Mangësi ligjore: Për disa medalje, për të tjerët shpërblime

Autor: Vesna Ivanovska-Ilievska

Doc. dr. Miha Bukleski në njërën prej olimpiadave / Foto: SHTM

Mban rreth 300 orë shtesë pa pagesë çdo vit. Entuziazmi nuk e ka braktisur akoma, megjithëse thotë se po lodhet nga situatat e palogjikshme, beteja të humbura paraprakisht. Dr Miha Bukleski, docent i Institutit të Kimisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrore-matematikore në Shkup, është një nga të paktët punonjës në institucionet e arsimit të lartë, të cilët çdo vit i përgatisin nxënësit e talentuar të shkollave të mesme për gara në Olimpiada Ndërkombëtare. Në rastin e tij për Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë (IChO), një nga garat më prestigjioze për shkollat e mesme në botë. Ai ka qenë për disa vjet mentor i nxënësve që kanë fituar medalje, por për shkak të një numri pengesash sistemike, ai nuk mund ta marrë shpërblimin që i takon. Fatin e tij e ndajnë edhe mentorët e punësuar në institucionet e arsimit të lartë, të cilët përgatisin nënës për një nga 13 garat ndërkombëtare (olimpiadat) të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (MASH). Frustracioni tek mentorët është edhe më i madh sepse shpërblimin monetar e marrin mësimdhënësit që nuk janë mentorë të nxënësve. Këta mësimdhënës, nga ana tjetër, konsiderojnë se janë pjesë e arsimit të përditshëm të shpresuesve të rinj në shkencë, duke investuar në mënyrë plotësuese në mbindërtimin e këtyre nxënësve dhe për këtë arsye u takon ky shpërblim monetar.

LIGJI MUNDËSON SHPËRBLIM, POR PËR CILIN?

„Vitin e kaluar fitova një medalje ndërkombëtare. Pastaj konkurrova për shpërblim monetar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Më duhej të mblidhja shumë dokumente dhe vërtetime, që jam student i rregullt dhe të ngjashme. Konkurruam së bashku me një profesoreshë të shkollës së mesme”, thotë bashkëbiseduesi ynë (identitetin e të cilit e ka të njohur redaksia). Ai është ndër dhjetë nxënësit e shkollave të mesme që fitoi medalje në një nga 13 Olimpiadat e akredituara. Përgatitjet intensive për Olimpiadën janë bërë në Institutin e Kimisë, me doktorë shkencash të punësuar nga instituti. Pasi ka fituar medalje bronzi, sipas propozicioneve të përcaktuara në Ligjin për arsimin e mesëm (neni 24-b, paragrafi 3), ai 12 muaj ka marrë shpërblim prej 8,000 denarë. Të njëjtin shpërblim mund ta marrin mësimdhënësit e punësuar në shkollat e mesme, por jo edhe mentorët, doktorët e shkencave që janë të punësuar në fakultet.

MASH ia ndan akreditimet një shoqate përkatëse shkencore, e cila më pas i organizon dhe i përgatit nxënësit e shkollave fillore ose të shkollave të mesme për një konkurs ndërkombëtar në fushën e shkencave natyrore, matematikës ose informatikës. Më shpesh këto janë doktorë të punësuar në fakultete sepse problemet që zgjidhen në garat ndërkombëtare janë të nivelit më të lartë se materiali që mësohet në shkollë të mesme.

Sipas nenit 24-b, paragrafi 3 i Ligjit për arsimin e mesëm, MASH i ndan nxënësit dhe mësimdhënësit që e ka përgatitur atë për gara, një shpërblim individual në para prej 50% të pagës mesatare neto për vendin e parë, 40% për vendin e dytë dhe 30 % për vendin e tretë. Përkatësisht, MASH u jep atyre një shpërblim parash prej 12,000 denarësh në muaj për medaljen e artë, 10,000 denarë për medaljen e argjendtë dhe 8,000 denarë në muaj për medaljen e bronzit. Shpërblimi monetar paguhet për një periudhë prej 12 muajsh.

