KOMUNAT FUTEN NË BORXHE PA KRITERE, KRYETARËT NUK KA KUSH T’I NDALË

Shkruan: Goran Lefkov

 

Komunat e Maqedonisë kanë borxhe prej 100 milionë eurosh, vetëm për fatura të papaguara. Një pjesë e këtyre borxheve janë bërë nëpër kafene, për asfaltimin e rrugicave para zgjedhjeve, ndërsa një pjesë tjetër janë për punësime të përkohshme.

Borxhe më të mëdha ka bërë Komuna e Ohrit, 16 milionë euro, ajo e Tetovës 15, ajo e Karposhit 8, ajo e Manastirit 5, ajo e Strugës 4 milionë dhe Komuna e Kumanovës  3,7 milionë euro.

Më të bllokuar në borxhet e komunës janë banorët e Ohrit. Faturat për menaxhimin e keq duhet t’i paguajnë qytetarët. Kështu, çdo familje e Ohrit për shpenzimet luksoze të kryetarëve të komunës duhet të paguajë nga 1.100 euro. Çdo familje në Demir Kapi duhet të paguajë nga 800 euro, në Pehçevë nga 730 euro, në Tetovë nga 700, në Nagoriçin e Vjetër nga 640 dhe në Karposh nga 530 euro.

“Shteti duhet t’i ashpërsojë masat, nuk guxon t’u lejojë kryetarëve të komunave që në prag të zgjedhjeve të shpenzojnë shumë, shumë më tepër para sesa që kanë realisht. Kjo është një vepër penale, për këtë duhet të përgjigjet penalisht, ndërsa te ne askush nuk është përgjigjur penalisht”, thotë Ace Kocevski, kryetar i komunës së Velesit.

Borçe Davitkovski, profesor në Fakultetin Juridik, vlerëson se “sherifët lokalë, kryetari i komunës dhe plus nëse partia e tij ka shumicën, ata bëjnë atë që duan, pa ndonjë kontroll të vërtetë nga pushteti qendror”.

Për fat të keq, në vendin tonë, vetëm dy subjekte nuk përgjigjen politikisht dhe zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta. Ata janë kryetarët e komunave dhe deputetët. Kjo praktikë duhet të ndalet sepse, siç e dimë, patëm një kryetar komune që kishte kryer klasën e katërt, ju mund të vini edhe gomar, si në Amerikë, atje zgjidheshin një qen për kryetar komune, por kjo është për një bashkësi lokale që numëron 100 njerëz, e jo si te ne për Qytetin e Shkupit apo për Kumanovën me 110.000 banorë. Duhet t’i përcaktojmë kushtet se kush mund të jetë kryetar komune dhe kushtet se kur mund të shkarkohet ai”.

 

BORXHE PA BAZË

 

Se komunat kanë bërë borxhet pa kurrfarë masash dhe kriteresh, pohojnë edhe kryetarët aktualë të komunave.

Kryetari i mëparshëm i komunës, për katër vite prej vitit 2013 deri në vitin 2017 asnjë faturë nuk i ka paguar ndërmarrjes komunale, kështu që komuna ka borxhe ndaj Ndërmarrjes publike në vlerë prej 1.5 milionë eurosh”, thotë Kocevski. “Më karakteristik është shembulli me Gostivarin, ku kishte një grumbullim prej 17%, mund të paramendoni sikur të jetojmë në komunizëm, domethënë askush nuk ka paguar asgjë, gjegjësisht kanë paguar vetëm 17% dhe prandaj ndërmarrjet komunale kanë pasur borxhe kaq të mëdha”.

I pakënaqur nga puna e disa vetëqeverisjeve lokale është edhe ministri i shoqërisë informatike dhe administratës.

Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike dhe administratës, me qëndrim: “Duhet t’i optimizojnë shpenzimet e tyre dhe natyrisht ato duhet të jenë adekuate me të ardhurat e tyre#.

Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev, për herë të parë shpalli një thirrje me të cilën njoftoi se 50% të borxheve do t’i paguajë shteti. Për këtë qëllim nga arka e shtetit janë siguruar rreth 50 milionë eurosh. Ky propozim-ligj u konvenon shumë komunave, kryetarët e të cilave kanë shpenzuar pa pasur parasysh interesat e qytetarëve.

Ne si qeveri u ballafaquam me sfidën se këto borxhe janë mbledhur prej vitesh, ku për shkak të të punësuarve, ku për shkak të situatave të ndryshme, sidoqoftë ajo është gjendja faktike, borxhet ekzistojnë. Komunat u bllokuan. Rreth 20 komuna ishin me një llogari të bllokuar. Ne mund ta linim atë ashtu ose të ndihmojmë që të zhbllokohen ato dhe tani normalisht do të kërkojmë rezultate, kjo nuk është diçka për të cilën gjë do të duhet të shpresojnë edhe vitin e ardhshëm. Kjo është një herë. Tani dhe kush e di kur, ndoshta nuk do të duhej kurrë më”, thotë Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike dhe administratës.

