Xhelal Neziri është një gazetar dhe analist hulumtues me përvojë. Ai është përfaqësuesi i projektit danez SCOOP në Maqedoni që nga viti 2008, me detyrë që t’i koordinojë storjet kombëtare dhe transnacionale hulumtuese. Aktualisht, Neziri është bashkë-themelues dhe drejtor i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni me seli në Shkup dhe është anëtar i Bordit Këshillëdhënës Ndërkombëtar të Journalismfund.eu me seli në Bruksel.
Kontakt: xhelalneziri@gmail.com
Zhaklina Haxhi-Zafirova është një gazetare e pavarur me mbi 15 vjet përvojë gazetareske, kryesisht në gazetat e përditshme dhe javore, por edhe me një përvojë botërore.
Fokusi i saj kryesor është vetë gazetaria hulumtuese dhe perspektivat e saja në vend, rajon dhe më gjerë. Zhaklina tri herë ka fituar çmimin e veçantë për gazetari hulumtuese të cilin e jep Instituti i Maqedonisë për Media për storjet e saja me titull “Donacionet e papërfunduara për projektet në Maqedoni”, “Si të bëheni bullgarë brenda natës” dhe “Ndotja nuk ndalet, çdo vit 4.500 raste të reja kanceri!”
Ajo është një nga themeluesit e Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedonia në vitin 2011, ku edhe më tej vazhdon dhe promovon parimin e punës të Rrjetit Danez Hulumtues të Gazetarëve (www.i-scoop.org), përfaqësuesja e të cilit është së bashku me kolegun Xhelal Neziri.
Në dy vitet e fundit, Haxhi-Zafirova merret në mënyrë aktive me promovimin e parimeve të gazetarisë profesionale përmes trajnimeve dhe ligjëratave për gazetarë të rinj që janë në studime të gazetarisë në universitetet publike dhe private në vend. Ajo është përfaqësuese e SCOOP-Maqedonia në Rrjetin Global të Gazetarëve Hulumtues-GIJN, si dhe është anëtare e Bordit Ndërkombëtar Këshillëdhënës të Journalismfund.eu me seli në Bruksel.
Kontakt: zaklina.zafirova@gmail.com
Aleksandar Bozhinovski është një gazetar i shpërblyer nga Maqedonia me gati 20 vjet përvojë profesionale. Karriera e tij ka filluar në vitin 1994 si një gazetar të gjykatës, derisa ende ka qenë student në Fakultetin e Gazetarisë. Me kalimin e kohës, ai bëhet një gazetar hulumtues, interesi i fushëveprimeve kryesore të të cilit janë policia, ushtria, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Derisa ka qenë student njihet për herë të parë me gazetarinë hulumtuese në ligjëratat e Dennis Hamilton-it, gazetari i dikurshëm hulumtues për LA Times, i cili ka qenë një profesor vizitor në Universitetin e Shkupit. Ai ka marrë pjesë edhe në punën e disa OJQ-ve me njerëz nga Instituti Kombëtar për Demokraci në Uashington. Gjatë punës së tij në Nova Maqedonija (1999 – 2003), gazetën e përditshme të dikurshme qeveritare, ai shkruan storje për Rrjetin Alternativ Informativ, së bashku me 20 gazetarë të tjerë nga ish-republikat jugosllave, të udhëhequr nga gazetari i njohur Kim Mehmeti dhe e themeluar nga Këshilli i Evropës. Në atë periudhë, Bozhinovski fillon të punojë si gazetar në gazetën e re të përditshme Vreme, ku ka fituar disa çmime, duke përfshirë çmimin e gazetarit të vitit të gazetës Vreme (2005), për storjen më të mirë hulumtuese nga Instituti i Maqedonisë për Media, i sponsorizuar nga Danimarka. Ky çmim është për storjen e tij më të mirë hulumtuese deri më sot, e njohur me emrin “Rasti i Khaled el-Masrit”. Bozinovski është gazetari i parë në botë që zbulon rastin e ekstradimit të jashtëzakonshëm (rrëmbimi i të dyshuarve për terrorizëm nga ana e agjencive të inteligjencës). Storjen e ndërmerr NY Times dhe e njohën botën me të. Televizioni gjerman ZDF është bashkuar me Bozhinovskin në vitin 2006 për të zgjeruar hulumtimin mbi rastin Masri. Në atë kohë, Bozhinovski fillon bashkëpunimin me Projektin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, organizatën gazetareske të themeluar nga USAID në Uashington, të cilën e përbëjnë gazetarë hulumtues nga 10 vende të tjera të cilët bashkërisht përgatisin storje me tema të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bozinovski punon në disa storje për OCCRP-në dhe në vitin 2010 është finalist për çmimin Daniel Pearl në Konferencën Globale për Gazetari Hulumtuese, të mbajtur në Gjenevë. Ai gjithashtu ka kryer hulumtime për Integritetin Global. Bozinovski hulumton edhe për gazetën javore Forum, gazetën e përditshme Den dhe për portalin Republika. Në vitin 2011, së bashku me Zhaklina Haxhi-Zafirovën dhe Xhalal Nezirin, themelojnë Qendrën për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni. Gjatë vitit 2013 Bozinovski u emërua menaxher i projektit NED: Ngritja e vetëdijes publike për korrupsionin nëpërmjet gazetarisë hulumtuese.
Kontakt: aleksandarmak@yahoo.com
Goran Lefkov është një gazetar hulumtues i cili fillon të merret në gazetari në vitin 2008. Fillimet gazetareske i bën në javoren Kapital, merr pjesë në mënyrë aktive edhe në punën e portalit ekonomik Total. Storjet e para hulumtuese i bën në portalin Total. Merr pjesë në fillimin e botimit të gazetës së përditshme Kapital. Gazetarinë hulumtuese e vazhdon në gazetën e përditshme Biznis. Nga viti 2011 deri në vitin 2013 punon në Televizionin Star në Shtip. Që nga viti 2013 është anëtar i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia dhe Inbox 7.
Që nga viti 2013 është bursist i Reuters-it për raportimin ekonomik dhe politik nga Evropa Juglindore.
Kontakt: lefkov@yahoo.com