Shkathtësitë e punës së dorës, të cilat me shekuj barten nga gjenerata në gjeneratë, edhe në kushtet bashkëkohore të jetesës mund të sigurojnë leverdi ekonomike. I këtillë është pikërisht shembulli i grave nga zona e Rekës. Ato talentin dhe kreativitetin e tyre e shfrytëzojnë për mëvetësim financiar dhe për t’u ndier produktive në shoqëri. Ky tregim me video e përkap pasurinë dhe traditën e pashtershme që kultivojnë gratë e Rekës, të cilat sipas produkteve të veta tashmë janë të njohura edhe në vend, edhe jashtë tij.