Liria e gazetarëve mbulon edhe shkuarjen e mundshme drejt një shkalle të caktuar të teprimit, madje edhe në provokim
SCOOP: Disa aplikacione të qytetarëve të Maqedonisë janë dërguar në gjykatë dhe deri në fund të këtij viti pritet të fillojë shqyrtimi i tyre. Bëhet fjalë për paditë të ngritura nga zotërinjtë Jani Makraduli, Nikolla Gelevski dhe javorja Fokus, për kontestet gjyqësore që përfunduan me kërkesa për dëmshpërblime të larta në vend. A keni informacion lidhur me këto lëndë dhe deri ku është procedura?
Mirjana Llazarova Trajkovska: Është e saktë se për momentin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër Republikës së Maqedonisë, në procedurë janë disa ankesa që lidhen me lirinë e shprehjes në kontekst të fjalimit politik, fjalimit gazetaresk apo qëndrimit të shprehur publikisht të një intelektuali dhe mendimtari të njohur. Nga informacionet publike që janë në dispozicion, mund të shihni se një pjesë e lëndëve për të cilat interesoheni, tashmë janë të komunikuara me shtetin. Shpejtësia me të cilën do të veprojë Gjykata e Strasburgut dhe koha e marrjes së vendimeve për këto lëndë do të varet nga disa faktorë të brendshëm dhe nga dinamika të cilën e ka paraparë Gjykata për rastet nga Maqedonia në vitin që vijon. Më 10 janar të këtij viti, Gjykata e Strasburgut ka marrë aktgjykimin e parë për Republikën e Maqedonisë në lidhje me lirinë e shprehjes për ankesën e Selmanit dhe të tjerëve kundër Republikës së Maqedonisë, i cili u publikua më 9 shkurt. Ky aktgjykim tashmë është komentuar nga shumë respektues të të drejtave të njeriut si një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e lirisë së bartjes së informacioneve nga ana e gazetarëve nga ngjarjet që janë të rëndësishme për debatin publik.
SCOOP: Gazetarët janë gjithnjë e më shumë një cak i padive për shpifje dhe fyerje, a bëhet fjalë për “vulgaritetin” në shprehjen e gazetarëve ose për ndjeshmërinë e tepërt të politikanëve dhe personave publikë?
Mirjana Llazarova Trajkovska: Edhe pse në kontekstin e Republikës së Maqedonisë, mund të gjenden shembuj edhe për sjelljen e parë edhe për atë të dytë, politikat dhe kuptimi i lirisë së shprehjes e përcaktojnë qëndrimin ndaj shprehjes gazetareske. Liria e shprehjes kërkon kulturën e tolerancës dhe pranimin e mendimit kritik të gazetarëve me një sjellje të veçantë ndaj mbrojtjes së shprehjes së gazetarëve, e cila ndonjëherë mund të ofrojë informacione që mund të shkaktojnë një shok, një mospranim ose një shqetësim. Liria e gazetarëve mbulon edhe shkuarjen e mundshme drejt një shkalle të caktuar të teprimit, madje edhe në provokim, por me kusht që të gjitha këto të çojnë në transmetimin e informacioneve dhe përmbajtjeve që çojnë deri në debatin publik për çështjet e interesit publik. Gazetarët në çdo shoqëri demokratike kanë rolin e transmetuesve të informacioneve dhe ideve, ndërsa opinioni ka të drejtë për të marrë ato. Në të kundërtën, gazetarët nuk do të mund të realizojnë rolin e tyre të “mbikëqyrësit publik” ose siç thotë Gjykata e Strasburgut “qeni-rojtar”. Nga ana tjetër, shprehja politike nënkupton lirinë në debatin politik, por edhe zhvillimin e kulturës së tolerancës për një kritikë, vlerësim ose qëndrim, të shprehur publikisht nga ana e gazetarëve.
SCOOP: Sipas jush, çfarë thotë teoria dhe cilat janë përvojat e praktikës? Ku është kufiri i shprehjes së gazetarëve dhe ku është keqpërdorur nga ana e gazetarëve liria e fjalës?
