BORDI KËSHILLDHËNËS

anne haubek

Anne Haubek është gazetare që nga viti 1993. Punon në Korporatën Daneze të Radiodifuzionit, drejton një emision javor në radio për politikën evropiane dhe ngjarjet aktuale, është producent i emisioneve dokumentare në radio, është anëtare e bordit të Shoqatës Daneze për Gazetari Hulumtuese, koordinatore për Maqedoninë dhe Kosovën.

barbara

Barbara Matejçiq është nga Zagrebi, Kroacia. Karrierën e saj gazetareske e ka filluar pas studimeve të gjuhës dhe letërsisë kroate në Fakultetin e Shkencave Humanistike dhe Shoqërore në Universitetin e Zagrebit. Pas viteve të punës në gazetën e përditshme kombëtare Vjesnik, duke shkruar kryesisht në lidhje me kulturën, ajo u bë një gazetare e pavarur e cila fokusohet kryesisht në drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut. Barbara shkruan tregimet e interesit të njeriut dhe raporte hulumtuese për mediat e shkruara dhe ato të internetit në Kroaci dhe në rajonin e Ballkanit. Barbara është gjithashtu anëtare e komisionit dhe koordinatore kroate për SCOOP, rrjetin danez për gazetari hulumtuese dhe kontribuon rregullisht për BIRN-in (Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtues). Ajo fitoi çmimin për mbulueshmërinë më të mirë të të drejtave të komunitetit LGBT në dekadën e fundit (2000-2010).

brigitte15671

Brigitte Alfter është bashkë-themeluese e Journalismfund.eu së bashku me Ides Debrin. Ajo është drejtoreshë dhe qëllimi i saj është për të krijuar dhe zhvilluar modelin. Journalismfund.eu jep grante hulumtuese për ekipe të vogla të gazetarëve për tregimet ndërkufitare dhe evropiane me qëllim që të forcohet gazetaria me cilësi të lartë në Evropë. Në bordin e tij këshillëdhënës Journalismfund.eu bashkon shumë organizata dhe qendra për gazetari hulumtuese, si dhe gazetarë individualë në mbarë Evropën. Në bllogët e saj ajo shkruan në lidhje me aspektet e ndryshme të gazetarisë dhe transparencës në Evropë, edhe atë në bllogun Watchdog Blog për EUobserver të dedikuar për publikun evropian, në bllogun Grænseoverskridende në revistën daneze Journalisten.dk të dedikuar për publikun danez/nordik.

Kaplan2

David E. Kaplan është drejtor i Rrjetit Global për Gazetari Hulumtuese, një shoqatë që përbëhet nga më shumë se 70 organizata në mbarë botën, të përkushtuara për zgjerimin dhe mbështetjen e gazetarisë hulumtuese. Më shumë se 30 vjet ai drejton me redaksi jofitimprurëse, ekipe hulumtuese dhe projekte ndërkufitare. Kaplan ka raportuar nga njëzet vende dhe storjet e tija kanë marrë më shumë se 20 çmime. Ai është katër herë fitues i çmimit për gazetarët dhe redaktorët hulumtues, duke përfshirë tre medalje, çmimin më të lartë të IRE-së (Gazetarët dhe redaktorët hulumtues). Puna e tij gjithashtu është shpërblyer katër herë nga ORS, si dhe nga Asociacioni Amerikan Juridik, Asociacioni i Gazetarëve për Kujdesin Shëndetësor, si dhe WAC. Kaplan ka punuar për Këshillin e agjendës globale mbi krimin e organizuar në Forumin Ekonomik Botëror dhe është redaktor i Projektit për raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një nga librat e tij, Jakuzi, është botuar në 12 gjuhë dhe konsiderohet si referencë standarde për mafinë japoneze. Kaplan punon në fushën e zhvillimit të mediave tashmë 20 vjet dhe ka trajnuar më shumë se një mijë gazetarë në mbarë botën në punëtoritë e tija për gazetarinë hulumtuese.

drew

Drew Sullivan është një gazetar dhe një specialist me përvojë për zhvillimin e mediave, i cili gati një dekadë ka punuar në Evropën Lindore dhe Euroazi. Ai është themelues i Qendrës për Gazetari Hulumtuese në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 2004 dhe ka punuar si drejtor, redaktor dhe tani punon si redaktor këshillues i organizatës. Ai është bashkë-themeluesi dhe drejtori i parë i Programit për raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, një konsorcium rajonal i qendrave hulumtuese, ku është redaktor këshillues. Ai është themelues i Rrjetit për zhvillimin e gazetarisë, një organizatë inovative për zhvillimin e mediave me programe në mbarë botën. Si gazetar, ai ka udhëhequr ekipin e gazetarëve në kërkim të korrupsionit nga ana e kryeministrit boshnjak që shkaktoi padinë dhe dorëheqjen e tij. Është fitues i çmimit Daniel Pearl, çmimi për gazetarinë hulumtuese në internet, çmimit Global Shining Light për raportimin nën presion, çmimit Tom Renner për raportimin e krimit dhe shumë çmime të tjera ndërkombëtare. Ai ka punuar si gazetar hulumtues për gazetën Tenesian në Nashville dhe për Ekipin e detyrave speciale të Associated Press në Nju Jork. Ai ka qenë anëtar i Bordit të drejtorëve të gazetarëve dhe redaktorëve hulumtues dhe i Institutit Kombëtar të raportimit me ndihmë të kompjuterit. Para se të bëhej gazetar, ai ka punuar si inxhinier aviacioni në projektin për anijen kozmike të Sistemeve​Ndërkombëtare Kozmike Rockwell.