Kaosi me financimin dhe funksionimin e pushtetit komunal vjen nga legjislacioni aktual dhe nga dëshirat e pushtetit qendror.

“Në Ligjin për qeverisjen lokale duhet të aplikohet parimi i përgjegjësisë. Ai ligj ka shumë paqartësi. Më ndryshimin e ligjit zgjedhor ne vazhduam mandatin e kryetarëve të komunave dhe të këshillave, që është një gjë e palogjikshme. Ligji për vetëqeverisjen lokale miratohet me dy të tretat e votave, ai është një ligj sistematik. Ne nuk mund të themi se me një ligj për zbatimin e zgjedhjeve vazhdohen mandatet e kryetarëve ekzistues”, thotë profesori Davitkovski.  

 

OHRI, TETOVA, KARPOSHI…NË BORXHE NGA MBIPUNËSIMI

 

Në listën e vetëqeverisjeve lokale me më shumë borxhe dhe mbipunësime gjenden të njëjtat komuna. Sipas hulumtimeve të Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve, në top 10-shin e komunave me mbipunësim më të madh janë Pehçeva me 5 të punësuar për 1.000 banorë, Tetova me 5, Nagoriçi i Vjetër me 5, Karposhi me 4, Ohri me 4, ndërsa standardi evropian për 1.000 banorë është vetëm 1 i punësuar.

“Ne kemi rreth 90 punonjësish në administratën komunale, ndërsa Komuna e Ohrit, e cila ka borxhe shumë të mëdha dhe është me një llogari të bllokuar, në 20 vitet e fundit dhe më shumë, e cila ka një numër të ngjashëm banorësh si Velesi, ka 240 të punësuar. Komuna e Karposhit, e cila është pak më e madhe se ajo e Velesit, ka 430 të punësuar dhe ka kompetenca më të vogla se Velesi, sepse në Veles shkollat fillore, shkollat e mesme, kopshtet e fëmijëve, institucionet e kulturës, njësia territoriale e zjarrfikësve janë në nivel lokal. Komunat e Shkupit nuk i kanë ato kompetenca sepse një pjesë e tyre janë nën Qytetin e Shkupit. Në Shkup, vetëm kopshtet e fëmijëve dhe shkollat fillore janë në nivel komunal. Nuk ka logjikë që Karposhi të ketë 430 të punësuar, kjo do të thotë se komuna është e stërmbushur me kuadro të merituara partiake, të cilat ngarkojnë seriozisht buxhetin dhe në atë mënyrë janë bërë borxhet dhe tani nuk është korrekte që shteti t’i mbulojë borxhet që janë bërë për këto shkaqe, edhe unë mund të jem i mirë për 100 familje të Velesit dhe ta hap ventilin dhe të lejoj që të punësohen edhe 100-200 njerëz, por çfarë do të arrij me këtë, qëllimi im është që t’i shpenzoj paratë e qytetarëve, të cilët janë të varfër, për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, për ujësjellës, rrugicë dhe rrugë, e jo për pagat e kuadrove të merituara partiake”, thotë Ace Kocevski i Velesit.

Borçe Davitkovski, profesor në Fakultetin Juridik, vlerëson se “për fat të keq, në vendin tonë, vetëm dy subjekte nuk përgjigjen politikisht dhe zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta”. “Ata janë kryetarët e komunave dhe deputetët. Kjo praktikë duhet të ndalet sepse, siç e dimë, patëm një kryetar komune që kishte kryer klasën e katërt, ju mund të vini edhe gomar, si në Amerikë, atje zgjidheshin një qen për kryetar komune, por kjo është për një bashkësi lokale që numëron 100 njerëz, e jo si te ne për Qytetin e Shkupit apo për Kumanovën me 110.000 banorë. Duhet t’i përcaktojmë kushtet se kush mund të jetë kryetar komune dhe kushtet se kur mund të shkarkohet ai”.

 

PUSHTETI QENDROR MBRON KRYETARËT “E VET”

 

Një zgjidhje për kryetarët e komunave të cilët kanë shpenzuar pa nevojë, por shpenzojnë edhe tani ka, por pushteti qendror nuk e zbaton atë për t’i shpëtuar anëtarët e tij partiakë që janë kryetarë komunash.