Bazuar në këtë nen, MASH shpall thirrje publike që të paraqiten medalistët dhe mentorët e tyre për të marrë shpërblimin e merituar monetar. Këtu fillojnë problemet e mentorëve. Ata, të vërtetit, të cilët tre muaj i përgatitin nxënësit për të arritur rezultate kulmore, janë të pamundësuar ta fitojnë shpërblimin. Këtë avantazh e shfrytëzojnë mësimdhënësit e punësuar në shkollat e mesme.

Bukleski është anëtar i Lidhjes së Kimistëve dhe Teknologëve (SHTM), një shoqatë e akredituar nga MASH-i për përgatitjen e nxënësve të shkollave të mesme për IChO. SHT në vitin 2015 mori përsipër organizimin për zgjedhjen e nxënësve të shkollave të mesme që do ta përfaqësojnë vendin tonë në garën prestigjioze.

  • Gjithçka filloi në mënyrë modeste, por përmes përvojës jemi përmirësuar si në përzgjedhjen e nxënësve ashtu edhe në mënyrën e përgatitjes së tyre. Akoma jemi duke zhvilluar një sistem për përgatitje dhe testim sa më efikas, të specializuar dhe të synuar për t’ aftësuar nxënësit të konkurrojnë në gara ndërkombëtare. Për herë të gjashtë e fillojmë ciklin e përgatitjeve për pjesëmarrje në garat e radhës në vitin 2020 – thotë Bukleski.

Për një kohë të shkurtër janë parë rezultatet- medalja e parë u fitua në vitin 2017, vetëm dy vjet pasi organizimin e mori përsipër SHTM-ja.

  • Ai vit ishte i vështirë. Mezi u nisëm, një ditë më vonë seç parashihej, por me ngul i kundërshtuam të gjitha padrejtësitë dhe arritëm të sigurojmë medaljen e parë të IChO për vendin tonë – gara më e renomuar nga fusha e kimisë në nivel botëror dhe një nga gjithsej 12 garat e diturisë të njohura në të gjithë botën. (pa projekte!). Në dy vitet e ardhshme u fituan edhe 4 medalje të bronzta ose gjithsej 5 medalje – shpjegon Bukleski.
Doc. dr. Miha Bukleski (i pari nga e majta në të djathtë) dhe prof. dr. Marina Stefova me ekipin e Olimpiadës në Tbilisi, Gjorgji në vitin 2016 / Foto: SHTM

TË GJITHA SHOQATAT ME TË NJËJTIN PROBLEM

Në vitin 2017, edhe pse kishin fituar medalje, nuk e kanë ditur se ekzistonte mundësi ligjore që mentorët të marrin shpërblim për medaljene fituar.

  • Këtë e mësuam në vitin 2018 kur kuptuam që edhe në vitin 2017, e më pas edhe në vitin 2018 janë ndarë shpërblimet e parapara për mentorët . Por, ata nuk ishim ne, anëtarët e SHTM-së. Në vitin 2018 i kontaktuam ftuesit e medaleve për mundësinë që të konkurrojmë për shpërblim, njëri prej tyre na informoi se tashmë kishin konkurruar me profesoreshën e tij të shkollës së mesme. Sinqerisht, u befasuam dhe u ofenduam nga ky hap. Me nxënësin tjetër konkurruam bashkë, por atëherë mentori u refuzua për shkak të mospërmbushjes së kushteve të konkursit – shpjegon Bukleski.

Nga MASH-i e kërkuam listëne mësimdhënësve që kanë konkurruar dhe kanë marrë shpërblim. Sipas evidencës së tyre, në vitet shkollore 2016/2017 dhe 2017/2018 shpërblim kanë marrë katër mësimdhënës dhe shtatë nxënës.

Biljana Petreska, mësimdhënëse e kimisë në shkollën e mesme “Rade Jovçevski-Korçagin” të Shkupit, është një nga dy mësimdhënësit që kanë konkurruar dy herë dhe e kanë fituar shpërblimin me para nga MASH-i. Ajo konsideron se është meritore për medaljet që kanë fituar nxënësit e saj sepse kjo është pjesë e arsimimit të tyre të përditshëm.

