Shkruan: Goran Lefkov
Rasti i sinjalizuesit më të famshëm çek Libor Mihalek është një nga më mbresëlënësit në Bashkimin Evropian. Ai dy herë mbathi këpucët e sinjalizuesit, ndërsa herën e tretë është autor i ligjit çek për bilbilfryrësit nga viti 2013.
Titullin e sinjalizuesit ai e mban mbi supe me krenari që nga viti 1996. Si ndërmjetësues i Fondit Kombëtar të Pronës, institucioni homolog i ynë ishte Agjencia e Privatizimit të Kapitalit Shoqëror, ai ekspozoi një skemë mashtruese për nxjerrjen e parave të shtetit nga ky Fond.
Menjëherë pas shpalljes së skemës, Mihalek humbi punën në moshën 38-vjeçare. Shkoi në gjykatë, paditi Fondin dhe gjykata pranoi padinë. Fondi Kombëtar i Pronësisë duhet të dëmshpërblejë Mihalekun sepse e shkarkoi padrejtësisht.
Rolin e dytë të rëndësishëm të sinjalizuesit, Mihalek e fiton më shumë se një dekadë më vonë. I njohur tashmë për publikun dhe me përvojë si sinjalizues. Në gusht të vitit 2010, Mihalek u emërua Drejtor i Fondit Kombëtar Çek për Mjedisin. Tashmë në dhjetor të po këtij viti ai vu në dukje një krim shumë të rëndë. Këtë herë për qindra milionë euro. Si drejtor i këtij fondi, ai zbuloi një skemë tenderi për një fabrikë uji në Pragë. Sipas tij, fabrika vlen më shumë se 3 miliardë korona çeke ose rreth 123 milionë euro. Mihalek e raporton këtë skandal në Komisionin Kundër Korrupsionit.
Provat për skandalin Mihalek i incizoi fshehurazi. Personi i incizuar në tregimin e Mihalekut është Martin Knetig. Në atë kohë, Knetig vepronte si këshilltar i Ministrit të Mjedisit, Pavel Drobil.
Në audio-incizimin e bërë nga Libor Mihalek shfaqet zëri i Knetig, i cili i kërkon Mihalekut të manipulojë tenderin, që me tepricën e 123 milionë eurove të financojë partinë politike Demokracia Qytetare, prej nga vjen ministri Pavel Drobil.
Kryeministri Petër Neças mbrojti Drobilin dhe e quajti Mihalek të pabesueshëm pavarësisht nga reputacioni i tij publik si bilbilfryrës.Meqë Demokracia qytetare u zotuan për të luftuar korrupsionin, humbja e ministrit të tyre të parë për akuzat për korrupsion ishte një goditje për pozicionin e partisë. Incidenti i Drobilit ishte i pari nga disa dorëheqje të profilit të lartë. Më 21 dhjetor 2010, shefi i policisë çeke Aldrich Martinu dha dorëheqjen pas një thirrjeje njëmujore të ministrit të Brendshëm Radek John për largimin e tij, pjesërisht për shkak të çështjes Drobil. Pas publikimit të videos, Drobil i ofroi Mihalekut një post nënkryetar në partinë e tij, vetëm për të hequr akuzat, pasi Demokracia qytetare po bënin fushatë pikërisht në këtë drejtim, luftën kundër korrupsionit.
Mihalek i qëndron besnik vlerave të tij dhe nuk e tradhton vizionin e tij për një botë pa korrupsion. Ai është një njeri që beson se nëse të gjithë qëndrojmë në radhën e sinjalizuesve kur kemi ndonjë sjellje kriminale, bota do të ketë shumë më pak korrupsion dhe qytetarët do të jetojnë shumë më mirë.
I udhëhequr nga kjo ide, Mihalek hyri në politikë, ku si kandidat i pavarur hyri në Parlamentin çek dhe aty në vitin 2013 propozoi ligjin e parë çek për mbrojtjen e sinjalizuesve.
Libor Mihalek është fitues i Çmimit të Fondit Anti-Korrupsion, i ndjekur nga Çmimi i Fondacionit Charter 77.
Mihalek ishte anëtar i Senatit çek nga 2012 deri në 2018.