Problemi i quajtur Rusinë: Plehrat ngjeshen dhe digjen, zgjidhja ende në letër

Autor: Dejan Angellovski

Deponia e egër Rusinë ndodhet mbi Gostivarin, në Fushën e Banjicës, ku rrjedh lumi i Sushicës, i cili e ushqen Fushën e Banjicës dhe derdhet në Lumin Vardar. Shumë gostivaras këtë lokacion e preferonin për piknik, por në vend të kësaj, Rusina u bë e famshme si një deponi e cila me matjet e fundit u zgjerua në një sipërfaqe prej 120.000 m2, deri në Parkun Kombëtar Mavrovë, ku shumë njerëz vijnë për të gjetur qetësi dhe rehati në gjelbërimin e gjerë dhe parajsën pyjore. Në deponinë deponohen mbetjet nga nëntë komuna të rajonit të Pollogut në një sasi prej afërsisht 120.000-140.000 tonelatë në ditë, të cilat shpesh ndizen, kurse aromat e forta dhe tymi përhapen në Gostivar dhe rrethinë. Kështu edhe në këtë dimër. Megjithëse autoritetet njoftuan se përfundimisht deponia do të riparohet dhe do të gjendet zgjidhje për problemin e tyre të përhershëm, megjithatë, matjet e ajrit tregojnë se Rusina edhe më tutje mbetet problemi numër një për gostivarasit.

“Hapi kryesor ishte vendosja e bllokadës dhe murit të gjallë në rrugën që çon deri te vendin e bërllokut Rusinë, me qëllim që të bëhej i pamundur deponimi i mbetjeve. Bllokada e parë ishte për të gjitha komunat, përfshirë edhe Gostivarin si paralajmërim, pas çka vijoi lëshimi i kamionëve me bërllok vetëm prej Gostari. Mospasja, para së gjithash, synimeve të mira dhe përgatitjes profesionale janë arsyet kryesore për shkak të të cilave institucionet i qasen këtij problemi në mënyrë të gabuar dhe me zgjidhje të gabuara. Thelbi i problemit me deponinë Rusinë është se vendndodhja, lartësia mbidetare, lëvizja e erërave, ajri i freskët, ujërat nëntokësorë dhe mbitokësorë janë tërësisht të pavolitshme. Vendndodhja është në një lartësi mbidetare rreth 850 metra që e bën atë absurde, të vështirë për t’u arritur, veçanërisht në periudhat e dimrit. Nga ana tjetër, lokacioni kufizohet me Parkun Kombëtar Mavrovë, në një mjedis të pasur me pyje, bimë, botë shtazore, ujëra nëntokësore dhe mbitokësorë. Për shkak të kësaj, “Stop Rusino” konsideron se zgjidhja e vetme e vërtetë dhe e sinqertë është mbyllja e menjëhershme e deponisë ilegale Rusinë, rehabilitimi i saj dhe kthimi në gjendjen origjinale. Deri në momentin e gjetjes së një lokacioni të ri, vërtetë të mbështetur shkencërisht dhe ndërtimit të plotë të një deponie të re sipas të gjitha standardeve, mbeturinat duhet të hidhen përkohësisht në një deponi tjetër ose në një lokacion tjetër të përkohshëm”, është qëndrimi i iniciativës “Stop Rusino”.

Plani urbanistik – Deponia e egër Rusinë

Në deponinë Rusinë, më parë hidheshin mbeturinat edhe nga qyteti i Tetovës prej ku 140.000 ton mbeturina transportoheshin çdo ditë, por në tre vitet e fundit Tetova nuk ka hedhur mbeturina në Rusinë. Problemi u përshkallëzua qëkur një grup gostivarasish filluan të hulumtojnë se çfarë lloj mbeturinash çohen në deponi sepse nga drejtimi i Rusinos zjarret dhe tymi shiheshin vazhdimisht mbi Gostivar, dhe nga ana tjetër, vlerat nga stacionet matëse në Gostivar regjistruan shifra të larta. Ata erdhën në njohuri se në deponinë e egër depozitohen për çdo ditë çfarëdolloj mbeturina, skrap dhe lloje të tjera të mbetjeve të paidentifikuara nga kamionët e komunave përreth. Atëherë ata formuan iniciativën qytetare “Stop Rusinë” dhe Lëvizjen “Stop për deponinë Rusinë! Ajër i pastër për Gostivarin!”. E bllokojnë hyrjen për në deponi duke lëshuar vetëm kamionët e Ndërmarrjes Publike Komunale Gostivar e cila i depoziton mbeturinat shtëpiake.

