Mbeturinat mjekësore, një bombë potenciale ekologjike – shëndetësor

Autorë: Evgenija Janakieska dhe Nikolla Rasho Radullov

 

Në vend parqe dhe gjelbërime, mbeturina të rrezikshme mjekësore mund të vërehen në afërsi të pothuajse të gjitha institucioneve shëndetësore. Ekipi i hulumtuesve të SCOOP-it ishte në vizitë të shumicave të qendrave klinike në vend, kështu që ka dokumentuar fotografi të tmerrshme që tregojnë rrezikun serioz për shëndetin e njerëzve.

 

Rreziqet për infektime, baktere, sëmundje shumë shpejtë mund të përhapen nëpër rrugët, midis kalimtarëve dhe kështu shpejtë dhe lehtë të përhapen edhe nëpër shtëpitë tona, kurse ne të kthehemi “prapa” te personeli i papërgjegjshëm në ambulancat dhe klinikat.

 

 

MENAXHIM I PAPËRGJEGJSHËM

 

Në Qendrën Klinike në Shkup gjetëm një situatë të tmerrshme. Mbeturina mjekësore të lëna përreth kontejnerëve, të cilët janë vendosur në grila, por dyert e tyre ishin të hapura, kurse mbeturinat ishin shpërndarë në të gjitha anët.

 

Kontejnerët janë të tipit të përditshëm dhe aspak nuk janë të izoluar. Në ta nuk ka as dry, as zinxhir. Thjesht çdokush mund të hyjë, nga njerëzit të cilët për çdo ditë grumbullojnë mbeturina për riciklimin dhe kështu fitojnë për jetesë e deri te macet dhe qentë endacakë.

This slideshow requires JavaScript.

 

Kështu është në Shkup, por situata nuk dallon edhe në pjesët e tjera të Maqedonisë. Konkretisht në Tetovë mund të vërejmë raste të hedhjes dhe ruajtjes jo adekuate të mbeturinave mjekësore.

Arijanit Xhaferi nga organizata joqeveritare Eco Guerila thotë se ata kanë evidentuar mbeturina mjekësore në deponinë e egër në hyrje të Tetovës, por institucionet ende nuk e trajtojnë këtë problem me seriozitetin e nevojshëm.

“Në një rast nga ana jonë janë evidentuar mbeturina mjekësore në deponinë e egër në hyrje të Tetovës. Për këtë kemi biseduar me drejtorin e Spitalit të Tetovës dhe nga ana e tij kemi marrë garanci se spitali i menaxhon mbeturinat e tilla sipas rregullave dhe se mbeturinat mjekësore në deponinë e egër mund të jenë nga një institucion privat mjekësor”, thotë ai.

“Për shkak se deponia e egër në Tetovë është e hapur dhe çdo qytetar ka qasje në të, është normale që atje ka edhe kafshë endacakë, sidomos qen të cilët shpesh hanë nga mbeturinat apo të njëjtat i shqyejnë dhe shpërndajnë”, shton Xhaferi.

Ai thotë se kompetentët e Komunës së Tetovës, në vend që të ndërmarrin hapa konkretë, kanë vendosur të “mohojnë se në deponinë e egër ka mbeturina mjekësore, ashtu siç mohojnë se ato mbeturina shpeshherë ndizen dhe digjen në të hapur”.

foto: EcoGerila

 

Kur u kemi treguar fotografi nga mbeturinat mjekësore ose nga mbeturinat që djegin në të hapur, ata na thonë se atë e bëjnë persona të papërgjegjshëm, e jo autoritetet komunale ose Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”. Por, pse dhe si kanë qasje “personat e papërgjegjshëm” në deponinë është një pyetje për të cilën ata nuk kanë përgjigje”, nënvizon Xhaferi.

 

NË VEND MJEKIMI, FRIKË NGA INFEKTIME

 

Kur një njeri hyn në një institucion shëndetësor, ai nuk duhet të frikësohet se do të infektohet edhe më shumë. Përkundrazi, ai duhet të jetë i bindur se pikërisht ky është vendi ku higjiena është në nivelin më të lartë. Çdo spital madje edhe në zonat rurale duhet të ketë kushte minimale të punës, por higjiena është madje një parakusht për kushtet e tilla minimale. Dhe në qoftë se shkelet kjo, atëherë dënimet duhet të jenë drakoniane.

