DHIMBJA SHPIRTËRORE MË E FORTË SE NDERI

Daniella Tërpçevska, gazetar redaktor

Angella Petrovska, gazetar raportues

 

  

Rivalët e mëdhenj, lideri i partisë qeverisëse VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe kreu i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev do të mund së shpejti të ballafaqoheshin  në një duel në sallën e gjykatës për rastin “Banka e Maqedonisë”.

Gjykata e Apelit, dy vjet pas marrjes së vendimit me të cilin Zaevi u dënua me një gjobë parash prej 50 mijë eurosh për shpifje dhe fyerje të kryeministrit të atëhershëm, vendosi që ta kthente lëndën në rigjykim. Vendimi u mor në një seancë të mbyllur më 1 shtator të këtij viti. Për Gjykatën e Apelit nuk ka dyshim se Gruevski ishte shpifur edhe në këtë drejtim, përgjegjësia e tij është konfirmuar. Por, gjykata më e lartë kërkon që të përsëritet procedura për lartësinë e dënimit të shqiptuar dhe përsëri të rishikohet se sa peshon dhimbja shpirtërore e ish kryeministrit.

Ky është një nga 500 proceset gjyqësore që zhvillohen në Gjykatën Civile të Shkupit pas vendimit për dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes në vitin 2013. Më konkretisht, bëhet fjalë për gjithsej 497 lëndë për përcaktimin e përgjegjësisë civile për fyerje dhe shpifje dhe kompensim të dëmit. Nga këto, madje në 173 raste janë përfshirë gazetarë. Ata ose janë të paditur nga politikanë dhe biznesmenë apo paditen njeri me tjetrin për një fyerje dhe shpifje të shprehur në media apo në portalet e internetit. Mesatarisht në Maqedoni çdo vit janë paraqitur nga 7 padi kundër gazetarëve.

 

PADITË – FORMA E PRESIONIT

 

Edhe pse numri i padive pas dekriminalizimit të shpifjes dhe fyerjes ulet në përgjithësi, paditë kundër gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë janë duke u përdorur ende si një formë hakmarrjeje dhe presioni. Për këtë kontribuojnë dënimet e larta me para, të cilat i shqiptojnë gjykatat dhe të cilat nuk korrespondojnë me praktikat e Gjykatës së Strasburgut, për shembull, si dhe proceset shumë të gjata gjyqësore, të cilat i heshtin zërat kritikë, duke u shkaktuar frikë për padi të reja dhe konteste të rënda gjyqësore nëpër labirintet gjyqësore.

Për fat të keq, unë mendoj se paditë me të vërtetë përdoren për presion, për hakmarrje, por edhe si një mjet për të frikësuar dhe për të heshtur opinionin kritik – jo vetëm për gazetarët e mediave të orientuara ndaj kritikave, por edhe ndaj opinionit të përgjithshëm të orientuar ndaj kritikave, ai paraqet një qëllim frikësimi me paditë e ngritura“, shprehet për qendrën SCOOP  avokati Filip Medarski. Ai aktualisht është duke vepruar në 40 konteste gjyqësore për fyerje dhe shpifje. Qëllimi i këtyre padive, sipas tij, edhe pse ndonjëherë edhe vetë paditësi nuk është i bindur se do të fitohet kontesti, është për t’u heshtur ai që është i paditur.

Politikanët në Maqedoni, ne vend se në Parlament apo në debatet publike televizive, të cilat në vitet e fundit janë shumë të rralla, gjithnjë e më shpesh vendosin që kontestin përfundimtar ta bëjnë në sallën gjyqësore. Qindra gazetarë dhe media, politikanë, biznesmenë, profesorë, organizata joqeveritare, ndërmarrje publike, persona të estradës, por edhe qytetarë të cilët nuk janë persona publikë, gjatë viteve të kaluara kanë kaluar nëpër korridoret e gjykatave duke kërkuar drejtësinë. Ose kanë qenë të paditur ose kanë paditur dikë për një fyerje dhe një shpifje të shprehur, duke kërkuar që t’u paguhet një kompensim me të holla për reputacionin dhe nderin e dëmtuar, ose kanë qenë në anën tjetër të kontestit gjyqësor – në rolin e të pandehurve, dhe është dashur ndonjëherë ta paguanin shumë “trashë” atributin e tyre jo etik që e kanë shprehur me zë të lartë ndaj dikujt.

Edhe pse gjykata, për një pjesë të aktvendimeve ka pasur kujdes që lartësia e kompensimit me të holla (prej 6000 deri në 20.000 denarë) të përcaktohet në përputhje me situatën ekonomike në vend, megjithatë ka përjashtime, ku ata që kanë humbur kontestin për shpifje dhe fyerje kanë qenë të detyruar të paguajnë 150 mijë denarë.

Sanksionet, përkatësisht gjobat me të holla që i paguajnë në ndonjë rast i kanë sjellë mediat edhe në pragun e ekzistencës. Disa nga mediat kanë arritur të mbijetojnë falë solidaritetit, ndihmës të cilën ua kanë dhënë kolegët e redaksive të tjera dhe në përgjithësi iniciativat qytetare të solidaritetit.

Në pesë vitet e fundit rritet ai trend i presionit mbi punëtorët e mediave, dhe shembulli më eklatant është rasti i gazetarit Tomisllav Kezharovski.