Bazuar në cilësinë e ajrit para dhe pas barikteve para Rusisë

Iniciativa, më 24 gusht të këtij viti, në komunën e Gostivarit ka dorëzuar kërkesë për mbylljen dhe sanimin e deponisë për maksimum 5 vjet, si dhe gjetjen e një lokacioni të ri për deponi me të gjitha standardet dhe normat. Disa përfaqësues të iniciativës kanë realizuar një takim me ministrin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Naser Nouredni dhe kryetarët komunave të rajonit të Pollogut, kanë marrë premtimin se do të plotësohen kërkesat e tyre.

Krahasimi i cilësisë së ajrit para dhe pas barrikadave para Rusinës

Ndërkohë, përkundër iniciativës së aktivistëve dhe qytetarëve të cilët fillojnë “luftën” për ajër më të pastër dhe një mjedis të shëndetshëm dhe i paraqesin një kërkesë kryetarit të komunës dhe këshilltarëve të komunës së Gostivarit që të mos legalizohet një ndërmarrje që do ta administrojë Rusinën, Këshilli i Komunës, në fund të tetorit të këtij viti, i ka votuar anëtarët e bordit drejtues të ndërmarrjes “Rusinë”. Është interesant fakti që Këshilli i Komunës e ka votuar këtë akt me vetëm një votë më shumë “për”. Me këtë, ka filluar procesi që deponia Rusinë të bëhet edhe zyrtarisht deponi e tre komunave të Gostivarit dhe gjashtë të Tetovës.

Kërkesë nga Iniciativa Qytetare “Stop Rusinë” drejtuar Komunës së Gostivarit

Deso Mateski është një nga themeluesit e Iniciativës Qytetare “Për një Gostivar të pastër! Stop përDeponinë Rusinë!” Për arsyen e formimit të kësaj iniciative qytetare thekson se për më shumë se 20 vjet banorët e Gostivarit me rrethinë janë përballur me probleme me ndezjen dhe tymin nga deponia ilegale Rusinë, e cila për shkak të lëvizjes natyrale të ajrit zakonisht ka ardhur direkt qytet. Dhe me këtë, sipas tij, ndoten jo vetëm gostivararsit, por edhe mjedisi jetësor dhe ujërat që i përkasin zonës ujëmbledhëse të Vardarit.

Mbetjet nga bërlloku i ndezur në deponinë Rusinë

Mateski bën me dije se janë organizuar disa protesta në të cilat qytetarët i dhanë mbështetjen e tyre të plotë iniciativës, ndërsa janë realizuar takime dhe janë mbajtur mbledhje zyrtare me të gjitha palët e interesuara dhe të prekura. Sipas tij, nuk ekzistojnë dokument relevante për deponinë Rusinë.

„Nuk ka zgjidhje pronësore-juridike që mbështeten ligjërisht dhe me të cilat do të vërtetohet se lokacioni i zgjedhur Rusinë është në ndonjë mënyrë i volitshëm. Gjithsesi ekziston një projekt që nuk i merr parasysh këto gjëra dhe ofron një zgjidhje dytësore për rregullimin e deponisë, dhe dyshimet e “Stop Rusino” janë se me këtë vendi i bërllokut do të legalizohet dhe do të vazhdojë të ekzistojë si një pikë rreziku për ajrin dhe mjedisin”, konsiderojnë në këtë iniciativë.

Protesta të organizuara nga Iniciativa qytetare “Stop Rusinë“

Përfaqësuesit e iniciativës qytetare u takuan disa herë me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, qendrave rajonale dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si ministri e dikasterit. Ka pasur gjithashtu biseda dhe takime me palët e interesuara dhe ekspertët e përfshirë në përgatitjen e Projektit për menaxhimin e mbetjeve në rajonin e Pollogut.

