Maqedonia e Veriut ka më shumë apartamente sesa familje. Sipas censusit të vitit 2021, numri i familjeve është rreth 600 mijë, ndërsa numri i banesave është afër 840 mijë. Kjo do të thotë se gati 37 për qind e banesave të ndërtuara janë bosh. Në shifra, numri i objekteve të banimit të pabanuara është 307 mijë.