  • Ne, mësidhënësit, jemi katër vite me nxënësit. Ne jemi shtysa themelore për sukseset e tyre. E vlerësoj edhe investimin e profesorëve të fakultete. Këto janë përgatitje për nivele më të lartë të cilat ne nuk kemi kushte për t’u siguruar nxënësve. Por ne punojmë me këta fëmijë çdo ditë, mbajmë mësim shtesë. MASH-i gjithashtu duhet të bëjë të mundur që anëtarët e fakulteteve të marrin shpërblime. Ky është një sukses i  ynë i përbashkët – thotë Petreska.

Mentorët të cilët i përgatisin nxënësit për garat komplekse thonë e është e palogjikshme që në Thirrjen publike për ndarjen e shpërblimit me para për medalje të fituar kërkohen deklarata nga drejtori i shkollës, prindërit e nxënësve dhe nga vetë mësimdhënësi se ai e ka përgatitur nxënësin për në olimpiadë.

  • Pse, thjeshtë, nuk kërkohet vërtetim nga Olimpiada ku janë cekur emrat e mentorëve të vërtetë, por deklarata që nuk janë të vërteta? Ndoshta sepse nuk e posedojnë – thotë Bukleski.
Gjimnazi i Shkupit “Rade Jovçevski-Korçagin”/ Foto: Flickr.com

Dragan Arsovski, drejtor i “Rade Jovçevski-Korchagin”, thotë se kur emëron mentorë të nxënësve, nuk mund të emërojnë dikë që nuk është nga shkolla.

– Ata mësimdhënës janë mentorë dhe i përgatitin nxënësit për gara komunale, rajonale, shtetërore. Për mua, ai mësidhënës është mentor. Nuk mund të emëroj dikë që nuk është nga kjo shkollë. Në atë rast ai duhet të angazhohet si bashkëpunëtor i jashtëm, të paguhet për punën e tij, etj. Nëse nxënësi e përfaqëson shkollën “Korçagin”, mentori i tij patjetër të jetë nga kjo shkollë – thotë Arsovski.

MASH: PATJETËR TË PRITEN NDRYSHIMET NË LIGJIN E RI

Probleme të ngjashme kanë shoqëritë e fizikanëve, biologëve, gjeografëve, matematikanëve dhe të mësidhënësve të informatikës (DFRM, MBD, MGD, SMM dhe ZIM). Të gjithë ata që i përgatitin nxënësit për në olimpiadë më së shpeshti janë të punësuar në institucionet e arsimit të lartë. Kryetarët e SHTM, DFRM, SMM dhe ZIM vitin e kaluar i kanë dërguar letër zyrtare Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në të cilën kanë kërkuar që të ndryshohen kushtet e Thirrjes Publike. Kurrë nuk kanë marrë përgjigje nga MASH-i.

Pyetjeve drejtuar Inspektoratit Shtetëror të Arsimit nëse shohin ndonjë situatë të kontestueshme në mënyrën e publikimit dhe realizimit të Thirrjes Publike, ata u përgjigjën shkurt:

  • Përgjigje, respektivisht interpretim kërkoni nga organi që e publikon Thirrjen Publike.

Nga MASH-i shpjegojnë se Ligji për arsimin e mesëm e rregullon fushën e arsimit të mesëm dhe i referohet të drejtave, mundësive dhe obligimeve të nxënësve dhe të punësuarve (mësidhënësit, bashkëpunëtorët, menaxhimenti) në shkollat e mesme.

  • Nxënësve të shkollave të mesme u japin mësim mësimdhënës nga të njëjtat shkolla të cilat për çdo ditë e realizojnë planprogramin e planifikuar të një lënde përkatëse dhe i përgatisin ata përmes marrjes së njohurive adekuate. Çdo angazhim shtesë i personave që nuk janë të punësuar në shkollë të mesme, është vendimi dhe vullnet individual i nxënësit dhe familjes së tij, por kjo nuk i nënshtrohet ligjit aktual – thonë nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun pranë MASH-it.

Në pyetjen se si mentorët të cilët i përgatisin nxënësit (doktorët e shkencave të punësuar në universitetet shtetërore) për të realizuar shpërblimin e tyre të garantuar me ligj, nga MASH-i sqarojnë se problemet do të tejkalohen ngjashëm si me Ligjin për arsimin fillor, ku është vënë një dispozitë që e rregullon këtë çështje.