Është problem kur e dini se e keni të drejtën. Është problem që të dini se jeni duke shkuar në drejtim të zbardhjes së drejtësisë, kurse nga ana tjetër një sistem i tërë ju kundërshtohet juve. Pra, në rastin tim nuk ishte ajo betejë një kundër një, e as një kundër dy, por një kundër qindra personave të tjerë të cilët, thënë kushtimisht, janë të përfshirë në gjëra të ndryshme kriminele. Në këtë rast dua të përmend edhe se presionet asnjëherë nuk u ndalën. Vetëm e kanë ndryshuar formën e tyre të veprimit. Nëse njëherë ajo formë ishte paraburgimi, nëse njëherë ishte dënimi me burg dhe dërgimi për të vuajtur dënimin me burg, tani presionet e kanë ndryshuar formën e tyre dhe kanë një mënyrë tjetër të veprimit. Nuk e di se sa kohë do të zgjasë ajo“, thotë Kezharovski.

 

AKTVENDIMI MË I LARTË U MORR NË GJYKATË

 

Gjykata Civile në Shkup në vitin 2014 mori një patate të nxehtë në duart e saja, kur është dashur ta merrte aktvendimin se nëse Zaevi e ka shpifur Gruevskin me akuzat për një krim të kryer gjatë shitjes së “Bankës së Maqedonisë”. Gazetarët raportonin se, përderisa kanë pritur në korridor për të hyrë në sallën e gjyqit, të dytë ia kanë shtrirë dorën njërit – tjetrit, por më pas në sallën e gjyqit “kanë adresuar” akuza të ndërsjella njëri kundër tjetrit. Gruevski pretendonte se shpifja i ka shkaktuar atij një dhimbje të fortë shpirtërore dhe se ia ka dëmtuar reputacionin e tij dhe të familjes së tij. “Zoran Zaev ka shpikur një skenar që ishte intensiv, voluminoz dhe agresiv, të plasuar në media në fushatën zgjedhore, kurse me një qëllim të vetëm që të dëmtohet nderi dhe reputacioni im”, tha Gruevski dhe shtoi: “E gjithë kjo është bërë kur në zgjedhjet kontrollohej reputacioni im. Ajo që më ka ndodhur mua, nuk dua t’i ndodhë askujt”.  Gruevski theksoi se intensiteti i sulmeve ndaj personalitetit të tij ka qenë aq i madh saqë ai, edhe pse është një person me një prag të lartë të tolerancës, ka vendosur të ngrejë një padi kundër liderit të LSDM-së.

Zaev, megjithatë, pretendonte se ka vepruar në bazë të ligjeve. Avokati i  kryeministrit Gruevski e ka zvogëluar kërkesën e Zoran Zaevit nga 500.000 në 50.000 euro, me shpjegim se paratë nuk janë motiv për ngritjen e padisë, por për t’u dëshmuar ndershmëria e kryeministrit.

Pikërisht ky aktvendim tani është shfuqizuar nga ana e Gjykatës së Apelit për shkak të shumës së shqiptuar të kompensimit të dëmit. Mbetet të shohim se si do të pozicionohet gjykata e shkallës së parë në procedurën e përsëritur. E presim vendimin e këtij rasti“, thotë Medarski, i cili përfaqëson liderin e LSDM-së në gjykatë.

Tito Petkovski

Por, ky nuk është rasti i vetëm i shqiptimit të një dënimi të lartë në një kontest gjyqësor midis dy politikanëve. Dhjetë mijë euro është gjoba që është shqiptuar për liderin e PRSD-së, Tito Petkovski, i cili ishte paditur nga kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski. Gjykata në korrik të vitit 2013 morri vendimin me të cilin Petkovski u dënua për shpifje të Gruevskit. Padia është ngritur për shkak të deklaratës së dhënë të Petkovskit për javoren Fokus se Gruevski ka ranë dakord për të ndryshuar emrin, për të cilën gjë ai kërkoi 15.000 euro për shkaktim të “dhimbjes shpirtërore”.

Në mesin e zëdhënësve, sipas numrit të padive të ngritura kundër tij, epërsinë bindëse e ka Petre Shilegov. Një nga rastet, i cili shkaktoi interes në opinion, ishte padia të cilën e ngriti ish ministrja Gordana Jankulloska kundër deputetit Shilegov. Ai nga foltorja e kuvendit e akuzoi Jankullovskën se për një vit i ka rritur pasuritë të patundshme. Gjykata, për atë që e tha fillimisht e dënoi Shilegovin me një dënim me të holla prej 500.000 denarësh ose 8.000 eurosh, edhe pse Jankulloska me padinë kërkonte një kompensim prej një milion denarësh ose pak më shumë se 16 mijë euro. Aktvendimi i këtillë u shfuqizua nga Gjykata e Apelit, ndërsa në rigjykimin ai u dënua me një gjobë prej 200.000 denarësh ose 3.200 eurosh.

Një padi private kundër Shilegovit ngriti edhe Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska. Ajo në mars të vitit 2014 paditi Shilegovin për shkak të akuzave të shprehura për keqpërdorim me financimin e projektit “Shkupi 2014”, për të cilën gjë kërkoi kompensim me të holla në vlerë prej 11.000 eurosh. Për një gjë të ngjashme, Kançeska-Milevska ngriti një padi edhe kundër ish-deputetit Jani Makraduli.

Në shënjestër të paditësve gjithnjë e më shpesh janë edhe gazetarët, numri më i madh i padive janë ngritur kundër gazetarëve të javores Fokus dhe Shtypja e Lirë (Slloboden peçat). “Kundër gazetarëve të javores Fokus ka gjithsej rreth 20 padish, ndërsa kundër Shtypjes së Lirë 7-8 padi”, thotë përfaqësuesi i tyre Medarski.