Henrik Kaufholz.

Henrik Kaufholz është anëtar i bordit të Shoqatës Daneze për Gazetari Hulumtuese, ish-drejtor i SCOOP-it dhe tani koordinator për Moldavi, Ukrainë, Bjellorusi, Rusi dhe Armeni. Ai është në bordin e Konferencës së ardhshme globale për gazetari hulumtuese. Është gazetar që nga viti 1967, në Politiken nga viti 1974. Ka qenë korrespondent në Bon 1981-1985, ka shkruar për Ballkanin nga Kopenhaga 1990-1995, ka qenë korrespondent në Moskë 1995-1997 dhe Berlin 1997-2002. Nga viti 2007 deri në vitin 2009 ai ka qenë arbitri i Politiken-it dhe tani është në redaksinë korrespondente.

Spasovska

Katerina Spasovska është docent në Universitetin e Karolinës Perëndimore, në drejtimin e komunikimeve. Ajo ligjëron për shkrimin e lajmeve dhe mediat ndërkombëtare. Ajo ka një doktoraturë në Universitetin e Tennessee. Interesat e saj hulumtues janë në gazetarinë, zhvillimin e mediave dhe mediave të minoriteteve në Evropën Juglindore. Ajo ka punuar si gazetare në Maqedoni 14 vjet në fushën e ekonomisë dhe problemet që lidhen me të drejtat e njeriut dhe si gazetare dhe redaktore hulumtuese. Nga viti 2005 deri në vitin 2007 ajo ishte koordinatore e SCOOP-it për Maqedoni.

paul

Paul Radu është drejtor ekzekutiv i Projektit për raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe bashkë-krijuesi i konceptit për Tabelën kontrolluese të raportimit dhe i projektit RISE, një platformë të re për gazetarët dhe hakerët hulumtues në Rumani. Ai është fitues i një numri të madh të bursave, duke përfshirë Alfred Friendly në vitin 2001, Milena Jesenska në vitin 2002, Rosalyn Carter për gazetarinë e shëndetit mendor në vitin 2007, Knight për gazetarinë ndërkombëtare në vitin 2008 nga Qendra Ndërkombëtare e Gazetarëve, si dhe Stanford Knight për gazetari në periudhën 2009-2010. Ai është fitues i çmimeve të shumta, duke përfshirë çmimin Knight për gazetari ndërkombëtare dhe çmimin për gazetarët dhe redaktorët hulumtues në vitin 2004, Global Shining Light në vitin 2007, çmimin Tom Renner për gazetarët dhe redaktorët hulumtues në vitin 2011, pastaj çmimin Daniel Pearl për gazetarinë më të mirë ndërkombëtare hulumtuese.

stanimir_vaglenov

Stanimir Vaglenov është shef i Departamentit të Informacionit dhe shërbimeve online në Media Group Bullgari dhe ligjëron lëndën gazetaria hulumtuese në Universitetin e Sofjes. Në vitin 2007 ai ka themeluar Qendrën për Gazetarinë Hulumtuese Bullgare në Sofje. Stanimiri ka marrë çmimin Pearl Daniel për Programin e raportimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kurse në vitin 2011 e ka fituar çmimin Shining Global Light në Toronto, Kanada me një ekip tjetër të gazetarëve. Në shtator të vitit 2003 ai ka botuar librin e tij të parë për hulumtimin gazetaresk në gjuhën bullgare.

John Holland

John Holland është një konsulent dhe trajnues i gazetarëve shqiptarë të cilët janë të specializuar për të mbuluar çështjet ligjore, të drejtat e njeriut, legjislacionin dhe korrupsionin publik. Ai gjithashtu dizajnon dhe implementon Qendrën e re të pavarur për media, e cila duhet të jetë një forum ku gazetarët dhe qytetarët do të diskutojnë për problemet që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe korrupsionin me të cilat përballet vendi. Holland ka punuar në OCCRP si redaktor hulumtues përgjegjës për trajnim, si redaktor dhe këshilltar i gazetarëve nga tetë vende të Evropës Lindore.