
Shkruajnë: Angella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, për pesë vjet ka rritur pronën e tij me asete që vlejnë pothuajse gjysmë milioni euro. Sipas hulumtimit të SCOOP-it që është bërë në kuadër të projektit PEP, Shilegov hyn në funksionin e deputetit në vitin 2014, kur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Krimit dhe Korrupsionit (KSHPK) deklaron pronën e tij në vlerë prej 914.857 eurosh. Sot ajo pronë, sipas të dhënave që figurojnë në faqen e internetit të KSHPK-së, ka vlerë prej 1.332.115 eurosh, që do të thotë se ai ka rritur pronën e tij për 417 mijë euro. Nga zgjedhjet që u mbajtën në muajin tetor të vitit 2017, Shilegov është kryetar i Qytetit të Shkupit, një nga komunat më të pasura në vend. Ai është një nga figurat kryesore të Lidhjes Social-Demokrate...