Sipas Tamara Çausidisit, kryetarja e sindikatës së gazetarëve, shembulli me përshtypje më të madhe për presion ndaj gazetarëve nëpërmjet procedurës gjyqësore, është rasti Kezharovski.

Ai ishte një shembull reprezentativ për atë se si i mbyllet goja një gazetari i cili boton diçka që në momentin nuk i konvenon establishmentit qeverisës. Ai ishte i burgosur jo për tekstin që shkaktoi veprimin që të jetë i burgosur, por për shkak të një gjeje të cilën e ka shkruar pesë vjet më parë, por tani kanë gjetur një situatë përkatëse që ta nxjerrin nga sirtari dhe të procedojnë me emërtimin “zbulimi i identitetit të dëshmitarit të mbrojtur.” Ndërsa, në fakt ajo ishte mënyra për të frikësuar dhe për ta heshtur gazetarin konkret, por edhe për të dërguar një mesazh për kolegët e tij të cilët në atë kohë niseshin për të hulumtuar vdekjen e Nikolla Mlladenovit“, mendon Çausidis.

Gazetari i javores “Fokus”, Vllado Apostollov thotë se pikërisht në këtë periudhë, në vitin 2013, atëherë një nga njerëzit më të fuqishëm në shtet, shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov e ngre padinë kundër tij dhe kryeredaktorit të gazetës, Jadranka Kostova për shkak të dy teksteve të botuara të cilat janë të bazuara mbi deklaratat e ish-ambasadorit në Republikën Çeke, Igor Ilievski.

Një vit më vonë, gjykata ka marrë një vendim që gazeta e përditshme e shuar “Fokus” t’i paguajë një dëmshpërblim Mijallkovit prej rreth 9.000 eurosh për dëmtimin e nderit dhe reputacionit të tij. Gjykata Themelore Shkup 2 ka marrë një aktvendim me të cilin Jadranka Kostova u ndëshkua me gjobë prej 5.000 eurosh, gazetari Vllado Apostollov me 1.000 euro, ndërsa redaktori dhe gazetari duhej t’i kompensonte edhe shpenzimet gjyqësore.

Për atë periudhë njëvjeçare, gazetari Apostollov thotë se dashur apo pa dashur, megjithatë ka punuar në një ngërç dhe një pasiguri se si do të përfundojë procesi.

Ajo ishte një periudhë e ndjeshme kur e arrestuan Tomçe Kezharovskin, kur ndodhi e gjithë ngjarja “Spiuni”. Por, atëherë vdiq edhe gazetari Nikolla Mlladenov. Shumë informata të ndjeshme për funksionarë të lartë nuk publikoheshin në media, pikërisht për shkak se kolegët kishin frikë të mos u ndodhte atyre e njëjta gjë që ma ka ndodhur mua “, kujtohet Apostollovi.

 

SHKUPJANËT REKORDERË PËR PADITË PËR FYERJE DHE SHPIFJE

 

Politikanët dhe funksionarët në Maqedoni duan të padisin për fyerje dhe shpifje dhe në këtë mënyrë padisin persona të tjerë, por paditen edhe njëri me tjetrin. Atë e konfirmojnë të dhënat e qendrës SCOOP, që janë marrë nga 16 gjykata në vend, në bazë të Ligjit për qasje të lirë deri te informatat. Në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2016 janë ngritur mbi 1.600 padi nëpër gjykatat në vend. Nga ato, mbi 833 padi janë ngritur në vitin 2011 dhe 2012, para se të ndodhë dekriminalizimi i fyerjes dhe shpifjes. Shkupjanët janë rekorderë për paditë për fyerje dhe shpifje, ndërsa banorët e Dibrës janë të liruar nga ky stres – vetëm një bashkëqytetar i tyre këtë vit ka vendosur që dhimbjen shpirtërore ta “shërojë” në gjykatë.

 

Por, për këtë arsye gjykatat e Shkupit janë të stërmbushura me klientë “të fyer dhe të shpifur”. Kështu për shembull, vetëm në Gjykatën Penale të Shkupit në vitin 2011 dhe 2012 janë ngritur 367 padi. Ky trend vazhdon edhe më vonë, pas miratimit të Ligjit për dekriminalizim, ku pastaj kontestet kalojnë në duart e Gjykatës së Kundërvajtjeve.

 

Në Gjykatën Themelore Shkup 2, në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2016 janë evidentuar gjithsej 497 lëndë. Janë paditur mes tyre edhe politikanë dhe biznesmenë, por nga presioni nuk kanë shpëtuar as gazetarët. Ata paraqiten në cilësi të palëve në procedurat tek 173 lëndë. Gazetarët janë të paditur madje në 117 raste, kanë vendosur të padisin në 17 raste, ndërsa paditen njëri me tjetrin madje në 39 raste.

 

Gazetarja e BIRN-it, Meri Jordanovska aktualisht ballafaqohet me dy padi. Njëra është ngritur nga ana e kryeredaktorit të televizionit Sitel, Dragan Pavlloviç Latas dhe e dyta është nga redaktorja e gazetës së përditshme Veçer, Ivona Talevska.

