Jugomlaz-1 SHPKNJP Borçe” nga Shkupi për të na treguar sa kushton prodhimi i rripit për punonjësit e policisë. Pronari na shpjegoi se këto nuk ishin rripa të zakonshëm, por kishin edhe 8 pjesë të tjera, këllëfë për pistoletë, për pranga, p[r shkopinj gome, për llambë me bateri dhe pjesë të tjera. Çmimi i tij për të njëjtin rrip që na i ofroi nëse donim të blejmë, tha se ishte rreth 40 deri 45 euro për copë. Ndërsa MPB-ja i ka paguar nga 55 euro për copë.

Sipas informatave nga Ministria e Brendshme, oferta e kompanisë së dytë që është paraqitur për prodhimin e rripave “Fores” nga Shkupi ishte 2 euro më e lartë se ajo e “Link Media Plus”, ndërsa për bluzat kompania e dytë që është paraqitur “Dona M”,ka ofruar një çmim total që ka qenë për  585 euro më e lartë se ai i “Link Media Plus”. Prandaj është përzgjedhur “Link Media Plus”. Nga kompanitë që nuk kanë fituar prokurimin, nuk deshën të komentojnë asgjë në lidhje me përzgjedhjen.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërkaq, thonë se praktika tregon se edhe atëherë kurpër prokurime të këtilla janë paraqitur edhe kompani prodhuese, ka ngjarë që çmimet e tyre të jenë më të larta se ato të kompanive-tregtarëve. Kush dhe pse – as ata nuk e dinë.

 

Vukov: Ligji më lejon mua që të kemsubkontraktorë tenderi

Përndryshe, prokurimi i bluzave dhe rripave është pjesë e prokurimit të uniformave të plota të policëve të rinj me vlerë 227.000 euro. Kjo është parashikuar në planin e prokurimit të Ministrisë së Brendshme për vitin 2018, ndërsa në buxhetin e policisë janë projektuar edhe paratë që janë planifikuar për tu shpenzuar. Ndërsa uniformat e policëve u promovuan publikisht në nëntor të vitit të kaluar.

– Me qëllim të plotësimit të nevojave urgjente për uniformë themelore të 1.200 pjesëtarëve të sapo punësuar të policisë, të cilët për shkak të mungesës së uniformave e shfrytëzojnë uniformën e punës nga trajnimet, me procedurë urgjente janë prokuruar 1.200bluza me mëngë tëshkurtra, këmisha, xhaketa të shkurtra, kollare dhe në çdo moment pritet dërgesa e këpucëve dhe rripave. Vlera e këtij prokurimi është 14 milionë denarë (227 mijë euro) me TVSH – deklaruan nga Ministria e Punëve tëBrendshme në gusht të vitit 2018.

Ndërkaq, pronari i “Link Media Plus”, Gjorgi Vukov, thotë në një bisedë telefonike se nuk ka asgjë kontestuese në lidhje me tenderët që i fiton, ndërsa ligji i lejon atij që të ketë nënkontraktorë.
– Mos duhet, vallë, ta mbyll firmën? Kam të punësuar, fëmijë, familje, paguaj taksa. Unë bëj atë që ligji malejon, dhe ligjimëlejon mua që të kem nën-kontraktues. Auto lavazhi është i imi, kam 14 punonjës dhe është i vetmiauto lavazh që paguan taksat dhe lëshon fatura fiskale –u përgjigj shkurt Vukov duke potencuar se ai nuk dëshiron të përgjigjet në pyetjet tona shtesë. Para se të mbaronte bisedën, ai na porositi:

– Do të shoh se çka do të publikoni, pastaj do të demantoj ose do t’ju padisë.

 

“Link Media Plus” ka qenë prej kohësh e njohur për publikun në lidhje me dekorimin për Vit të Ri të shumë prej komunave të vendit në vitet e fundit.

