SCOOP – Maqedonia fituese e shpërblimit ndërkombëtar “Jan Briza”

Gazetarja e Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP – Maqedonia, Angella Rajçevska është fituese e shpërblimit të dytë ,,Jan Briza”. Çmimi u nda në edicionin e sivjetshëm të Festivalit Ndërkombëtar të radio-artikujve të shkurtër, televizivë dhe artikujve të shtypur, gjegjësisht të teksteve on-line hulumtuese me emrin ,,On the Record”, i cili u mbajt nga 26 deri më 28 maj 2016 në Novi Sad. Rajcevska është shpërblyer në kategorinë e teksteve të shtypura, përkatësisht on-line teksteve hulumtuese për storjen “Studentët e Maqedonisë me standard më të keq në Ballkan”. Përveç Rajcevskës, autorë të stories janë edhe Goran Lefkov dhe Dana Llambevska nga SCOOP – Maqedonia.

Maqedonia më e shtrenjtë në Evropë për marrjen e dokumenteve

Maqedonia është në vendin e parë për kostot e marrjes së bazës së të dhënave të të gjitha firmave në vend. Këtë e ka treguar hulumtimi dyvjeçar “Nuk është puna juaj” i organizatës joqeveritare “Access Info Europa” dhe Projektit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili u publikua këto ditë, dhe në të cilën ka marrë pjesë edhe organizata joqeveritare Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedonia. Nga gjithsej 32 vende në Evropë, në shumicën e vendeve (24) për të marrë bazën e të dhënave të të gjithë regjistrit të kompanive, duhet të paguhet. Kostot për të gjithë regjistrin e kompanive lëvizet nga 75.000 euro në Holandë, 286.000 euro në Estoni deri në 380.355 euro në Maqedoni, ku kostot sipas hulumtimet janë më të larta. Baza e të dhënave për të gjitha kompanitë falas mund të shkarkohet nga Regjistri danez,...

SCOOP fitoi çmimin e tretë “Nikolla Mlladenov” për gazetari hulumtuese

Ekipi i gazetarëve-hulumtues BIRN Maqedonia fitoi vendin e parë në konkursin vjetor të MIM-it për çmimin e gazetarisë “Nikolla Mlladenov” për storjen më të mirë hulumtuese. Storja fituese me temën “Shkupi 2014 nën lupë”, është shpërblyer për serialin e teksteve dhe on-line bazën interaktive të të dhënave, të cilat zbulojnë shpenzimet e parave publike për projektin kontrovers “Shkupi 2014”. Çmimin e dytë e fitoi gazetarja Biljana Nikollovski për filmin dokumentar “Kur sistemi shëndetësor vret një fëmijë”, të transmetuar në TV Telma, i cili është një version i filmuar i serialit të tregimeve televizive rreth rastit me vogëlushen Tamara Dimovska, vajza e cila ishte sëmurë nga skolioza dhe vdiq duke pritur institucionet që t’ia miratojnë trajtimin jashtë vendit. Çmimin e tretë e ndajnë gazetari Xhelal Neziri nga SCOOP Maqedonia për storjen “Në mbretërinë toksike të Jugohrom-it” dhe gazetarët Goran Rizaov,...

Azerbajxhani burgos gazetaren cilësore hetuese

Gazetarja hulumtuese Khadija Ismayilova, që ka shkruar një numër të madh storjesh mbi korrupsionin në Azerbajxhan, të martën u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg nga autoritetet e Azerbajxhanit. Gazetarja e njohur, i cili ka punuar për Radion Evropa e Lirë/Radion Liria dhe ishte një gazetare e shquar hetuese për OCCRP-në, u dënua me akuza për shpërdorim parash, drejtimin e biznesit të paligjshëm, evazionit fiskal dhe shpërdorim të detyrës. Ismayilova pohon se është e dënuar me burg për punën e saj hetuese dhe se akuzat e paraqitura kundër saj janë të fabrikuara, kurse ky mendim është i përkrahur nga ana e organizatave qytetare dhe organizatave për lirinë e medias. Puna e saj gazetareske për OCCRP-në, Radion Evropa e Lirë/Radion Liria dhe organizata të tjera të lajmeve zbulonte ryshfetin dhe biznes marrëdhëniet e papërshtatshme e atyre që ishin në...

Zhaklina Haxhi-Zafirova nga SCOOP Maqedoni ka marrë mirënjohje për gazetari hulumtuese

Sot Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) i ka ndarë çmimet e konkursit “Nikolla Mlladenov” për storiet më të mira hulumtuese në vitin 2014. Fituesi i çmimit të parë është Lubisha Arsiq për serialin e teksteve hulumtuese me temë “Fabrika e fshehtë për prodhimin e pasaportave”, të botuara në gazetën e përjavshme “Fokus”. Çmimin e dytë e ka fituar Sonja Kolevska-Delevska për serialin e teksteve hulumtuese me temë “Përdhunimi i të miturve në Shtëpinë edukative-përmirësuese “Tetova”, të botuara në gazetën e përditshme “Vest”. Çmimin e tretë e kanë fituar gazetarët Vllado Apostollov, Sashka Cvetkovska dhe Nella Lazareviq për storien “Fituesi i tenderit për deponinë Drisla: as përvojë, as investime”, që është pjesë e hulumtimit të përbashkët të BIRN-it dhe TV Nova-s. Komisioni ka vendosur që t’u japë dy mirënjohje për një angazhim të shquar gazetaresk Valentina Stojançevskës për storien...

Shkruaj një koment

Koment(e)