Në njërën padi, të cilën e ka ngritur Ivona Talevska, është vendosur në favorin tim dhe aktualisht lënda gjendet në Gjykatën e Apelit për t’u marrë vendim, ndërsa për padinë e  Latasit procesi gjyqësor ende është në procedurë. Gjykimi zgjat më shumë se tre vjet“, thotë Jordanovska.

 

Sipas saj, bëhet fjalë për një proces shumë të komplikuar, për të cilin nuk ka paralajmërim se do të përfundojë në një kohë të afërt. “Vetë ajo se çdo muaj të tretë apo të katërt duhet të paraqitesh në gjykatë për të dhënë një deklaratë, momentin kur do të të drejtohen në sallë e gjykatës me fjalët: “Le të ngrihet e akuzuara”, krijon një presion shumë të madh, sidomos kur bëhet fjalë për  një padi gazetarë kundër gazetarëve. Proceset gjyqësore zgjasin shumë gjatë, gjykatat janë shumë të njëanshme ndaj gazetarëve që punojnë në mediat të cilat  janë të afërta me pushtetin dhe kështu fitohet një përshtypje se ato duan të bëjnë një presion dhe një frikë të vazhdueshme se mund të ngrihet një padi të re kundër jush“, tregon gazetarja Jordanovska.

Edhe gazetari i televizionit “Sitel”, Marjan Nikollovski ka ndarë përvojat e tija mbi këtë temë: “Për angazhimin tim 17 vjeçar si gazetar, vetëm dy herë jam ballafaquar me padi dhe të dyja rastet kanë përfunduar në periudhën kur është ndryshuar ligji dhe këto vepra, fyerja dhe shpifja, kanë kaluar në procedurën civile. Në njërin rast, paditësi ka vendosur për ta ndërprerë procedurën dhe të mos ngre padi tani para gjykatës civile. E njëjta gjë ndodhi edhe në rastin e dytë, për të cilin në procedurën e mëparshme u morr aktvendim në favorin tim, gjykata përsëri konstatoi se nuk kam bërë një shpifje për artikullin e botuar“.  

 

NGA SHTATË PADI NË VIT KUNDËR GAZETARËVE

Основен суд / Град Година Број на тужби Казни
Охрид 2011 20 87.000 денари
2012 12
2013 12
2014 11
2015 14
2016 8
Крива Паланка 2011 15 7000 денари до 150.000 денари
2012 13
2013 4
2014 2
2015 4
2016 2
Куманово 2011 60 Од 10.000 до 900.000 денари
2012 53
2013 Од 2013 до 2016 имало 45 тужби
2014
2015
2016
Битола 2011 59
2012 40
2013 8
2014
2015
2016
Ресен 2011 3
2012 4
2013 ДЕКРИМИНАЛИЗАЦИЈА
2014
2015
2016
Делчево 2011 13 Во законскиот минимум
2012 28
2013 ДЕКРИМИНАЛИЗАЦИЈА
2014
2015
2016
СКОПЈЕ 1 2011 210
2012 157
2013
2014
2015
2016
Дебар 2011 2
2012
2013
2014
2016 1
Виница 2011 10
2012 10
2013 3
2014 3
2015 2
2016 0
Кочани 2011 20
2012 18
2013
2014
2015
2016
Кратово 2011 11
2012 7
2013
2014
2015
2016
Радовиш 2011 36
2012 17
2013 0
2014 4
2015 1
2016 2
Тетово 2011 9
2012 5
2013 1
2014
2015
2016
СКОПЈЕ 2 2011 /
2012 /
2013 497 предмети
2014
2015
2016
Струмица 2011 56
2012 34
2013 30
2014 20
2015 20
2016 23
Струга 2011 10
2012
2013
2014 6
2015 9
2016 2
Штип 2011 45
2012 19
2013 27
2014 9
2015 6
2016 4
Прилеп 2011
2012 38
2013
2014 19
Берово 2011 12
2012 12
2013 /
2014 1
2015 1
2016 1
Неготино 2011 11
2012 3
2013 6
2014 3
2015 1
2016 2
Крушево 2011 1
2012 2
2013 2
2014 1
2015 1
2016 1
Кичево 2011 1
2012 4
2013 /
2014 2
2015 7
2016 9

Me dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes në vitin 2012, u miratua Ligji për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje. Me këtë ligj rregullohet përgjegjësia civile për dëmin e shkaktuar ndaj nderit dhe reputacionit të një personi fizik apo juridik me fyerje dhe shpifje. Si një nga parimet themelore mbi të cilat mbështetet ky ligj është garancia e lirisë së shprehjes dhe informimit si një nga themelet bazë të shoqërisë demokratike. Me miratimin e Ligjit për dekriminalizimin u zvogëlua numri i padive për shpifje dhe fyerje. Kjo është kryesisht për shkak se tani janë shumë më të mëdha shpenzimet gjyqësore për procedurë, gjykimet zgjasin më gjatë, mbahen më shumë seanca dhe kjo është një nga problemet e atyre që janë përfshirë në këto procedura civile.

 

Paraprakisht, politikanët ngriheshin një numër të madh të padive kundër gazetarëve me qëllim që t’i frikësojnë dhe t’i heshtin dhe t’i pengojnë në synimin për të hulumtuar dhe për të shkruar për keqpërdorimet e tyre. Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani kujton se në atë periudhë para gjykatave të Maqedonisë ka qenë rreth 330 padish aktive kundër gazetarëve nga politikanët. “Praktikisht, çdo gazetar i tretë në Maqedoni ishte i paditur për shpifje nga ndonjë politikan apo person publik. Megjithatë, për fat të mirë situata ndryshoi në fund të vitit 2012, kur shpifja dhe fyerja janë hequr nga Kodi Penal. Me këtë, nuk kishte më një rrezik që gazetarët të shkojnë në burg për shpifje, por kishte mundësi që ata të dënohen në procedurat civile me gjobë si kompensim dëmi. Dhe ato kompensime për gazetarët janë të kufizuara më së shumti deri në dy mijë euro“, shton ai.

