Lidhja mes gazetarisë investigative dhe sinjalizimit

Shkruan: Goran Lefkov

Sesioni i fundit i ditës së parë të konferencës ishte i mbushur me gazetarë. Sesionin e udhëhoqi profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup, përkatësisht e studimeve për gazetari, Jasna Baçovska-Nediq. Në fjalën e saj, ajo theskoi se Maqedonia ka disa gazetarë të mirë që mund të përballen me standardet botërore, por në përgjithësi gazetarët janë larg nivelit të kërkuar. Ajo përmendi se nëse nuk kemi gazetarë të mirë, nuk do të kemi një demokraci të mirë.

Slagjana Taseva në fjalën e saj theksoi se kemi problem serioz me luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet e larta të pushtetit. Korrupsioni është i pranishëm edhe në nivelet më të ulëta të qeverisjes dhe ai kthehet në korrupsion sistemik dhe për këtë është e rëndësishme që sinjalizuesit të nxjerrin informacione për dukuritë devijuese në institucione.

Kristina Atovska beson se gazetarët janë institucioni i vetëm ku sinjalizuesit pranohen si heronj të vërtetë, në kundërshtim me perceptimin publik. Ajo përmendi një fjali interesante se institucioneve maqedonase u duhen 10 muaj për të përgatitur një ligj, por 10 vite për ta zbatuar atë si duhet.

Në të njëjtin debat, Goce Trpkovski theksoi se historitë më të mira vijnë nga sinjalizuesit. Ai prezantoi një fotografi të prezantimit të tij për trajnerët e agjencisë së lajmeve Reuters, në të cilën mund të shihet me rrathë koncentrike se sa larg mund të shkonte gazetari. Nga ajo foto u pa se është praktikisht e pamundur të ketë një storie të madhe investiguese pa ndihmën e një sinjalizuesi ose një burimi brenda vetë organizatës.

 Veprat e sinjalizuesve dhe sinjalizimi janë të lidhura ngushtë me gjykatat. Nuk ka pothuajse asnjë vepër sinjalizuese që nuk ka përfunduar ose nuk do të përfundojë në gjykatë. Sinjalizuesi që në fillim të procedurës së raportimit e di se është diçka e kundërligjshme dhe për këtë e raporton rastin. Gordana Duvnjak, një redaktore me përvojë që mbikëqyr gjyqësorin, beson se në të kaluarën gjykatësit as që e njihnin punën në të cilën ishin përfshirë sinjalizuesit. Këtë në fjalën e saj e përmendi edhe Tinka Kiteska. Procedimet e saj në gjyq janë zvarritur prej 3 vitesh, ndonëse sinjalizuesit duhet të kenë përparësi ndaj çështjeve të tyre para gjykatës.

Ky ishte sesioni i fundit i konferencës për mbrojtjen e sinjalizuesve në Shkup. Kjo ngjarje ishte specifike dhe unike sepse për herë të parë sinjalizuesit dolën publikisht për të folur për problemet në vetën e parë. Kishte ish sinjalizues dhe sinjalizues aktualë dhe mes tyre u krijua një sinergji e fortë. Izolimi është një nga problemet serioze të sinjalizuesve dhe kjo ishte një mënyrë për ta kapërcyer atë. Në fund, u dërgua mesazhi për të mirëpritur konferencën e radhës dhe Ditën e ardhshme Ndërkombëtare të Sinjalizuesve me më shumë artikuj dhe mbrojtje shumë më të madhe të sinjalizuesve.

Shkruaj një koment

Koment(e)