Në mbretërinë toksike Jugohrom

Autor: Xhelal Neziri Kur në vitin 2005 u miratua Ligji i ri mbi mjedisin, kishte besim se në Maqedoni më në fund do të fillojë me zgjidhjen e ndotjes së madhe. Vendi, i cili po përballet me treguesit e këqij ekonomikë dhe papunësinë e lartë, edhe pas 10 vitesh përballet me të njëjtin problem. Gjatë kësaj dekade, qeveria ka vënë disa afate për vendosjen e filtrave ekologjikë për ndotësit më të mëdhenj, por vetëm një pjesë e vogël prej tyre i respektuan ato. Afati i fundit ishte 31 tetor, kur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) duhej t’i mbyllte të gjithë ndotësit të cilët nuk kanë filluar procedurën për instalimin e filtrave të kërkuar në përputhje me ligjin. Por, një ditë më vonë në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup u paraqitën Zëvendës Kryeministri për Çështje...

SHKRITORJA NGA ISHUJT E VIRGJËR NË PROBISHTIP

Teksti është botuar fillimisht në faqen e internetit TV Iris më 30 dhjetor 2014   Një kompani nga Ishujt e Virgjër dëshiron të ndërtojë një shkritore në Probishtip, në të cilën do të shkrihet hekuri dhe çeliku i mbetur. Shkritorja do të ndërtohet vetëm në dy kilometra nga vrima e hapur e zgjyrave e minierës së plumbit dhe zinkut Zletovë, ku janë deponuar 11 milionë metra kub kadmium, molibden, bakër dhe ar toksik. Ky lajm i ka shqetësuar banorët e qytetit, të cilët përmes rrjetit social Facebook kanë krijuar grupin “Jo shkritores së çelikut në Probishtip” dhe kanë filluar të mbledhin nënshkrime për një peticion kundër ndërtimit të shkritores. Thonë se Probishtipi nuk do të jetë Velesi i ri. – Si qytetarë të ndërgjegjshëm pyesim sepse në një kohë kur gjithë rajoni dhe qytetarët e vendit tonë janë duke...

Zona e mashtrimit ekonomik

E gjetur para një papunësie rekorde me mbi 30 për qind, Maqedonia nuk ka zgjedhur mënyra për të sjellë kapital të huaj. Zonat zhvillimore teknologjike dhe industriale, të cilat investuesëve u ofrojnë lehtësime të shumta tatimore, janë pjesë e strategjisë për një zhvillim të shpejtë nëpërmjet së cilës mëtohet rimëkëmbja ekonomike e vendit. Vendimi që mori qeveria në vitin 2007 për hapjen e një zone ne Tetovë ngjalli shpresat për një zbutje të papunësisë në këtë rajon. Pas suksesit relativ me zonën e parë të hapur në vitin 2000 në afërsi të Shkupit, zonanë Tetovë ishte e karta me rradhë. E shtrirë në afër 95 hektarë tokë, kjo zonë është e vendosur një pozitë atraktive, ku kryqëzohen Koridori 8 dhe Koridori 10. Partitë politike qeveritare propaganduan një parajsë investuese në këtë rajon, duke paralajmëruar hapjen e 7 mije vendeve të reja të punës qysh në fazën e parë. Por, çfarë...

Shkruaj një koment

Koment(e)