 

Për dallim nga viti 2012, kur në Gjykatën Penale në Shkup zhvilloheshin mbi 300 procedura  për shpifje kundër gazetarëve, në vitet e ardhshme situata ka ndryshuar. Tani në gjykatat e Maqedonisë zhvillohen 40 padi kundër gazetarëve, gjysma e të cilave janë kur gazetarët dhe redaktorët paditen njëri me tjetrën.

Mesatarisht në Maqedoni çdo vit ngrihen nga 7 padi kundër gazetarëve nga ana e politikanëve që tregon një trend pozitiv se politikanët e kanë mësuar mësimin që duhet të tregojnë një tolerancë më të madhe ndaj kritikave publike në media. “SHGM-ja  në vitin 2015 ka zbatuar një monitorim të seancave gjyqësore ku janë përfshirë gazetarët dhe kemi konstatuar se për një vit janë marrë nëntë aktvendime të shkallës së parë, nga të cilat tetë ishin në favor të gazetarëve dhe vetëm në një rast gjykata ka konstatuar shpifje, por nuk ka shqiptuar asnjë kompensim për shkak se mendonte se shpifja nuk ka shkaktuar asnjë dëm për nderin dhe reputacionin e paditësit“, thotë Selmani.

 

Edhe përkundër këtij zhvillimi pozitiv, një pakënaqësi të theksuar ka shkaktuar aktvendimi kundër javores Fokus. Gjykata konstatoi se ka pasur shpifje dhe urdhëroi javoren për t’i paguar kompensim prej rreth dhjetë mijë eurosh dhe harxhimet gjyqësore Sasho Mijalkovit, drejtorit të atëhershëm të DSK-së. “Kjo për fat të keq tregoi se praktika e mirë e gjyqtarëve nuk zbatohet kur një gazetar është paditur nga një figurë e fuqishme politike, siç ishte Mijallkovi në vitin 2014. Ne shpresojmë se Gjykata Supreme do ta shfuqizojë këtë aktvendim dhe do t’i inkurajojë gjyqtarët e gjykatave më të ulëta që t’i refuzojnë paditë për shpifje kundër gazetarëve edhe kur ato janë ngritur nga politikanë me ndikim“, shton kryetari i SHGM-së.

 

NUK KA PËRPARIM NË INTERPRETIMIN E NOCIONIT “LIRIA E SHPREHJES”

 

Ish Ministrja e Drejtësisë, Meri Mlladenovska kujton për periudhën para dekriminalizimit të shpifjes dhe fyerjes dhe arsyet që kanë shkaktuar atë.

Nëse kthehemi shumë vite prapa, gjithmonë kanë ekzistuar kritika të ndryshme në lidhje me procedurat e kryera më parë ndaj gazetarëve për veprat penale fyerje dhe shpifje, ja për të ardhur tani në një situatë ku ka dekriminalizim. Megjithatë, mund të konstatojmë se nuk ka përparim lidhur me çështjen se çfarë nënkupton liria e shprehjes. Pikërisht për shkak të përgjegjësisë penale dhe dënimeve që janë të parapara në Kodin Penal për veprat shpifje dhe fyerje, në një periudhë u bë një përparim në mënyrë që të pamundësohet dënimi, të hiqet dënimi me burg për këto vepra penale. Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme“, thotë Mlladenovska.

Sipas saj, me miratimin e Ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, në vitin 2012 është bërë vetëm një përpjekje. Megjithatë, atë që e shohim në praktikë absolutisht nuk u konvenon interesave të gazetarëve, por edhe në përgjithësi nuk i konvenon lirisë së fjalës, lirisë së shprehjes.

Në lëndët që zhvillohen në gjykatat mund të vërejmë se më së shpeshti ngrihen padi edhe kundër gazetarëve që shkruajnë kundër pushtetit apo padi që parashtrojnë gazetarët që janë të afërt me pushtetin për gazetarët që nuk mendojnë si ata. Gjithsesi, në shënjestër janë edhe personalitetet politike, mbajtësit e funksioneve, personat partiakë dhe politikë nga opozita dhe mendoj se ky nuk do të thotë një zhvillim i demokracisë përmes lirisë së shprehjes, por një kërcënim dhe një kufizim të drejtpërdrejtë të lirisë së fjalës. Dënimet që shqiptohen ndaj gazetarëve të cilët “kanë bërë” gabim kundër funksioneve politike janë me të vërtetë shumë të mëdha. Ndonjëherë ato arrijnë një numër pesë-shifror të shprehur në euro dhe për këtë arsye parashtrohet pyetja: a ndoshta paraprakisht, kur ekzistonte kërcënimi për dënim me burg, nëse ajo alternativë ishte më e mirë se gjendja e tanishme“, konstaton dhe pyetet Mlladenovska.

 

DEKLIMINALIZIMI NDALOI 700 PADI

 

Por, avokati Filip Medarski, i cili ka përvojë edhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, thotë se Ligji për dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes automatikisht ndalon 700 padi të ngritura kundër qytetarëve të cilët kanë fyer apo kanë shpifur dikë publikisht.

