Pesë burokratët të cilët marrin paga më të larta se Kryeministri

Anëtarët e Këshillit të Prokurimit Publik (Ivica Kostojçinoski, Zllatko Arsov, Zoran Trajanovski, Suad Zejnulloviq dhe Borçe Hristov) kanë paga më të larta madje edhe nga presidenti, shefi i Parlamentit dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë. Këto janë të dhënat deri te të cilat ka ardhur Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia, duke përdorur Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

Pagën më të ulët në këtë organ e ka marrë Ivica Kostojçinoski në shtator të vitit 2014, me vlerë prej 97 090 denarësh, ndërsa pagën më të lartë e ka marrë Zoran Trajanovski në qershor të vitit 2015 me vlerë prej 114.337 denarësh.

plata clenovi slika

Përveç pagave, anëtarëve të Këshillit të Prokurimit Publik u takojnë edhe nga 1.860 denarë për telefon dhe nga 1.500 denarë për shërbime hotelierike. Përveç kësaj, Ivica Kostojçinoskit, shteti ia paguan edhe qiranë dhe shërbimet komunale për një banesë në Shkup në vlerë prej 250 eurosh në muaj.

Si përcaktohen pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurimit Publik na shpjegoi drejtori i Byrosë së Prokurimit Publik, Aleksandar Argirovski.

Paga e anëtarëve të Këshillit të Prokurimit Publik është përcaktuar në bazë të Vendimit për përcaktimin e koeficienteve për llogaritjen e pagave të funksionarëve, të cilët i emëron Qeveria. Këtë vendim e merr Qeveria dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare të RM-së me të gjitha ndryshimet dhe plotësimet“, thotë Argirovski.

Ai shton se Byroja e Prokurimit Publik fare nuk vendos për lartësinë e pagave të këtyre funksionarëve.

 

 

 

 

Ndryshe, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, si funksioni më i lartë hierarkik ka një pagë prej 76.786 denarësh.

Sken plata pretsedatel

 

 

Është interesante se Kryetari i Kuvendit, Presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Nikolla Gruevski, së bashku kanë 75 vjet përvojë pune, ndërsa 5 anëtarët e Këshillit të Prokurimit Publik kanë 85 vjet përvojë pune.

Pagat e Ivanovit, Veljanoskit dhe Gruevskit janë 290.000 denarë, ndërsa pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurimit Publik për muajin qershor të vitit 2015 kanë qenë dyfish më të larta ose 532.945 denarë. (Link do dokument)

 

Këshilli i Prokurimit Publik, “specialiteti i Maqedonisë”

e javni nabavki

Këshilli i Prokurimit Publik është një organ unik në zbatimin e procedurave të prokurimit publik në Ballkan. Ai është themeluar në vitin 2014 dhe këtë vit, në vend që të jetë nën kompetencën e Byrosë së Prokurimit Publik dhe Ministrisë së Financave, kompetencat e drejtpërdrejta mbi të do t’i ketë Qeveria.

Asnjë vend tjetër në Ballkan dhe në Evropë nuk ka një organ të këtillë.

Fjalë të ashpra rreth Këshillit të Prokurimit Publik u thanë në foltoren e Parlamentit. Deputeti i LSDM-së nga Struga, Jovan Mitrevski, mendon se ky organ nuk e pengon kriminelin që bëhet me prokurimin publik.

jovan mitreski

Jovan Mitrevski

Ai është formuar vetëm për të mbledhur të holla dhe për të punësuar kuadrot partiake në atë që të marrin paga të larta. Ky është një turp, një kryetar dhe gjashtë anëtarë të kenë në dispozicion një buxhet prej 500.000 eurosh“, thotë Mitrevski. (Link do stenogram na Sobranie)

Ai shton se Këshilli ua vështirëson punën organeve kontraktuese për prokurimet që kanë një vlerë të ulët.

 

 

Këshilli i Prokurimit Publik ka paguar miliona euro

 

Në 6 muajt e parë, Këshilli i Prokurimit Publik ka paguar 1.2 milionë euro. Nga Këshilli janë lëshuar 2401 fatura ose mesatarisht nga 500 euro për çdo faturë të lëshuar.

fakturi slika

Shuma me miliona paguhen në llogarinë e Këshillit të Prokurimit Publik. Çdo institucion i cili do të dëshirojë të blejë ndonjë produkt, duhet t’i paguajë Këshillit të Prokurimit Publik dhe Këshilli pastaj ta miratojë atë prokurim publik.