Shiringa, gjilpëra, fasha, pambuk, bandazhe, gjips të përdorur e deri te inde të ndryshme të hequra në mënyrë kirurgjike, në vend se në qese të veçanta mbrojtëse dhe në furra të specializuara për djegie dhe shkatërrim, përfundojnë në kontejnerë të destinuar për mbeturinat e thjeshta të përditshme ose të shpërndara në afërsi të institucioneve mjekësore.

Hulumtimi i SCOOP-it tregoi se mbeturinat mjekësore në Maqedoni hidhen kudo. Ato hidhen në kontejnerët e thjeshtë të deponive të egra. Këto mbeturina gjenden në qoshet e errëta në oborret e institucioneve shëndetësore, hidhen nën shkallët e tyre. Kafshët endacake i shpërndajnë mbeturinat mjekësore në rrethinë.

Në vend se të jetë përjashtim, ndonjë incident, neglizhencë e rastësishme, në Maqedoni sikur të jetë një rregull që përreth shumicave të ambulancave dhe spitaleve të vërehen mbeturina mjekësore të shpërndara dhe të pakontrolluara nga askush. Dhe me vapët e verës, rreziqet nga infeksionet e ndryshme janë një rrezik potencial për shëndetin e njerëzve.

Klinikat japin përgjigje të varfra dhe të pasinqerta. Përgjegjësit atje kryesisht nuk janë në dispozicion për të shpjeguar se si, në çfarë mënyre, me cilat procedura dhe protokolle i sigurojnë mbeturinat mjekësore, që është pasojë e punës së tyre së çdoditshme.

Përgjigjet e argumentuara më së shpeshti humben në labirintin e kompetencave të institucioneve. Klinikat me mbeturinat e tyre mjekësore të pasiguruara, jo vetëm që rrezikojnë mjedisin, por rrezikojnë edhe jetën e njerëzve. Maqedonia ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë dhe efikase për zgjidhjen e këtij problemi aktual. Ligji dhe procedurat nuk respektohen, institucionet injorojnë, vuajnë qytetarët.

Ligji për mbeturinat mjekësore definon:

mbeturinat që krijohen në institucionet mjekësore dhe shëndetësore – stacionarët, spitalet, poliklinikat dhe ambulancat, ordinancat stomatologjike, ordinancat që japin shërbime të caktuara shëndetësore, laboratorët hulumtues, institutet, shoqatat veterinare dhe e ngjashme, janë mbeturina mjekësore;  

krijohen si rezultat i mjeteve dhe materialeve të përdorura gjatë diagnostifikimit, mjekimit, trajtimit dhe parandalimit të sëmundjeve te njerëzit dhe kafshët;

– selektohen në vendin e krijimit, grumbullimit, ruajtjes, trajtimit, përpunimit, transportit dhe largimit

 

KLINIKAT TREGOJNË NJË REALITET MË TË NDRYSHËM

 

Ekipi i gazetarëve të SCOOP-it ka dërguar një kërkesë për qasje të lirë deri te informatat për klinikat e Shkupit, por edhe për spitalin e Manastir dhe atij të Ohrit. Përgjigjet ishin pothuajse identike me shumë pak informacione.

Askush nuk dha një përgjigje më të detajuar, as që mundësoi të bindemi se cila është situata në praktikë me procedurat për mbeturinat mjekësore, që janë të përcaktuara me procedurat e obligueshme ligjore.

Përgjigjet më së shpeshti ishin se punojnë sipas rregullave dhe rregulloreve, kurse mënyra e  ruajtjes, ambientet në të cilat ruhen, kontejnerët, gjegjësisht kafazet në të cilat deponohen, të shënuara sipas rregullave dhe rregulloreve, hidhen të paktën një herë në ditë dhe ruhen në kushte përsëri të përcaktuara me ligj.

Por ajo që është e shqetësuese është se nuk duhet të shkoni më larg për të vërejtur se realiteti nuk korrespondon me përgjigjet e këtilla.

Mosinteresimi, shurdhësia e institucioneve, rreziqet nga katastrofa ekologjike dhe para të gjithash shëndetësore është frapante dhe e pakuptueshme. Vera dhe vapët për rreziqet potenciale janë një faktor shtesë.