Për sa i përket shumave që i cakton gjykata, në shumë raste do të thosha se ato caktohen në mënyrë përkatëse. Por, ka edhe përjashtime nga kjo rregull siç ishte shuma prej 50 mijë eurove, e cila sipas meje, është krejtësisht e papërshtatshme dhe në kundërshtim me praktikën e Strasburgut dhe me situatën ekonomike në vendin tonë. Kompensimet më të ulëta për dëmin jo material për një nder dhe reputacion të dëmtuar lëvizen, sipas njohurive të mia, nga 300 deri në 500 euro, ndërsa ato më të lartat arrijnë deri në 10 ose 50 mijë euro“, thotë Medarski.

Intensiteti me të cilin politikanët dhe funksionarët shtetërorë e përdorin Ligjin për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, është një tregues shumë i rëndësishëm për qëndrimin e tyre ndaj lirisë së shprehjes dhe ndaj debatit publik në përgjithësi. Në Raportin e Pribe-s thuhet qartë se: “Veprimet e shpifjes nuk duhet të përdoren si një mjet për mbytje të debatit apo pengesë që personat publikë të thirren për llogaridhënie. Sidomos ka një shqetësim kur politikanët padisin gazetarët për shpifje, por edhe kur padisin edhe persona të tjerë politikë, në vend se t’i zgjidhin dallimet e tyre me anë të mjeteve të tjera siç është debati publik”.

Praktikat e pushtetit për të parandaluar rrjedhën e mendimit të lirë me presion dhe kërcënime, si dhe përmes krijimit të legjislacionit që do ta rriste censurën në jetën publike, është një kërcënim shumë serioz për të drejtat e njeriut dhe shoqërinë në përgjithësi. Të gjitha tendencat ekzistuese për të ndaluar shprehjen e lirë të qëndrimeve, veçanërisht mendimit kritik që është karakteristikë e një individi të lirë në një shoqëri të lirë, paraqesin një shkelje të drejtpërdrejtë jo vetëm të së drejtës për lirinë e shprehjes, por edhe të së drejtës së individit për të marrë pjesë në zhvillimet ekzistuese sociale dhe shoqërore. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë të gjithë qytetarëve ua garanton lirinë e bindjes, ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes publike të mendimit.

Garantimi i lirisë së shprehjes dhe informimi si një nga themelet e rëndësishme të shoqërisë demokratike është një nga parimet themelore mbi të cilat mbështetet Ligji për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje, i cili u miratua në vitin 2012. Me të rregullohet përgjegjësia civile për një dëm të shkaktuar ndaj nderit dhe reputacionit të një personi fizik apo juridik me fyerje dhe shpifje. Sipas nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, çdo njeri ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë e pranimit dhe transmetimit të informacioneve apo ideve pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Kufizimi i lirisë dhe informimit në përputhje me ligjin rregullohet me vendosjen e kushteve të rrepta për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, në përputhje me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (neni 10) dhe me praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Për fyerje përgjigjet ai që me qëllim që të përbuzë, me një deklaratë, sjellje, publikim ose në një mënyrë tjetër do të shprehë një mendim degradues ndaj një personi tjetër, me të cilin dëmtohet nderi dhe reputacioni i tij. Përgjegjësia për fyerje ekziston edhe nëse me një veprim të tillë degradohet reputacioni i një personi juridik, një grupi të personave apo një personi të vdekur. Nëse fyerja është kryer përmes mjetit të informimit publik, atëherë mund të përgjigjen autori i deklaratës, redaktori ose personi i cili zëvendëson atë në mjetin e informimit publik dhe personi juridik.

Paditësi gjatë ngritjes së padisë është i lirë të vendosë kundër cilit prej personave do të ngrejë padinë për përcaktimin e përgjegjësisë dhe kompensimin e dëmit të fyerjes. Si përjashtim, gazetari, si autor i deklaratës, nuk do të përgjigjet për fyerje nëse dëshmon se publikimi i deklaratës ofenduese u urdhërua nga redaktori apo personi që e zëvendëson, ose përmbajtja e deklaratës së tij është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme nga ana e redaktorit ose personit që e zëvendëson.

 

ME PROPAGANDË KUNDËR INFORMIMIT

 

Në vitet e fundit është befasuese që ka një numër të madh padish kundër portaleve, redaktorëve të portaleve, edhe pse sipas Ligjit për Media dhe Ligjit për përgjegjësinë civile për shpifje dhe fyerje, ato trajtohen si media. Sipas legjislacionit ekzistues, nuk mund të mos ekzistojë përgjegjësia për shpifje, megjithatë është e rëndësishme të përcaktohet se kush është autori i asaj që është publikuar në portalin. Në qoftë se përcaktohet autori, ai mund të përgjigjet për fyerje dhe shpifje, por jo edhe portali për shkak se ai nuk e ka cilësinë e mediumit dhe për këtë shkak nuk mund të përgjigjet.

 

Të pandehurit në këto procedura, ndoshta nuk e shfrytëzojnë atë, por ne si përfaqësues të tyre e përdorin legjislacionin ekzistues për mbrojtjen e tyre. Ne kemi marrë disa aktgjykime ku padia është refuzuar pikërisht për këtë arsye për shkak se portali nuk e ka cilësinë e mediumit dhe këtu nuk mund të përcaktohet përgjegjësia për shpifje“, thotë avokati Filip Medarski.