Bashkëpunimi vazhdoi edhe me qeverinë aktuale, e cila e sulmoi ashpër këtë kompani përderisa ishte në opozitë, veçanërisht për ujditë me Ministrinë e Brendshme që tejkaluan qindra mijëra euro. Një dekadë më parë, në vitin 2009, Ministria e Brendshme dhe ministrja e atëhershme Gordana Jankullovska u apostrofuan nga deputetët e opozitës së atëhershme, ndërsa tani në pushtet, për ujditë me “Link Media Plus” që tejkalonin një milion euro. Ministria e Brendshme asokohe prokuronte jelekë anti-plumb, bluza, emblema të policisë, dhe vetëm për jelekët anti-plumb të prodhuara nga firma bullgare “Mars Armor”, MPB-ja i pagoi 700.000 euro.

 

Për një vit biznese me shtetin prej 600.000 euro

 

Të dhënat e Byrosë së Prokurimeve Publike tregojnë se kompania “Link Media Plus” shpesh bashkëpunon me institucionet. Për dy vjet, në vitin 2017 dhe 2018, prej kur në pushtet është qeveria e re, shteti ka rënë në ujdi për vlerë totale për rreth një milion euro. Ndërsa shuma e përgjithshme e ujdive me institucionet prej kur ekziston “Media Link Plus”, është e vështirë të konstatohet, sepse ka lidhë qindra kontrata me një sërë institucionesh qendrore dhe lokale, edhe atë nga prokurimet e pajisjeve të formacionit për policinë deri në mbjelljen e luleve nëpër bulevardet.Edhe pas ndërrimit të pushtetit, “Link Media Plus” fiton tenderë komunal për dekorim për Vit të Ri. Ndërsa përveç automjeteve të MPB-së, i lan automjetet zyrtare të Policisë Financiare, Agjencisë së Aviacionit Civil, prokuron rroba HTZ për Shërbimin e Çështjeve të Përgjithshme të Qeverisë, mirëmban sistemet e ujitjes, prokuron madje edhe dyshekë për spitalin e Prilepit. Në shumicën e tenderëve jo rrallë ajo është ofertuesja e vetme.

Hulumtimi tregoi se kjo kompani vitin e kaluar, ndër të tjera, sërish i fitoi tenderët për dekorimin edhe të Qytetit të Shkupit edhe të Komunës së Strumicës me pothuajse 300.000 euro, që është gati sagjysma e shumës totale për dekorim që kanë shpenzuar të gjitha komunat. Për dekorimet për Vit të Ri vitin e kaluar, Qyteti i Shkupit pagoi 260.000 euro, 65.000 euro më shumë se një vit më parë. “Link Media Plus” ishte ofertuesi i vetëm dhe nuk kishte me kë të licitojë, ndërsapushteti lokal i qytetit shpenzimet e rritura i justifikoi me atë që për dallim nga më parë, tani fishekzjarret dhe dy bulevarde të tjera kanë hyrë në prokurim.

– Me këtë marrëveshje është paraparë dekorim për Vit të Ri të një numri të madh të hapësirave publike dhe bulevardeve në zonën qendrore të qytetit, vendosja e bredhit qendror të Vitit të Ri, si dhe fishekzjarreve për kremtene Vitit të Ri. Arsyeja se pse këtë vit prokurimi kishte çmim më të lartë, është se në krahasim me vitet e mëparshme, vëllimi i dekorimit është më i madh me disa bulevarde shtesë, dhe me këtë kontratë është rregulluar edhe fishekzjarri që në të kaluarën është rregulluar me prokurim të veçantë. Kompania “Link Media Plus” rregullisht e kryen këtë shërbim në Qytetin e Shkupit që nga viti 2009 e këndej, ndërsa në vitin 2014 këtë e bën së bashku me kompaninë “Lutariko” (bashkërisht marrin pjesë në prokurimin publik) – u përgjigjën nga Qyteti i Shkupit.Detaje të tjera për prokurimin nuk zbulojnë. Vetëm se në tenderin para vitit të kaluar që peshonte 195.000 euro nuk ka hyrë fishekzjarri, që tani kushton mbi 10.000 euro shtesë. Kjo do të thoshte se për fishekzjarr dhe për dy bulevardet shtesë, Qyteti i Shkupit i ka paguar “Link Media Plus-it” 55.000 euro, një vlerë e cila është shumë më e lartë se dekorimi i një komune të tërë, siç ështëpër shembull Strumica.

