Përfitimet nga veprat heroike të sinjalizuesve

Shkruan: Goran Lefkov

Përfitimet nga veprat e sinjalizimit janë të mëdha. Ata kursejnë kohë dhe para dhe burime të agjencive të zbatimit të ligjit. Në disa raste, ata kanë përfitime të gjera, siç ishte rasti me Gjorgji Lazarevskin dhe Zvonko Kostovski. Me heroizmin e tyre, një vend i tërë arriti të shpëtojë nga një diktaturë.

Një sesion të ngjashëm ka pasur edhe në Ditën Botërore të Sinjalizuesve të organizuar në Shkup. Koordinatori i Koalicionit të Sinjalizuesve në Evropën Juglindore, Arjan Durmishi, beson se veprimet e sinjalizuesve janë të paçmueshme.

Ai shtoi se sinjalizimi si proces ndodh gjithmonë tek njerëzit me moral të lartë, të cilët e duan mjedisin ku jetojnë dhe punojnë.

Mark Wurt, drejtor i Qendrës Evropiane për të Drejtat e Sinjalizuesve, tha se ishte për të ardhur keq të shohësh kontributin e sinjalizuesve në një shoqëri si Maqedonia dhe sa keq po ua shpërblen duke ua hequr të drejtat dhe liritë e tyre themelore. Ai shtoi se motoja e re e sinjalizimit është thuaj, por mos u bëj sinjalizues. Kjo sepse jo të gjithë njerëzit kanë karakterin për t’u përballur me pasojat e tmerrshme të qeverisë. Megjithatë, informacioni nga këta persona është shumë i rëndësishëm. Ai shtoi se ne duhet të ndërtojmë një sistem në të cilin askush nuk do ta dijë se informacioni i sinjaliziuesit, askush nuk do ta dijë se ka dalë prej tij. Prandaj nevojitet mbrojtja maksimale e këtyre njerëzve.

Në të njëjtin sesion ka marrë pjesë edhe Gjorgji Lazarevski, i cili mendon se kemi një legjislacion që është larg të qenit ideal. Ai theksoi se nuk mund t’u thotë njerëzve të heshtin, sepse e dinte vetë se sa toksike mund të ishte ajo heshtje për veten e tij. Në fund, ai e përmbylli me fjalinë se jeta e kaluar në frikë nuk është jetë, ndaj duhet të dalësh dhe të thuash, të snijalziohet ose fryhet nëse fjalë për fjalë po përkthejmë nga anglishtja.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit u zgjodh për herë të parë në një mënyrë të re dhe dha frytet menjëherë. Janë zgjedhur anëtarët që luftojnë realisht korrupsionin. Kjo është njohur nga sinjalizuesit dhe për këtë arsye vetëm nga fillimi i vitit kanë raportuar mbi 40 sinjalizues, por ky numër, sipas Irena Popovskës, sekretare e përgjithshme e KSHPK-së, është i pamjaftueshëm në një vend që ka korrupsion të tillë.

Shkruaj një koment

Koment(e)