Kërkesa e shoqatave deri në MASH
  • Shpërblim i ndahet edhe nxënësit, edhe mësimdhënësit, edhe mentorit. Presim që e njëjta dispozitë të pasqyrohet edhe në Ligjin për arsimin e mesëm, i cili së shpejti do të përpunohet. Ministria, për çmimin e parë, të dytë ose të tretë ose për medaljen e artë, të argjendtë ose të bronzit në një garë ndërkombëtare në fushën e matematikës, informatikës dhe shkencave natyrore, nxënësit, mësidhënësit që ia ligjëron lëndën nga këto fusha, si dhe mentorit që e ka përgatitur nxënësin për garën, individualisht u ndan shpërblim në lartësinë e 100% të pagës mesatare neto për çmimin e parë/medalje të artë, 80% për çmimin e dytë/medalje argjendit dhe 60% për çmimin e tretë/medalje bronzi – shpjegojnë nga MASH-i.

PËRSE JANË TË NEVOJSHME PËRGATITJE KOMPLEKSE?

Në shoqatat e akredituara për përgatitjen e nxënësve për olimpiadat ndërkombëtare ka anëtarë edhe të profileve dhe të ndryshme. Këto shoqata janë më së shpeshti janë organizatorët e garave rajonale dhe shtetërore në një lëndë të caktuar, ndërkaq prej fituesve dhe nxënësve të plasuar më lartë zgjidhen ata që përgatiten për në olimpiadë. Për garat në nivel rajonal dhe shtetëror, mësimdhënësit e shkollave, respektivisht të mesme i përgatisin nxënësit. Sipas Ligjit për arsimin e mesëm (neni 24-a, paragrafët 12-16), për arritjen e sukseseve të larta në garat shtetërore, janë paraparë çmime me para si për nxënësin ashtu edhe për mësimdhënësit.

Nga përgatitja e studentëve për Lojërat Olimpike tek Instituti i Kimisë në
PMF / Foto: SHTM

I pyetur se pse për Olimpiadën ndërkombëtare nxënësit përgatiten dhe punojnë me kuadër të Institutit të Kimisë, Bukleski shpjegon se kjo bëhet për shkak të problemeve që lidhen me përgatitjen praktike.

  • Shumica e shkollave të mesme nuk kanë kushte për realizimin e përgatitjeve eksperimentale.

Në disa shkolla nuk ka laboratorë kimikë, në të tjerat nuk ka pajisje laboratorike dhe/ose kimikate, ndërsa në shkollat profesionale (kimike, medicinale) nuk ka pajisje specifike dhe kimikate të nevojshme. Ndodh që edhe Institutit të Kimisë t’i mungojnë disa nga materialet e nevojshme, por përmes bashkëpunimit me industrinë ne arrijmë t’i sigurojmë ato. Në disa situata, SHTM na del në ndihmë për këto nevoja. Por ka një problem tjetër. Materiali i përgatitjes teorike përfshin tema që janë në nivelin e destinuar për studentët е vitit të parë dhe të dytë të studimeve të kimisë. Ndodh disa vite që të parashtrohen probleme në fushat e specializuara të kimisë dhe problematika që tek ne studiohen në shkallë më të larta të studimeve. Bëhet

fjalë për tema të avancuara, për të cilat disa mësimdhënsë të shkollave të mesme janë prononcuar se nuk janë në gjendje t’i përpunojnë me nxënësit. Për të zotëruar pjesë të caktuara, për shembull, nevojitet njohuri nga matematika e lartë, për çka në Institutin e Kimisë organizojmë përgatitje speciale – thotë Bukleski.

JURISTËT JANË DECID: LIGJI ËSHTË I QARTË

Në konsultim me ekspertë nga fusha e avokacisë, morëm interpretimin e Ligjit, Thirrja publike dhe kërkesa e

shoqërive shkencore që termi “mësimdhënës” të mos lidhet ekskluzivisht për një institucion arsimor të mesëm.