Оглас бр.85/2013

Носител на набавката – Линк Медиа Плус Скопје

Вредност на договорот: 1.394.760,00 денари со ДДВ

Има само еден понудувач.

Оглас бр. 51/2014

Носител на набавката – Линк Медиа Плус – Скопје

Вредност на договорот : 1.994.200,00 денари со ДДВ

Согласно чл.36а став 9 од Законот за Јавни набавки направено е анализа и истражување на пазарот, опфатени 12 економски оператори кои можат да одговорат на предметната набавка.

Испратено известување до сите нив за објавен оглас.

Има само еден понудувач.

Оглас бр.51/2015

Носител на набавката – Линк Медиа Плус – Скопје

Вредност на договорот 2.229.820,00 денари со ДДВ.

Согласно чл. 36а став 9 од Законот за Јавни набавки направено е анализа и истражување на пазарот, опфатени 12 економски оператори кои можат да одговорат на предметната набавка.

Испратено известување до сите нив за објавен оглас.

Има само еден понудувач.

Оглас бр. 42/2016

Носител на набавката – Линк Медиа Плус – Скопје

Вредност на договорот 2.499.240,00 денари со ДДВ.

Согласно чл.36а став 9 од Законот за Јавни набавки направено е анализа и истражување на пазарот, опфатени 12 економски оператори кои можат да одговорат на предметната набавка.

Испратено известување до сите нив за објавен оглас.

Има само еден понудувач.

Оглас бр. 38/2017

Носител на набавката – Линк Медиа Плус – Скопје

Вредност на договорот 2.499.240,00 денари со ДДВ.

Согласно чл.36а став 9 од Законот за Јавни набавки направено е анализа и истражување на пазарот, опфатени 12 економски оператори кои можат да одговорат на предметната набавка.

Испратено известување до сите нив за објавен оглас.

Има само еден понудувач.

Оглас бр.48/2018

Носител на набавката – Линк Медиа Плус – Скопје

Вредност на договорот 2.499.240,00 денари со ДДВ.

Со измените на Законот за јавни набавки во ноември 2017, член 36 а став 9 од истиот е укинат, согласно тоа договорниот орган нема обврска за истражување на пазарот и известување на економските оператори.

По објавувањето на огласот има само еден понудувач.

Nga Komuna e Strumicës konfirmojnë se në 6 vitet e fundit dekorimi i Vitit të Ri i qytetit i takon “Link Media Plus”. Nga viti 2013 deri në 2018, nga Komuna për stolisje, llamba dhe llampionë, kompanisë io kanë paguar gjithsej  210.000 euro. Ështëevidente se ai prokurim në vitin 2013 ka kushtuar 22.600 euro, ndërsa në tre vitet e fundit shuma është dyfishuar dhenë të tri vitet është rreth 40.000 euro. Edhe pse në vitin 2013 “Link Media Plus” ishte ofertuesi i vetëm në tenderin e hapur. gjithë viteve të ardhshme është shkuar me marrëveshje të drejtpërdrejtë, pa prokurim publik, ku prej thirrjeve të bëra disa operatorëve ekonomik është paraqitur vetëm një – “Link Media Plus”, e cila edhe është përzgjedhur. Nga Komuna e Strumicës thonë se të gjithë prokurimet publike janë kryer meprocedurë në përputhje me ligjin, të publikuara në ESPP në procedurë transparente.

 

Ujdi milionëshe për llampiona

Përveç për Strumicën dhe Qytetin e Shkupit, “Link Media Plus” viteve të fundit ka punuar në stolisjen për Vit të Ri të shesheve në Radovish, Vallandovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Kavadar, Gjevgjeli, Çair, Kisella Vodë, Gjorçe Petrov, si dhe në QTQ. Për këtë biznes, në llogarinë e “Link Media Plus” janë derdhur mijëra euro.