Organet kompetente shtetërore nuk i ndërmarrin të gjitha masat e parapara me ligj për t’i sanksionuar kryetarët e komunave që kanë probleme me funksionimin financiare. Raportet e Entit Shtetëror të Revizionit, për funksionimin e keq financiar dhe për keqpërdorimet e komunave, nuk i marrin seriozisht as Prokurorinë publike, as Policinë financiare”, thotë Ace Kocevski, kryetar i komunës së Velesit. “Ligji për financim ka paraparë se komunat, të cilat kanë një xhiro-llogari të bllokuar në vazhdimësi 30 ditë ose me ndërprerje 45 ditë,se duhet të ndërmarrin një iniciativë për të shpallu një gjendje të pasigurisë financiare. Duhet të formohet një trup i cili do të menaxhojë financiarisht me komunën, në të cilin do të jenë anëtarë 2 përfaqësues nga Ministria e Financave, nga BNJVL-ja, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe kryetari i komunës dhe ata të propozojnë një program për të dalë nga kriza financiare. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë deri më tani. Borxhet e komunave janë shumë të mëdha, asnjë kryetar komune nuk është marrë në përgjegjësi, ndërsa qeveria vendosi t’i mbulojë me mjete të veta borxhet e komunave”.   

Vendimi i Qeverisë për t’i paguar faturat e kryetarëve të mëparshëm të komunave shkaktoi një revolt të madh te njohësit e punës së komunave në vend.

“Në vend se të merret të paktën një variant që të riprogramohet borxhi për 10 vjet dhe t’u jepen para nga buxheti, por ato t’i kthejnë paratë. Kështu, del se bëhet një prerje, ja merrni 60 milionë, filloni nga fillimi, pra këta do të fillojnë të bëjnë humbje të reja. Nëse një herë vendosni një praktikë e keqe, këtë që e bën qeveria, sipas meje, është një praktikë e keqe, i menaxhon komunat në mënyrë të keqe. Nëse komuna nuk ka para, kjo nuk do të thotë se do të hiqet, kjo do të thotë se komuna nuk mund të falimentojë, por do të ketë një administrim të përkohshëm, ku pushteti qendror do të menaxhojë me resurset e komunës. Kryetari i komunës do të largohet. Kjo është një gjë normale në të gjitha vendet, vetëm në Maqedoni ai mbetet në atë post, pranon njerëz të rinj ata të mëparshmit nuk i largon nga puna, ja në komunën time të Karposhit ka 400 të punësuar, kanë ndërtuar ndërtesën e re, por nuk mund ta lëshojnë në përdorim sepse kanë borxhe prej 40-50 milionë eurosh e kështu me radhë”, thotë Davitkovski.

Se Qeveria ka për qëllim t’i mbulojë komunat me operim të keq dhe t’i stimulojë ato të bëjnë shumë shpenzime pa nevojë ne vend se t’i zhvillojë komunat, konfirmon fakti se asnjë qeveri deri më tani nuk i ka paguar paratë për zhvillimin e barabartë rajonal, të cilat, sipas Kushtetutës, u takojnë vetëqeverisjeve lokale. Ajo shumë është 1% e BPV-së ose me shifra absolute është rreth 90 milionë eurosh. Ne vend se t’ua japë ato para të gjitha komunave në mënyrë të barabartë dhe t’i shpërblejë ato që kanë punuar mirë, siç janë Komuna e Velesit, ajo e Haraçinës ose e Studeniçanit, ata ua transferojnë paratë atyre komunave të cilat kanë shpenzuar dhe kanë punësuar pa nevojë.

“Ato mjete shteti asnjëherë nuk i ka dhënë, te jemi të sinqertë. Ajo është obligimi i pushtetit qendror ndaj atij lokal. Ky është një fakt dhe nuk ka ikje prej tij. Këto 60 milionë euro që jepen tani, ky është një kthim prapa i vetëqeverisjes lokale”, thotë Davitkovski.

Se është ashtu konfirmojnë edhe paralajmërimet e Komunës së Tetovës, ku kryetar i komunës në mandatin e dytë është Teuta Arifi. Ajo, pavarësisht borxheve milionëshe dhe mbipunësimit shumë të madh, tani ajo do të marrë hua jashtë Maqedonisë për të blerë autobusë.

Përveç Tetovës, deri tani ndaj kreditorëve vendas dhe të huaj kanë borxhe 13 komuna me një vlerë totale prej 14.5 milionë eurosh. Ato janë Qyteti i Shkupit me 7 milionë euro, Komuna e Qendrës me 4 milionë euro, ajo e Karposhit me 2 milionë euro, ajo e Ilindenit me 800.000 euro, Komuna e Gostivarit me 200.000 euro dhe Komuna e Koçanit me 150.000 euro.

 

*Ky hulumtim është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Monitorimi i parimeve të administratës publike për ruajtjen e vlerave të menaxhimit të mirë”. Përmbajtjet në video janë përgjegjësi e vetme e Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

*Storja është mbështetur nga QGH SCOOP Maqedonia në kuadër të projektit NED “Promovimi i transparencës përmes raportimit hulumtues”. 

Shkruaj një koment

Koment(e)