Ekipi i gazetarëve hulumtues të SCOOP-it ka ardhur deri te informata interesante. Konkluzioni të cilin mund ta nxjerrim në përgjithësi nga i gjithë hulumtimi është se gjendja reale nuk është e tillë siç e tregojnë institucionet kompetente. Edhe qytetarët e anketuar na pohojnë informacionet e hulumtimit. Ata më shumë kanë frikë për fëmijët e tyre, sepse ata nuk e dinë se çfarë janë ato, por askush nga qytetarët e anketuar nuk ka alarmuar për këto raste, e as që kanë reaguar te organet kompetente.

Vetëm një përgjigje valide me një konotacion të besueshëm kemi marrë nga deponia e Shkupit “Drisla”. Vetëm ata u prezantuan si një shembull pozitiv. Si përgjigje për kërkesën për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik për atë se ku dhe si ruhen mbeturinat mjekësore, thonë:

Ai lloj i mbeturinave fare nuk ruhet dhe se mbeturinat që transportohen me automjetet e tyre komunale digjen në të njëjtën ditë.”

Edhe në Shkup, edhe në nivel të vendit, problemi është aktual dhe sfidues. Situata, si duket, është jashtë kontrollit.

Numri i institucioneve shëndetësore, atyre publike dhe sidomos atyre private është vazhdimisht në rritje, kurse kapacitetet e kontejnerëve të paraparë me ligj, magazinave dhe deponive të mbeturinave mjekësore nuk kanë ndryshuar tashmë dy dekada,.

 

SHPESH NUK RESPEKTOHEN DISPOZITAT LIGJORE

Çfarë tjetër për këtë temë, për këtë dukuri, e cila sjell rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, ka paraparë ligjvënësi:

 

  • Paketimi i mbeturinave mund të jetë në thasë plastikë, kuti kartoni, enë të veçanta dhe kontejnerë të bërë kështu që me karakteristikat e tyre mundësojnë dhe lehtësojnë selektimin, kurse vendi i krijimit të tyre të sigurojë mbrojtjen e tërësishme të njerëzve dhe mjedisit. Paketohen në paketime që janë me ngjyrën e kuqe për mbeturinat patologjike (anatomike), me ngjyrën e verdhë për mbeturinat e tjera të rrezikshme mjekësore, me ngjyrën e gjelbër për mbeturinat farmaceutike dhe me ngjyrën e zezë ose të kaltër për mbeturinat komunale ose inerte. Paketimet duhet të kenë një etiketë me ngjyrën e portokallit dhe shenjën e mbeturinave të rrezikshme mjekësore me ngjyrën e zezë dhe nën shenjën të qëndrojë titulli “Mbeturina të rrezikshme mjekësore”.

 

  • Enët e mbyllura ose kontejnerë për sende të mprehta duhet të vendosen në qese të verdha të shënuara për mbeturina, ndërsa paketimet e zbrazëta për selektimin, identifikimin dhe grumbullimin e mbeturinave duhet të jenë në dispozicion vazhdimisht në të gjitha vendet ku krijohen mbeturinat.

 

  • Mbeturinat e rrjedhshme grumbullohen në një paketim jo lëshues që nuk mundëson rrjedhje ose derdhje të përmbajtjes dhe i cili duhet të mbyllet në mënyrë të fortë.

 

  • Enët për sendet e forta nuk duhet të lëshojnë përmbajtjen.

 

  • Enët ose kontejnerët për sendet e mprehta duhet të bëhen nga plastika me një denduri të madhe ose nga metali dhe të kenë kapak.

 

  • Në vendin e selektimit të mbeturinave mjekësore duhet të vendosen udhëzime të shkruara për personat përgjegjës që selektojnë, identifikojnë dhe grumbullojnë mbeturinat.

 

  • Vendet grumbulluese lokale duhet të jenë hapësira të ajrosura mirë brenda ose afër departamentit ose njësisë ku mund të mbahen temperatura të ulëta me ndihmë të një sistemi të ftohjes, i cili duhet të mirëmbajë temperaturën nën 10 Gradë Celsius.

 

“Plani vjetor i punës është mbështetur nga CIVICA Mobilitas”.

civica_mobilitas_logo

“Përmbajtja e këtij publikimi është një përgjegjësi vetëm e SCOOP Maqedonia dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i  pasqyron pikëpamjet e CIVICA Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatave që e zbatojnë”.

 

 

Shkruaj një koment

Koment(e)