  • Në zbatim të Ligjit për arsimin e mesëm (neni 24b paragrafi 3), shpërblimet u jepen mësimdhënësve dhe nxënësve. Fakti që në thirrjen publike qëndron i punësuar nuk është asnjëfarë problemi për shkak se duhet interpretuar se mësimdhënësi duhet të jetë i punësuar në shkollë të mesme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut – me këtë aludohet se mësimdhënësit e punësuar jashtë vendit nuk kanë  të drejtë për një kompensim të tillë. Nëse nuk është i punësuar, ai nuk do të jetë as mësimdhënës, kështu që konsideroj se nuk ka vend për një interpretim ndryshe në këtë pjesë. Në reagimin deri te Ministria nga ana e profesorëve, termi mësues është keq interpretuar. Titulli mësidhënës ekziston vetëm në shkollat fillore dhe të mesme, nuk ekziston diçka si mësimdhënës në fakultet. Në përputhje me Ligjin për arsimtarët dhe bashkëpunëtorët profesionalë në shkollat fillore dhe të mesme, neni 6, paragrafi 1: “Mësimin në shkollën fillore, respektivisht të mesme e realizojnë mësimdhënësit” – thotë avokati.

Ai shton se në përputhje me Ligjin për arsimin e lartë, neni 161: “(1) Veprimtari të arsimit të lartë mund të kryEjë vetëm një person I zgjedhur në thirrje mësimore-shkencore, mësimore-profesionale, mësimore ose bashkëpunuese për kohën për të cilën ai është zgjedhur. (5) Në fakultet, titujt mësimorë-shkencorë janë docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar. (6) Në fakultetet në fushën e shkencave filologjike dhe në institucionet tjera të arsimit të lartë, ku zhvillohet mësimi për gjuhë, thirrje mësimore-profesional janë lektor dhe lektor i lartë “.

  • Së këndejmi, gabimisht barazohet nocioni mësimdhënës, si mësimdhënës në shkollë të mesme dhe mësidhënës në fakultet. Bëhet fjalë për tituj të ndryshëm dhe kuadër të ndryshëm që është i rregulluar në ligje të ndryshme – thotë avokati.
Prof. dr. Marina Stefova dhe Doc. dr. Miha Bukleski, mentorët e një
prej Olimpiadave / Foto:SHTM

Në ndërkohë, në Institutin e Kimisë tashmë po bëhen përgatitjet për ICho 2020. Bukleski edhe këtë vit do të mbajë orë plotësuese pa shpërblim  që i takon për mentorim. Së bashku me të gjithë mentorët e tjerë që janë në një pozicion të ngjashëm. I pyetur se si ndikon mbi të i gjithë procesi i injorancës nga institucioni më i lartë për arsim dhe shkencë në shtet, ai thotë:

– Entuziazmi, dëshira për sukses, nevoja për të treguar se edhe ne kemi nxënës kualitativ, kuadër profesional dhe se jemi të aftë të arrijmë rezultate janë vetëm një pjesë nga gjërat që na bëjnë të qëndrueshëm dhe na japin shpresë se arsimi edhe tek ne do të qëndrojë

përsëri në themele të forta dhe të shëndosha. Mirëpo, ai që duhet të jetë aleati ynë më i fuqishëm në këtë luftë për të fituar medalje, njohuri dhe radhitjen e sukseseve, duket se është armiku ynë më i madh. MASH-i me politikën e vet dhe qëndrimin injorant ndaj nesh, duket sikur të jetë shëmbëlltyrë e padrejtësisë dhe vrasës i heshtur i entuziazmit tonë. Në vend që ta kahëzojmë forcën, aftësitë dhe dëshirën për sukses në përgatitjen e nxënësve për Olimpiadën ndërkombëtare, ne jemi “harxhohemi” në kërkimin e drejtësisë dhe financave, që të mundemi të realizojmë çdo pjesëmarrje të radhës në Olimpiadë. Suksesi nuk është rezultat i përpjekjeve të asnjë individi (garuesi). Pas tij qëndron një ekip profesionistësh (profesorë), mbështetje (familje dhe miq), organizata (lidhje dhe shoqata të arsimtarëve), institucione (fakultete, institute, shkolla), ndërsa kundrejt tyre qëndron MASH-i.

Kjo histori hulumtuese është përpiluar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është gpërgjegjësi e vetme e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Shkruaj një koment

Koment(e)