PEP HULUMTIM: SA JANË TË PASUR KRYETARËT TANË TË KOMUNAVE?

Kryetarët e komunave me rroga prej 1.000 eurosh arrijnë t’i shlyejnë kreditë, të marrin kredi të reja, por edhe të blejnë makina dhe toka Ismail Jahoski ka deklaruar një shumë prej 69 mijë eurosh të fituar “në një mënyrë tjetër”, ndërsa njeriu i parë i Qytetit të Shkupit, Shilegov vitin e kaluar në muajin maj ka deklaruar një shtëpi dhe tokë Teuta Arifi në vitin 2018 ka deklaruar një depozitë kursimi të afatizuar devizore në shumë prej 15 mijë eurosh, për të cilën ka deklaruar se e ka fituar me trashëgim      Shkruan: Angella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq Mysafirët në dasmën e kryetarit të Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, me sa duket nuk kanë kursyer para kur bëhet fjalë për dhuratat e dasmës. Politikanë, funksionarë qeveritarë, biznesmenë dhe përfaqësues të mediave gjithsej u kanë dhuruar dhëndrit dhe nuses...

DHJETË KRYETARËT MË TË PASUR TË KOMUNAVE “PESHOJNË” 30 MILIONË EURO

Autorë: Angella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq Dhjetë kryetarët më të pasur të komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut peshojnë rreth 30 milionë eurosh. Ndër ata, një është nga VMRO-DPMNE-ja, por është i pari në listë, ndërsa gjashtë gravitojnë ose janë anëtarë të LSDM-së. Nga gjithsej tre kryetarë komunash nga partia Aleanca për Shqiptarët, të gjithë të tre gjenden në listën e top 10 kryetarëve më të pasur të komunave.   Në vendin e parë gjendet kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, e pastaj vijojnë Nikollço Iliev – njeriu i parë i Komunës së Koçanit, Isen Shabani – kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Albon Xhemaili – kryetari i Komunës së Bogovinës, Petre Shilegov – kryetari i Qytetit të Shkupit, Arben Taravari – kryetari i Komunës së Gostivarit, Konstantin Georgieski – kryetari i Komunës së Ohrit, Gerasim Konzulov –...

DYMBËDHJETË DEPUTETËT “MË TË PRIVILEGJUAR”: SHTETI UA PAGUAN EDHE QIRANË EDHE SHPENZIMET E UDHËTIMIT

Shkruan: Angella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq Edhe pse u përkasin kampeve të kundërshtuara politike, deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, i lidh një privilegj që u jepet atyre si deputetë: të dytë shfrytëzojnë edhe banesë shtetërore edhe marrin para për shpenzimet e udhëtimit. Kiracovski deri pak kohë më parë kryente edhe funksionin e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, por u shkarkua pasi u gjet në qendrën e reagimeve të opinionit për shkak të punësimeve të të afërmve të tij të ngushtë, për të cilën gjë Komisioni kundër Korrupsionit hapi procedura. Shteti në vitin e kaluar ia ka paguar Kiracovskit qiranë në vlerë prej 390 eurosh, ndërsa ai në katër muajt e fundit të vitit 2018 derisa ka qëndruar në banesë në Shkup, në emër të shpenzimeve të udhëtimit ka marrë diçka më shumë se...

RASHIDI DHE MINOV E KANË RRITUR PRONËN E TYRE, PESË DEPUTETË ME MAKINA TË REJA

Shkruan: Angella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq Për një periudhë tremujore, deputetët Surija Rashidi dhe Panço Minov janë “më të rëndë” për 173 mijë euro, ndërsa Ljuben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski janë “më të lehtë” për 217 mijë euro, tregojnë të dhënat më të reja të cilat i kanë dërguar funksionarët në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Sipas analizës së SCOOP-it në kuadër të projektit PEP, pesë deputetë kanë makina të reja, ndërsa katër i kanë zëvendësuar makinat e tyre të vjetra me makina të reja. Në listat e pronave ka edhe kredi, hua dhe rroga të reja. Deputeti Panço Minov pronës së tij së deritashme me vlerë prej 45.198 eurosh ia ka shtuar “pronën e paspecifikuar” me vlerë prej 23.600 eurosh, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij dhe gjendet në Kavadar. Listën e deritashme...

DISA FIRMA QEPIN, TJERАT МАRRIN KESH

                  Bluzat për “Link Media Plus” i ka qepur kompania “Super hit”, rripat i ka prodhuar kompania “Jugomlaz-1” SHPKNJP. Nga MPB për këtë prokurim thonë se ka qenë me urgjencë të skajshme, kështu që nuk kanë hapur tender. Por, as një vit mëpas, MPB-jaka lidhur tre biznese me këtë kompani, “me peshë” 195.000 euro. DOKUMENTACION TABELA E KONTRATAVE – DISPLIKIMI I TABELAVEА ЛИНК МЕДИА   Shkruan: Aleksandra Filipovska     Kompania “Link Media Plus”, e njohur për atë se për më shumë se një dekadë kujdeset për dekorimin e Vitit të Ri të Shkupit, “qep” edhe bluza polo për policët, “prodhon” edhe rripa për policët e rinj, i lanë makinat e policisë … Për më pak se një vit, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar tre biznese me këtë...

KOMUNAT ZHYTEN NË BORXHE, KRYETARËT E KOMUNAVE KËRKOJNË DECENTRALIZIM FISKAL

Borxhet e komunave janë rezultat i punës së tyre joracionale dhe planifikimit joreal të buxheteve.  Nga komunat më të mëdha, më shumë borxhe kanë Ohri, Tetova, Karposhi dhe Kumanova. Faktorë të tjerë që ndikojnë për borxhet e komunave janë edhe mbipunësimet në administratat komunale.   Shkruajnë: Gjurgjica Bojçovska dhe Ljubica Ivanova   Shumë nga komunat në Republikën e Maqedonisë zhyten në borxhe dhe janë me llogari të bllokuara. Ato krijojnë probleme të mëdha për komunat dhe për këtë arsye ato nuk janë në gjendje t’i kryejnë me sukses kompetencat e marra me ligj dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët. Rreth 20 komunash kanë në vazhdimësi xhiro-llogari të bllokuara, disa prej tyre edhe për dekada të tëra. Ndër arsyet për gjendjen e tillë janë puna joracionale dhe planifikimi joreal i buxheteve të tyre, si dhe mbipunësimi në administratat komunale....

Shkruaj një koment

Koment(e)