Ka disa situata që i bëjnë prokurimet publike qesharake dhe të pakuptimta.

Kemi dashur të blejmë dy televizorë për institucionin tonë. U drejtuam për miratim në Këshillin e Prokurimit Publik, na kthenin 3 herë dhe na dërguan një faturë për shërbimet e tyre me vlerë prej 500 eurosh, kurse prokurimi publik është dashur të kushtonte 550 euro. Në fund e paguam faturën ndaj Këshillit, kurse prokurimin publik nuk e realizuam, sepse nuk patëm të holla“, thotë një punonjëse në një kopsht fëmijësh në Shkup.

Është interesant shembulli me shkollat në Strugë, të cilin në foltoren e Parlamentit e zbuloi Mitrevski.

Në Strugë një shkollë bën rreth 10 prokurimesh (furnizimi i materialit për në zyrë, ngjyra dhe llakë, transport, etj. etj.) dhe për çdo furnizim duhet ta kërkojë pëlqimin e Këshillit, sepse ai vë një kusht që operatori ekonomik të ketë një shitore në Strugë. Të ketë një shitore në Strugë sepse prokurimi është i njëpasnjëshëm, sot një stilolaps, nesër dy role letër, një tjetër ditë lapsa me ngjyra, etj., që do të thotë se nuk mund dikush prej Shkupit ta bëjë atë, nuk i paguhet. E tani, në Strugë ka shumë librari të cilat e plotësojnë kushtin, por nuk ka tri librari të huaja. Në qoftë se nuk ka tri librari të huaja duhet një mendim nga Këshilli. Dhjetë mendime të marra nga Këshilli nga dhjetë mijë denarë janë njëqind mijë denarë. 15 shkolla në Strugë janë 1.500.000 denarë ose 25.000 euro. Shkollat ​​në Strugë nuk kanë para për energjinë elektrike, gjysma e tyre edhe sot, tri javë pas fillimit të vitit shkollor janë të shkyçura nga rrjeti elektrik, e duhet t’i paguajnë 25.000 euro Këshillit“.

 

Vendimet e diskutueshme të Këshillit të Prokurimit Publik

 

Derisa e hulumtonin temën e Këshillit të Prokurimit Publik jemi ballafaquar me më shumë situata të cilat na i kanë treguar punonjësit e institucioneve të ndryshme, të cilët dëshironin të mbeteshin anonimë.

Një ndërmarrje publike, e cila ka blerë gur të grimcuar për pastrimin e borës u gjet në një situatë të befasuar.

Kemi parashtruar katër kërkesa deri te Këshilli i Prokurimit Publik për blerjen e gurit të grimcuar. Me të njëjtën madhësi, të njëjtin profil, të njëjtën cilësi, çdo gjë të njëjtë. Dy kërkesa kaluan në përpjekjen e parë, një kërkesë e kemi plotësuar dy herë, ndërsa një kërkesë tjetër e kemi plotësuar tri herë“, thotë shefi i Departamentit të Financave në këtë ndërmarrje publike.

Një përvojë të ngjashme kanë edhe të punësuarit në Departamentin e Prokurimit Publik në një komunë të Maqedonisë Lindore.

“Kemi kërkuar pajisje kompjuterike dhe printerë për Departamentin e urbanizmit. Disa herë na kanë kthyer nga Këshilli i Prokurimit Publik. Në sy më ka mbetur arsyetimi për të cilin na kthyen një herë. Kemi shkruar se printeri duhet të nxjerrë 1.000 numra për minutë, dhe na kthyen sepse kemi shkruar numra, kurse është dashur të shkruajmë copa”, thotë një punonjës i komunës së Maqedonisë Lindore, i cili dëshironte të mbetej anonim.

Ai shton se nuk mban mend se ka ndonjë rast që të kenë marrë tender në përpjekjen e parë, por i kanë kthyer të paktën edhe një herë.

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”)

Shkruaj një koment

Koment(e)