
DOKUMENTACIONI Kur në pranverën e vitit 1996 doli numri i parë i gazetës së përditshme së pavarur “Dnevnik”, pushteti i atëhershëm ishte i vetëdijshëm se vjen koha e mediave të cilat nuk do të mund t’i ketë nën kontroll. Gazeta e përditshme “Dnevnik”, e më vonë edhe televizioni privat “A1” shumë shpejt u bënë media me ndikim, duke ndërmarrë fuqinë për të krijuar opinionin publik nga mediat e atëhershme, të cilat ishin në pronësi të shtetit – gazetat “Nova Makedonija”, “Veçer”, “Flaka” dhe Radio-televizioni i Maqedonisë (RTVM). Përforcimi i pozicionit të mediave të pavarura private shkaktoi një falimentim të plotë të mediave, të cilat disa dekada me radhë ishin të themeluara dhe të kontrolluara nga shteti. Prandaj, shteti vendosi t’i shesë gazetat që ishin në pronësi të tij, ndërsa RTVM-në ta transformojë nga një shërbim shtetëror në...