 

Duke marrë parasysh që shumica e portaleve nuk kanë as autorë, e as Impressum, ato mbeten një “zonë gri” e cila nganjëherë cenon të drejtën e privatësisë, nderin dhe reputacionin e atyre personave për të cilët disa “gazetarë”, duke keqpërdorur boshllëkun ligjor, publikojnë gjëra që janë të papërshtatshme dhe ofenduese.

 

Nuk është karakteristike për një gazetar profesional të përdorë një gjuhë vulgare në komunikim me opinionin. Ai ka obligim si gazetar për të ruajtur kulturën e të folurit dhe etikën për shkak se duhet të kujdeset për reputacionin dhe dinjitetin e gazetarisë si profesion“, thotë sërish kreu i SHGM-së, Naser Selmani.

 

“Sipas rregullës, gazetarët nuk e keqpërdorin fuqinë e mediumit, sepse gazetari që e bën atë nuk është gazetar. Këtu e sheh dallimin midis gazetarit dhe propagandistit”, thotë kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) Tamara Çausidis. “Keqpërdorimi i mediumit është në fakt një kriter sipas të cilit mund të shihni se nëse dikush praktikon gazetarinë profesionale apo jo. Në esencë, në këtë mënyrë të zbatimit së propagandës qëndron nevoja që mediumi absolutisht të përdoret për të kundërshtuar ata që nuk kanë mendim të njëjtë”.

 

VIJA E KUQE E ETIKËS SË GAZETARËVE

 

Kufiri i shprehjes së gazetarëve është përcaktuar në Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë. Kryesore është që gazetarët t’i kontrollojnë informacionet e tyre para se t’i publikojnë të njëjtat, të paktën nga dy burime të pavarura, e kur ajo nuk do të jetë e mundur duhet të shkruhet se bëhet fjalë për informacione të pakonfirmuara apo spekulime. Gazetarët duhet të sigurojnë anën e dytë të storjes, sidomos kur gazetari shpreh dyshime apo akuza për dikë apo kur dikush është objekt i sulmit dhe kritikave. Ajo është vija e kuqe e etikës së gazetarëve të cilën asnjë gazetar profesionist nuk duhet ta shkelë.

Nuk është karakteristike për një gazetar profesional të përdorë një gjuhë vulgare në komunikim me opinionin. Ai ka obligim si gazetar për të ruajtur kulturën e të folurit dhe etikën për shkak se duhet të kujdeset për reputacionin dhe dinjitetin e gazetarisë si profesion. Në vendet e lira dhe demokratike, politikanët në parim nuk padisin gazetarët dhe mediat. Këtë mësim duhet ta mësojnë edhe politikanët në Maqedoni. Ata qytetarë që duan të kryejnë funksione publike duhet të dinë se kur do të zgjidhen në ndonjë funksion publik, do të ekspozohen ndaj një kritike më të madhe në opinion. Akuzat dhe kritikat në mediat duhet të zgjidhen nëpërmjet debatit publik, ku të gjitha palët e përfshira do të kenë mundësinë t’i përfaqësojnë qëndrimet e tyre, e jo para gjykatave“, thotë kreu i SHGM-së, Naser Selmani. Ai shton se paditë për shpifje kundër gazetarëve duhet të jenë përjashtim, e jo rregull. Në vendet e lira, padi të tilla kundër gazetarëve ngrihen në situata të jashtëzakonshme, kur një gazetar me qëllim të keq, pa baza dhe vazhdimisht përhap informacione të pasakta në opinion për ndonjë person me një qëllim të qartë për ta dëmtuar nderin dhe reputacionin e tij.

Gazetari i televizionit Sitel dhe anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (MAN), Marjan Nikollovski, për gjendjen aktuale në Maqedoni vlerëson se gazetaria jonë dhe në përgjithësi hapësira publike dhe në veçanti hapësira politike, janë të stërmbushur me fyerje.

Absolutisht, kudo që të shikoni, çfarëdo që do ta lexoni, shumë lehtë do të gjeni elemente të shpifjes dhe fyerjes edhe atë në të gjitha mediat, pa përjashtim“, thotë ai.

 

GJYQTARËT ME STANDARDE TË DYFISHTA

 

OJQ Infoqendra, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin e Mediave (QZHM) në vitin 2015 ka përgatitur një raport për rastet gjyqësore për fyerje dhe shpifje në të cilat janë të përfshirë politikanë dhe funksionarë shtetërorë, e për të cilat është kompetente Gjykata Themelore Shkup 2. Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit “Përfaqësimi për lirinë e shprehjes”, të mbështetur nga projekti i USAID-it për shoqërinë civile. Raporti i referohet periudhës trevjeçare nga dekriminalizimi i fyerjes dhe shpifjes dhe nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje, gjegjësisht mbulon periudhën nga janari i vitit 2013 deri në dhjetor të vitit 2015.

Në periudhën trevjeçare, politikanët paraqiten si palë madje në 43 raste gjyqësore për fyerje dhe shpifje. Në 58% (25) të procedurave, politikanët paraqiten si paditës, ndërsa në një të pestën e rasteve gjyqësore – 20% (9) – politikanët paditen njëri me tjetrin. Sipas Gjykatës Themelore Shkup 2, gjatë vitit 2015, në të gjitha 9 raste të reja për fyerje dhe shpifje në të cilat si palë paraqiten politikanët – ata paditen njëri me tjetrin.

