Posts by CIJ SCOOP Macedonia:

  • LOJTARËT KYÇ NË BIZNESIN E MEDIAVE: KUSH I ZOTËRON MEDIAT NË MAQEDONI?

    Shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pa shumë debat dhe mendim, e hodhi poshtë projekt-ligjin mbi reformat në sferën e mediave vetëm pak ditë para se të shpërbëhet parlamenti. Propozimi i përpiluar sipas këshillave të ish-ndërmjetësuesit Peter Vanhoutte, pritej të shqyrtohej në mënyrë serioze nga ana e të zgjedhurve të popullit për shkak të nënshkrimit të liderëve të tyre në Marrëveshjes së Përzhinos. Por, me refuzimin e...
  • Maqedonia më e shtrenjtë në Evropë për marrjen e dokumenteve

    Maqedonia është në vendin e parë për kostot e marrjes së bazës së të dhënave të të gjitha firmave në vend. Këtë e ka treguar hulumtimi dyvjeçar “Nuk është puna juaj” i organizatës joqeveritare “Access Info Europa” dhe Projektit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili u publikua këto ditë, dhe në të cilën ka marrë pjesë edhe organizata joqeveritare Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedonia. Nga gjithsej 32...
  • Biznesi dhe politika në media: A janë të mundshme reformat?

    DOKUMENTACIONI     Kur në pranverën e vitit 1996 doli numri i parë i gazetës së përditshme së pavarur “Dnevnik”, pushteti i atëhershëm ishte i vetëdijshëm se vjen koha e mediave të cilat nuk do të mund t’i ketë nën kontroll. Gazeta e përditshme “Dnevnik”, e më vonë edhe televizioni privat “A1” shumë shpejt u bënë media me ndikim, duke ndërmarrë fuqinë për të krijuar opinionin publik nga mediat...
  • SCOOP fitoi çmimin e tretë “Nikolla Mlladenov” për gazetari hulumtuese

    Ekipi i gazetarëve-hulumtues BIRN Maqedonia fitoi vendin e parë në konkursin vjetor të MIM-it për çmimin e gazetarisë “Nikolla Mlladenov” për storjen më të mirë hulumtuese. Storja fituese me temën “Shkupi 2014 nën lupë”, është shpërblyer për serialin e teksteve dhe on-line bazën interaktive të të dhënave, të cilat zbulojnë shpenzimet e parave publike për projektin kontrovers “Shkupi 2014”. Çmimin e dytë e fitoi gazetarja Biljana Nikollovski për filmin...
  • Press start: fushatë botërore për grumbullimin e mjeteve për gazetarinë hulumtuese

    Mbështeteni fushatën botërore për përkrahje të gazetarisë hulumtuese! Mbështetja është edhe për gazetarët hulumtues të Maqedonisë
  • LOJTARËT PROBLEMATIKË NË BIZNESIN E KAZINOVE

    Pronarët e kazinove në Maqedoni janë problematikë. Me qindra miliona euro të importuara në kufirin e Maqedonisë me Greqinë, kazinotë kujtojnë për vendet e njohura botërore të kumarit si Makao, Estonia ose Las Vegasi. Por, çfarë fshehin krerët e industrisë së kumarit? Qendra për Gazetari Hulumtuese Scoop Maqedonia ka hulumtuar për konfliktet me ligjin e pronarëve të tempujve të kumarit në Maqedoni, kazinotë Flamingo dhe Princes, si vazhdim i...
  • Azerbajxhani burgos gazetaren cilësore hetuese

    Gazetarja hulumtuese Khadija Ismayilova, që ka shkruar një numër të madh storjesh mbi korrupsionin në Azerbajxhan, të martën u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg nga autoritetet e Azerbajxhanit. Gazetarja e njohur, i cili ka punuar për Radion Evropa e Lirë/Radion Liria dhe ishte një gazetare e shquar hetuese për OCCRP-në, u dënua me akuza për shpërdorim parash, drejtimin e biznesit të paligjshëm, evazionit fiskal dhe shpërdorim të...
  • Maqedonia bëhet Las Vegasi ballkanik: standard i ulët dhe kumar i shfrenuar

      DOKUMENTACION (Vërejtje: Dokumentet për të gjitha kompanitë janë të bashkangjitura në linqet e emrave të tyre Për t’i parë klikoni mbi linkun DOKUMENTACION.)     Maqedonia është në fund të listës së vendeve të Ballkanit për nga investimet e huaja direkte. Shifrat zyrtare tregojnë se në vitin 2013 Maqedonia ka tërhequr vetëm 251 milionë euro investime të huaja, Mali i Zi 350 milionë, Bosnja dhe Hercegovina 300 milionë,...