Osmani: Korrupsioni si fenomen negativ e shkatërron zhvillimin

Lufta kundër korrupsionit mbetet një synim i përbashkët, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku shënohet perceptim i ulët mbi këtë dukuri shkatërruese për institucionet dhe shoqërinë.

Në një video-mesazh për ngritjen e vetëdijes për luftën kundër korrupsionit, trajneri i K.F. “Shkupi”, Qatip Osmani,  thotë se korrupsioni është sjellje e pandershme, sigurisht se edhe e paligjshme. “Siç është prezent në politikë, drejtësi, ekonomi, për fat të keq është prezent edhe në sport. Korrupsioni se një fenomen negativ shkatërron ose ngadalëson zhvillimin e sportit”, thotë Osmani në këtë video mesazh. Sipas tij, prej korrupsionit përfitojnë individë ose një grup njerëzish, që e përdorin për interesa personale. “Ne të gjithë duhet ta luftojmë korrupsionin për një të ardhme më të mirë ”.

Ky video-mesazh publikohet në kuadër të  projektit “Korrupsioni vret” që  implementohet nga Shoqata për Promovimin e Arteve Multimediale INVI IDEA me qendër në Gostivar. Ky projekt implementohet në kuadër të projektit “Së bashku kundër korrupsionit”, i implementuar nga Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni, Qendra e Zhvillimit të Mediave MEDIUM dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut, ndërsa  financohet nga Bashkimi Evropian (BE).

Shkruaj një koment

Koment(e)