 

Vetëm shkupjanët për stolisje për Vit të Ri të metropolit, nga viti 2009 deri tani, kanë paguar “kesh” mbi 1.5 milion euro. Komuna e Karposhit nga viti 2011 deri në vitin 2014 ka paguar 350.000 euro për dekorim, ndërsa Gazi Baba për të njëjtën periudhë ka paguar 95.000 euro. Mijëra euro kanë hyrë në llogarinë e“Link Media Plus”edhe prej komunave të tjera më të vogla.
Ndërkaq, nga Komuna e Karposhit thonë se gjatë mandatit aktual të kryetarit të komunës Stefan Bogoev, kompania ka fituar vetëm një tender në tetorin e kaluar, për një furnizim të vogël me vlerë 350.000 denarë, mirëmbajtje e sistemeve automatike për ujitjen e hapësirave të gjelbra publike, me ç’rast në ankandin publik ka marrë pjesë vetëm ajo. Por, biznesi me komunën ka “lulëzuar” në kohën e ish kryetarit Stevço Jakimovski.

– Në vitet e kaluara janë lidhur disa kontrata midis Komunës së Karposhit dhe “Link Media Plus”. Në vitin 2014 u nënshkruan pesë kontrata, në vitin 2015 tre kontrata,ndërsa në vitin 2016 janë lidhur 18 kontrata – thonë nga Komuna e Karposhit.

 

 

Karposhasit kanë paguar 418.000 euro për gjelbërimin e bulevardit të qytetit

Pronari i “Link Media Plus”, Gjorgi Vukov, shfaqet me pronësi edhe të kompanisë “Hrising Lutariko”. Ndërkaq si pronar i tretë në “Hrising Lutariko” shfaqet firma “Lutariko”, ku pronarë janë Gjorgji Vukov dhe Momir Simiq. “Lutariko” shfaqet gjithashtu në pronësi të kompanisë “Vel City Group” nga Velesi. Që do të thotë, përveç “Link Media Plus”, Vukov është në pronësi të tre kompanive edhe të tre ndërmarrjeve në biznesit e ndërtimeve. Krahas bizneseve shtetërore, kompanitë ku edhe ai është pjesë e strukturës së pronësisë kanë ndërtuar edhe apartamente, prej të cilave një pjesë e mirë gjenden në komunën e Karposhit. Dhe pikërisht firmat “Link Media Plus” dhe “Lutariko” me të madhe e kanë shërbyer Komunën e Karposhit në kohën e ish kryebashkiakut Stevço Jakimovski. Të dhënat e  Byrosë për Prokurime Publiketregojnëqë në vitet e fundit të mandatit të Jakimovskit, me këto dy kompani janë nënshkruar kontrata ditë për ditë, ndërsa ka pasur edhe kontrata të nënshkruara në të njëjtën ditë. Kështu që, n[ periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2016, Komuna e Karposhit me “Link Media Plus” ka nënshkruar 27 kontrata me peshë mbi 1.3 milion euro, ndërsa me “Lutariko” vetëm nga prilli deri në gusht 2016, Jakimovski ka lidhur 6 tenderë me peshë 1.1 milion euro.

