TË GJITHË HESHTIN PËR KORRUPSIONIN NË KONVIKTET E STUDENTËVE

Autorë: Evgenija Janakieska Nikolla Rasho Radullov   “Isha e vendosur në ‘Pellagonija’ dhe sinqerisht kishte nevojë për të pasur lidhje. Kisha një mike e cila kishte mik ai i cili ishte kryetar i konviktit dhe hyra me ndihmën e tij, ndonëse i plotësoja të gjitha kushtet, më duhej për të hyrë më lehtë. Pastaj edhe në vitet e tjera isha në Pellagonija, por nuk e mbaj mend nëse kisha lidhje, por kisha nevojë për to – për kushte më të mira, për një dhomë më të bukur. Kemi jetuar katër shoqe dhome në një dhomë, ndërsa akomodimi në një dhomë të absolventëve ishte një dëshirë e parealizueshme. Kam pritur për një orë vetëm për në sallën e leximit, kam marrë një karrige me veten nga njëra pjesë në pjesën tjetër të konviktit, kemi pritur një orë në kuzhinë për...

Kançeska ka fjetur në Hilton, Sheraton dhe Ritz, ndërsa ka blerë në “Versaçe”

DOCUMENTACION Katër mijë e treqind euro nga kartela personale e ish-ministres së kulturës Elizabeta Kançeska Milevska kanë shkuar në llogarinë e zinxhirit të hoteleve të njohura “Hilton” për vetëm një ditë. Por, jo nga llogaria e saj private, por nga llogaria e buxhetit, të cilën e mbushin qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Por, hoteli “Hilton” nuk ka qenë i vetmi destinacion i ish-ministres, e cila ka qenë një mysafire e shpeshtë edhe në hotelet e njohura “Sheraton” dhe “Ritz” në metropolet evropiane dhe botërore. Për të fjetur në këto hotele është paguar një shumë prej 300 euro për natë. Ajo ka përdorur kartelën për çdo gjë – për blerjen e aparatit të kafesë – Nespreso, për të bërë blerje në “Zara Home” në Selanik, në qendrën e njohur greke tregtare “Notos Galeries”, pastaj në “Baldinini” në Venecia, Monkler UK...

REPREZENTATIMI 2: FATURAT E KAFENEVE FSHIHEN SIKUR TË JENË SEKRET SHTETËROR

Autorë: Bjanka Stankoviq Angella Petrovska Angella Rajçevska   (Këtu mund të lexoni pjesën e parë)   Duke hulumtuar gjendjen reale nëse burokracia komunale sillet në mënyrë racionale dhe punon në të mirën e qytetarëve, ekipi i gazetarëve hulumtues të SCOOP-it vizitoi disa komuna. Nëpërmjet Ligjit për qasje të lirë deri te informatat, ai u drejtua në të gjitha 82 komunat. Nga shumicat prej tyre ka marrë të dhëna dhe dokumente për atë se si dhe për cilat gjëra i harxhojnë kryetarët e komunave dhe administratat e tyre paratë e bashkëqytetarëve të tyre.   JANË BLERË PIJE ALKOOLIKE DHE ËMBËLSIRA   Ekipi hulumtues i SCOOP-it ka dërguar kërkesa për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik në të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë. Nga personat kompetentë të komunave u kërkuan informata për buxhetet e komunave, shumat vjetore...

Reprezentimi: Gropa të zbrazëta për barqe të plota

DOKUMENTACION Autorë: Bjanka Stankoviq Angella Petrovska Angella Rajçevska   Pesëdhjetë copa mish qengji i kanë kushtuar 17.500 denarë, 30 copa djathë  – 7.500 denarë, kurse dhjetë kilogramë kaçkavall – 3.880 denarë. Gjithsej 30.324 denarë ose 500 euro i ka paguar Komuna e Ohrit kompanisë “Kam Impeks” për një shërbim të padefinuar “hotelierik”. Por, ky nuk është rekordi i administratës së Ohrit. Dikush prej kësaj komune në një ditë ka nënshkruar faturën për mjetet e harxhuara në vlerë prej 41.580 denarësh ose 650 eurosh po ashtu për shërbime në restorant ku kanë ngrënë dhe kanë pirë sallata, raki, skarë, verë, torta çokollate dhe konjak.   PËR KAFENE HARXHOJNË TË GJITHA – EDHE KOMUNAT E VARFRA EDHE KOMUNAT E PASURA   Kungulleshka të skuqura, oriz (rizoto) me fruta të detit, mish fshati, kallamarë të pjekur në skarë, akullore, tortë dhe fruta……,...

Prindërit e vetëm jetojnë me 25 denarë në ditë

Evgenija Janakieska Rasho Radullov   “Bija ime quhet Sena. Ajo jeton me mua. Tashmë një vit jam pa punë, ndërsa nga shteti nuk marr as pesë denarë. Përpiqesha tërë vitin, shkoja vazhdimisht t’i lus institucionet për të më ndihmuar disi shteti. Nuk ka institucion ku nuk kam qenë. Kam punuar në një spital privat pesë vjet. Më kanë larguar nga puna sepse fëmija ime e mitur, kur ishte shumë e sëmurë, nuk kishte kush të kujdeset për të. I jam drejtuar Qendrës për Punë Sociale me dokumentin në të cilin shihet se më kanë larguar nga puna. Nga atje më kanë thënë se nuk i intereson që nuk kam punë më, sepse fëmija ime ka marrë alimentacion prej 2.000 denarësh nga babai Suad. As nuk kanë ardhur as nuk kanë pyetur nëse unë me të vërtetë i marr ato...

Mbeturinat mjekësore, një bombë potenciale ekologjike – shëndetësor

Autorë: Evgenija Janakieska dhe Nikolla Rasho Radullov   Në vend parqe dhe gjelbërime, mbeturina të rrezikshme mjekësore mund të vërehen në afërsi të pothuajse të gjitha institucioneve shëndetësore. Ekipi i hulumtuesve të SCOOP-it ishte në vizitë të shumicave të qendrave klinike në vend, kështu që ka dokumentuar fotografi të tmerrshme që tregojnë rrezikun serioz për shëndetin e njerëzve.   Rreziqet për infektime, baktere, sëmundje shumë shpejtë mund të përhapen nëpër rrugët, midis kalimtarëve dhe kështu shpejtë dhe lehtë të përhapen edhe nëpër shtëpitë tona, kurse ne të kthehemi “prapa” te personeli i papërgjegjshëm në ambulancat dhe klinikat.     MENAXHIM I PAPËRGJEGJSHËM   Në Qendrën Klinike në Shkup gjetëm një situatë të tmerrshme. Mbeturina mjekësore të lëna përreth kontejnerëve, të cilët janë vendosur në grila, por dyert e tyre ishin të hapura, kurse mbeturinat ishin shpërndarë në të gjitha...

Shkruaj një koment

Koment(e)