
Shkruajnë: Angella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq Njësia zgjedhore e cila përfshin komunat e Maqedonisë veriperëndimore është me numrin gjashtë dhe në këto zgjedhje të parakohshme në këtë njësi nga radhët e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët do të garojnë liderët e tyre, përkatësisht Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela. Njësia zgjedhore 6 përfshin territorin e 11 komunave: Tetova, Gostivari, Tearca, Bërvenica, Bogovina, Vrapçishti, Zhelina, Jegunoci dhe Kërçova (një pjesë). AHMETI KA DEKLARUAR PRONË NË VLERË PREJ 134, NDËRSA SELA – 192 MIJË EUROSH Kryetari i partisë BDI, Ali Ahmeti do të jetë bartës liste në njësinë e gjashtë zgjedhore. Me ardhjen në funksionin e deputetit, Ahmeti në Komisionin Shtetëror të Parandalimit të Korrupsionit ka deklaruar tokë bujqësore në vlerë prej 30.000 dollarësh amerikanë, një shtëpi në Kërçovë me vlerë prej 100.000 dollarësh amerikanë dhe një llogari transaksioni me 12.333...