“Link Media Plus” për Karposhin është  kujdesur për mbjelljen e luleve, kështu që vetëm për rifreskim tëluleve të mbjella në Bulevardin “Aradhat partizane” Komuna e Karposh në vitin 2015 i ka paguar 146.000 euro, ndërkaq në vitin 2014 rregullim hortikulturor për të njëjtin bulevard i ka paguar 150.000 euro. Në vitin 2016 për rifreskim të fidanëve të luleve në bulevardin “Aradhat partizane” janë shpenzuar 122.000 euro, që do të thotë se për tre vjet gjelbërimi dhe lulet në këtë bulevard u kanë kushtuar banorëve të Karposhit 418.000 euro të pabesueshme. Ndryshe, bulevardi “Aradhat partizane” është në kompetencë të Qytetit të Shkupit, të cilët për lule dhe gjelbërim publik ka kompani të veten publike “Parqet dhe gjelbërimi”. Komuna e Karposhit, në kohën e Jakimovskit, kompanisë “Link Media Plus” i ka paguar edhe për mirëmbajtjen e sistemit automatik të ujitjes, si dhe për rregullim hortikulturor të shesheve të tjera. Kështu, për rindërtimin e trotuareve në rrugën “Franc Preshern”, kompanisë, në vitin 2016, i janë paguar 222,000 euro. Komuna gjithashtu ka pasur biznes edhe me kompaninë tjetër të Vukovit “Lutariko”. Për shembull, e kam ndërtuar sheshin Peco Bozhinovski Koço përballë Konviktit studentor “Goce Dellçev” dhe shatërvanit në të, për çka marrë 626.000 euro dhe ka vendosur pajisje urbane në sheshin e njëjtë për 114.000 euro. Për ndërtimin e sheshit në Karposh IV i janë paguar 305.000 euro, ndërsa për rikonstruktimin e shkallëve në Portën Vllae 68.000 euro. “Lutariko” gjithashtu ka ndërtuar edhe skuter në Nerezi dhe të tjera.

 

Kallëzime penale kundër ish-kryetarit Jakimovski për tenderë të dyshimtë

Nga Drejtoria e policisë financiare thonë se gjatë viti 2018, personat juridikë “Link Media Plus” dhe “Lutariko” shfaqen në procedurat e tyre, por jo si të denoncuar.

– Gjatë viti 2018 personi juridik “Lutariko SHPK Shkup” shfaqet si pjesë e hetimit tonë, por jo si i denoncuar, por vetëm si prodhues i angazhuar nga realizuesi “Metal VatL SHKNJP Shkup” që ka marrë tenderin për realizim të punëve ndërtimore për të ndërtuar “Kompleksin Multifunskional të  Fëmijëve – Lugina e Piratëve”në sheshin Peco Bozhinovski – Koço. Personi juridik “Lutariko SHPKNJP”, po ashtu në vitin 2018 fiton tenderin për ndërtimin e sheshit Peco Bozhinovski – Koço si ofertuesi më i mirë, edhe pse ky moment është arsyeja për kallëzimin e parashtruar penal për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit neni 353 paragraf 5, dhe punë e pandërgjegjshme Neni 353-c paragrafi 1 “kundër kryetarit të komunës së Karposhit i cili së bashku me kryetarin e Komisionit për prokurime publike dhe dy anëtarët e komisionit ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për prokurime publike dhe gjatë prokurimit publik kanë mundësuar zvogëlimin e konkurrencës dhe duke përjashtuar operatorët e tjerë ekonomikë prej fazës të mëvonshme të procedurës është bërë përzgjedhja. Në rastin e fundit ku paraqitet personi juridik “Link Media Plus SPKNJP Shkup” për“rimëkëmbjes e fidanëve të luleve në zhardiniere”, për çka gjithashtu është ngritur padi penale kundër kryetarit të Komunës së Karposhit i cili së bashku me udhëheqësin e Sektorit për prokurimepublike kanë vepruar në kundërshtim me ligjin për prokurime publike, ku kanë lidhur kontratë pa garanci të parashtruar bankare. Në këto pak raste nga viti 2018, personat juridikë të cilët ju i cekni nuk janë persona të denoncuar – thonë nga Drejtoria e Policisë Financiare.

Prokuroria filloi një hetim kundër Jakimovskit dhe pikërisht për një pjesë të këtyre prokurimeve, për të cilat alarmoi Policia financiare, dhe si një masë kujdesi, Jakimovskit i është caktuar paraburgim shtëpiak.

 

Kjo histori hulumtimi është përpunuar me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Shkruaj një koment

Koment(e)