“Rusinë është një deponi e përkohshme. Plani është që të përdoret për maksimum 10 vjet. Projekti Rusinë është shumë i rëndësishëm për ne sepse mbeturinat duhet të hidhen atje për disa vite të tjera. Nëse e mbyllim, ku do të hidhen mbeturinat nga të gjithë banorët e rajonit të Pollogut? Ideja për mbetje zero atje është shumë e mirë dhe shumë ekologjike, por me të vërtetë nuk ekziston një gjë e tillë si zero mbetje”, deklaroi kohë më parë ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini. Ai siguron se problemi me deponinë do të zgjidhet sepse për këtë ata bashkëpunojnë me sekretariatin suedez SECO, të cilët kanë ofruar mjete, ndërsa është sigurar edhe ndihma zvicerane. Sipas ministrit, ato mjete duhet të përdoren për ndërtimin e një rruge për në Rusinë, për të ngritur stacione matëse, për të ngritur një impiant filtrimi dhe për ta realizuar këtë, sipas ministrit, është e nevojshme të kalojë plani infrastrukturor për këtë rajon.

Uji i ndotur nga mbetjet e mbeturinave

Nga kjo Iniciativë druajnë se njoftimet e autoriteteve do të mbeten vetëm në letër dhe se deponia Rusinë do të vazhdojë të funksionojë si një deponi ku do të hidhen të gjitha mbeturinat, edhe pas skadimit të pesë viteve të njoftuara nga autoritetet, pas çka deponia do të duhet të dislokohet.

Ndërkohë, banorët e Gostivarit vazhdojnë të ankohen për cilësinë e ajrit.

“Ajri në Gostivar vazhdon të jetë jashtëzakonisht i ndotur me nivele të larta të grimcave të dëmshme. Era e pakëndshme ndihet sidomos në mbrëmje dhe mund të konfirmoj me siguri se asgjë nuk ndryshon nga viti i kaluar. Duke pasur parasysh situatën me pandeminë dhe mbajtjen e maskave nuk ndihet aq shumë, por nëse hiqni maskën, do të mbyteni nga tymi dhe era e keqe. Është me të vërtetë ironike, por mendoj se maskat në këtë periudhë janë të mirëseardhura, jo vetëm për mbrojtje nga pandemia, por edhe nga ajri”, thotë një grua nga Gostivari.

Depozitimi joadekuat i mbetjeve mjekësore


Mbetjet e varreve të vjetra

Për problemin me deponinë Rusinë, iu drejtuam Komunës së Gostivarit, duke shfrytëzuar Ligjin për qasje të lirë në Informacione me karakter publik. Nga atje na u përgjigjën se po përgatitet plani për menaxhim të mbeturinave për komunën e Gostivarit. Por, ajo që është interesante është se krahasuar me dy vitet e kaluara, 2018 dhe 2019, këtë vit komuna ka ndarë më pak mjete, pra 1 milion denarë krahasuar me 1.2 milion në dy vitet e mëparshme.

Kur u kërkua të paraqisnin procesverbalet nga mbikëqyrjet inspektuese dhe kontrollet në deponinë Rusinë për depozitimin dhe trajtimin joadekuat të mbeturinave (sidomos mbetjeve të rrezikshme) të përshkruara nga rregullativat që dalin nga Ligji për mbrojtjen e mjedisit jetësor, Ligji për menaxhimin me mbetjet dhe rregulloret përkatëse, nga komuna përgjigjen se nuk ka një mbikëqyrje të tillë për shkak të statusit të diskutueshëm të deponisë. Prej andej pretendojnë se është duke u themeluar një ndërmarrje rajonale e menaxhimit të mbeturinave në rajonin planor të Pollogut, kurse është propozuar edhe lokacioni i deponisë së re.

Por, megjithëse kompetentët sigurojnë se në horizont është një zgjidhje, duke gjykuar sipas indikatorëve të cilësisë së ajrit në Gostivar dhe rrethinë, situata nuk është rozë.

Ndotja vazhdon. Sipas raportit mujor për muajin nëntor të vitit 2020 mbi cilësinë e ajrit në Gostivar, matjet në stacionin e monitorimit tregojnë se pothuajse i gjithë muaji nëntor, respektivisht 26 ditëgjatë nëntorit, vlera kufitare e grimcave PM 10 në ajër ishte tejkaluar. Ndërsa, gjatë vitit, kjo vlerë u tejkalua për gjithsej 94 ditë, ose me fjalë të tjera, për tre muaj gostivarasit janë ngulfatur nga tejkalimet e grimcave PM 10.