Nga analiza e aktvendimeve të këtyre rasteve, si dhe nga monitorimi i drejtpërdrejtë i një pjese të rasteve në të cilat si palë paraqiten politikanë, theksohet se gjykatësit në procedurat në të cilat janë përfshirë funksionarë të lartë shtetërorë veprojnë ndryshe në krahasim me rastet në të cilat janë përfshirë politikanët e eshalonit më të ulët, gazetarë, apo qytetarë të zakonshëm. Rastet në të cilat si paditës paraqiten funksionarë të lartë shtetërorë zhvillohen shumë shpejtë në vetëm disa seanca dhe në favorin e tyre. Gjyqtarët nuk i përmbahen plotësisht nenit 6 të Konventës Evropiane, i cili parashikon të drejtën për një procedurë të drejtë gjyqësore dhe mundësojnë zhvillimin më të shpejtë të procedurave.

 

“DHIMBJA SHPIRTËRORE” ËSHTË KEQPËRDORIMI MË I MADH I PSIKIATRISË

 

Psikiatri Georgi Çadllovski për këtë storje interpreton dukurinë “dhimbja shpirtërore”: “Përveç aspektit material, gjegjësisht financave, ku bëhet fjalë për një dëm nga një deri në 50 mijë euro, presioni ka ndikim edhe nga aspekti i interesave personale edhe ndaj vetë psikiatrit si motiv për avancimin e tij të mëtejshëm në karrierë. Por, një njeri që ka vuajtur “një dhimbje shpirtërore”, në vend se të paraqitet në Kuvend dhe të mbajë fjalime sikur të mos ketë ndodhur asgjë, ai ka nevojë të paktën për dy deri në tre muaj të qëndrojë apo të vizitojë një institucion të specializuar, ku do të shërohet. Në psikiatrinë nuk matet kuantiteti i dhimbjes, por vetëm përcaktohet periudha kohore që është e nevojshme për t’u shëruar çrregullimi“.

Numri i madh i padive për fyerje dhe shpifje, mes tjerash, është rezultat i asaj që ndërmjetësimi për rastet e këtilla ende nuk është në përdorim në gjykatat e Maqedonisë. Avokati Filip Medarski mendon se duhet të bëhet një përpjekje që të aplikohet mundësia e ndërmjetësimit të detyrueshëm para fillimit të procedurës gjyqësore. “Ajo nënkupton që palët para se të vijnë në gjykatë, të kalojnë nëpër një ndërmjetësim siç është rasti me disa lëndë sipas Ligjit për procedurën civile, dhe të shohim se si do të funksionojë kjo gjë“, thotë ai. Medarski shton se ka mundësi që ndërmjetësimi të përdoret gjithnjë e më shumë në të ardhmen, ndërsa paditë për fyerje dhe shpifje të zgjidhen gjithnjë e më shpesh me kërkim falje apo ndonjë formë tjetër, me çka paditësit do të heqin dorë për ta kërkuar drejtësinë në gjykatë.

 

PËR DHIMBJEN SHPIRTËRORE

 

Ndjenja dhe bindja ime, sipas përvojës personale, është se shumë shpesh, më së shpeshti, i vetmi qëllim kur ngrihen paditë nën pretekstin e ” fyerjes” dhe “shpifjes” është që të bëhet një presion në atë periudhë kohore derisa zgjat padia, por edhe pas asaj, që gazetari të mos guxohet të shkruajë përsëri diçka kundër të fuqishmit për të cilin shkruan. Të frikësohet dhe t’i dërgohet një mesazh se për cilëndo fjalë që do ta shkruante më tej ai, do të jetë nën kërcënim për një padi të re dhe për një maltretim të ri gjyqësor.

Unë e ndjeva atë “- Meri Jordanovska, gazetare.

 

 

 

NDËRMJETËSIMI I HARRUAR

Sociologu dhe ndërmjetësuesi i licencuar Sllave Mlladenovski thotë se praktika ka treguar që deri më tani nuk ka pasur procedura të ndërmjetësimit që janë të lidhura me shpifje dhe fyerje. “Këtu si një specifikë të veçanta do të doja të theksoja se në zgjidhjen e një kontesti të tillë është shumë e dobishme që ai të zgjidhet me ndërmjetësim në krahasim me procedurën gjyqësore, sepse procedura është konfidenciale dhe nëse të dyja palët duan ta përjashtojnë opinionin. Me fjalën opinion mendohet për personat e tretë dhe mediat, atëherë ata mund ta zgjidhin kontestin në mënyrën më të mirë të mundshme me një procedurë të tillë. Përveç që kjo procedurë është konfidenciale si një tërësi, në kontestet që përfshijnë shpifjen dhe fyerjen ajo u mundëson ngjarjeve për t’i përmirësuar marrëdhëniet e tyre“, thotë Mladenovski.

 


Kjo histori investigative është prodhuar në kuadër të projektit “Gazetaria investigative-gardian I demokracisë dhe i të drejtave të njeriut”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada britanike në Shkup. Përmbajtja e kësaj historie hetues është përgjegjësi e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe Ambasadës Britanike në Shkup.

Historia hetimore është përgatitur në kuadër të kontratës së grantit “Mbrojtja e të drejtave përmes gazetarisë hulumtuese”, i financuar në kuadër të projektit ” Gazetaria investigative-gardian I demokracisë dhe i të drejtave të njeriut”” dhe i zbatuar nga Qendra për Administrim me Ndryshime dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut. Përmbajtja e tregimit hetimore nuk pasqyrojnë pikëpamjet e organizatave zbatuese të projektit.

Shkruaj një koment

Koment(e)