Mirjana Llazarova Trajkovska: Demokracia e shëndetshme paraqet kontrollin e afërt jo vetëm nga ligjvënësi dhe autoritetet gjyqësore, por edhe nga opinioni ose mediat. Liria e shprehjes do të jetë një bazë për cilëndo deklaratë përderisa ajo nuk çon drejt inkurajimit dhe thirrjes së dhunës, rezistencës me armë dhe derisa nuk paraqet një fjalim të urrejtjes. Kufiri është këtu.
SCOOP: Sa funksionarët që kanë qenë të lënduar, kanë pasur bazë për të dhe a ngrenë lehtë padi të cilat i përdorin si një mjet për presion?
Mirjana Llazarova Trajkovska: Në praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kemi shembuj të shumtë të politikanëve që kanë ngritur procedura kundër gazetarëve. Atë që ju e quani padi si një mjet presioni, Gjykata e Strasburgut e kualifikon si një padi që ka një “efekt ngrirës” dhe ka për qëllim jo vetëm për të heshtur gazetarin konkret, por edhe të ndikojë me një efekt të frikësimit ndaj çdo gazetari, kritiku ose analisti tjetër, i cili ka për qëllim që të nxjerrë një qëndrim të vlefshëm lidhur me një politikan. Nga ana tjetër, ka edhe shembuj kur Gjykata ka pranuar se jo çdo lajm është i interesit të debatit publik dhe çdoherë kur nuk ka pasur një gazetari përgjegjëse, por thjesht vetëm një kënaqje të kureshtjes së shtypit të verdhë, i cili ka dëmtuar reputacionin e personit, ka pranur vendimin e gjykatave kombëtare (Van Hannover kundër Gjermanisë ose Hashet Filipachi kundër Francës).
SCOOP: Sa i përdorin gjykatat tona standardet evropiane gjatë marrjes së aktgjykimeve?
Mirjana Llazarova Trajkovska: Nga lëndët që kanë ardhur deri më tani në Gjykatën e Strasburgut, nga ana e gjykatësve të Maqedonisë ende nuk përdoret ose mjaft ose siç duhet praktika e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Praktika e Gjykatës Evropiane vazhdimisht përmirësohet, zgjerohet, shpjegohet. Në këtë kontekst, se sa është e rëndësishme liria e shprehjes mund të shihni edhe nga fakti se në dy vitet e fundit, nga gjithsej 40 aktgjykime të Këshillit të madh gjyqësor (i cili konstaton aktgjykimet më të rëndësishme), 10 aktgjykime janë të lidhura me aspekte të ndryshme të lirisë së shprehjes.
SCOOP: Shprehja “dhembja shpirtërore” është arsyetimi më i shpeshtë mbrojtës në sistemin e mbrojtjes, kush dhe në cilën mënyrë mund ta konstatojë?
Mirjana Llazarova Trajkovska: Edhe pse ka një mbrojtje shumë të gjerë, liria e shprehjes nuk është në grupin e lirive dhe të drejtave absolute dhe Gjykata pranon se në rastet e përcaktuara në mënyrë rigoroze, të cilat duhet të jenë të rregulluara në mënyrë precize me ligj, kanë qëllimin e qartë legjitim dhe janë të nevojshme për një shoqëri demokratike, mund të ndodhë një kufizim të lirisë së shprehjes. Njëkohësisht, gjykatat kombëtare kanë një margjinë të caktuar të vlerësimit në marrjen e vendimeve dhe për shkak se ato janë të pozicionuara më mirë për të konstatuar faktet, ato mbajnë barrën për të dëshmuar arsyeshmërinë e masës së zbatuar. Megjithatë, pasi “dhimbja shpirtërore” që është përjetuar nuk do të thotë edhe marrjen jo proporcionale të dënimin (i cili edhe pse mund të jetë me të holla, mund të ketë një barrë jo proporcionale për atë për të cilin është shqiptuar i njëjti), dhe në raste të tilla, edhe pse do të ishte i justifikuar, lartësia e tij mund të jetë një bazë për të konstatuar shkelja e lirisë së shprehjes. Megjithatë, kur Gjykata e Strasburgut e përcakton shumën e kompensimit të drejtë, ajo përdor rregulla të brendshme të cilat i zbaton për secilin rast konkret varësisht nga rrethanat e lëndës.