Tejkalim ka pasur edhe në tetor të këtij viti, kur gjithsej gjashtë ditë u regjistruan tejkalime të vlerës së grimcave PM 10 në ajër.

Anastasia Dukovska është inxhiniere e ekologjisë dhe sigurisë në punë. Ajo jeton në Gostivar dhe iu bashkua iniciativës qytetare, duke konsideruar se institucionet në këtë rast kishin dështuar. Ajo thotë se në mungesë të një mekanizmi tjetër, zgjidhja e vetme për problemin me deponinë ilegale Rusinë ishte ngritja e zërit së popullit. “Djegia e përditshme e mbeturinave që hidhen në mënyrë të pakontrolluar nga i gjithë rajoni i Pollogut në deponi çon në rritjen e ndotjes së ajrit,” thotë ajo.

Krahas kësaj, ajo konsideron se vetë deponia dhe struktura e dheut që është poroze, fatkeqësisht janë zgjedhur fatkeqësisht dhe përveç ndotjes së ajrit çojnë edhe në ndotjen e tokës dhe ujërave. Ajo ka marrë pjesë në të gjitha takimet iniciale me vetëqeverisjen lokale dhe ministrinë e dikasterit dhe beson se tani është radha e institucioneve që duhet të dëgjojnë zërin e popullit deri në mbylljen e plotë të deponisë ilegale, pas çka gjithsesi duhet të rivitalizohet edhe toka në atë lokacion.

Revidimi i planit për menaxhim të mbeturinave, për Mateskin nuk ka rëndësi përderisa Ligji nuk vlen për të gjithë në qoftë se nuk zbatohet në mënyrë të përpiktë. Përfaqësuesit e iniciativës “Stop Rusino” shprehin dyshime se gjërat do të zbatohen si duhet. Mateski thekson se për tre vjet, projekti për sanimin dhe mbylljen e deponisë Rusinë ekziston vetëm në letër. Ai shton: “Por në terren, për fatin tonë të mirë, asgjë nuk është bërë. Do të dëshironim që ashtu të mbetet gjithçka derisa nuk përmbushet kërkesa jonë – stop për deponinë Rusinë, pas çka me mjetet mund të fillojë sanimi i lokacionit, pastrimi dhe rivitalizimi gradual i ujërave, tokës dhe pyjeve të zonës” shton ai.

A do të jetësohet paralajmërimi?

Nëntë kryetarët e komunave të Pollogut u takuan së fundmi në Zhelinë për të diskutuar çështjen Rusinë. Në takim u nënshkrua një marrëveshje për themelimin e një ndërmarrjeje për menaxhim me mbetjet në Pollog. Me këtë marrëveshje, komunat do të depozitojnë mbetjet në Rusinë edhe në pesë vitet e ardhshme. Sipas marrëveshjes, kryetarët e komunave janë të obliguar të bëjnë mbikëqyrje të kamionëve që do t’i depozitojnë mbetjet. Si pika më e rëndësishme është zhvendosja e deponisë dhe gjetja e një lokacioni të ri për një deponi të re rajonale për rajonin e Pollogut. Një nga opsionet është që deponia e re të vendoset në komunën e Bogovinës nëse gjendet një lokacion që do t’i përmbushë kushtet dhe standardet ekologjike. Më 4 dhjetor të këtij viti, ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, lëshoi urdhër për masa urgjente për sanimin e pasojave mbi mjedisin jetësor të Rusinës dhe mbetjeve që atje mënjanohen. Masat e shpejta përfshijnë: ndërtimin e sistemit për trajtimin e rrjedhjeve, shtëpizë administrative për punonjësit, peshore për matjen e automjeteve, prokurimin e kontejnerëve dhe përpunimin e klipeve reklamuese për rritjen e vetëdijes publike tek qytetarët. Fondet do të sigurohen nga një Projekt për krijimin e një sistemi të ri rajonal për menaxhimin e vetë-qëndrueshëm të mbetjeve në rajonin e Pollogut, përmes një granti nga Qeveria Zvicerane për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë prej 1.900.000,00 franga zvicerane. Sipas ministrit Nuredini, aktivitete të tilla nuk janë zbatuar deri më tani për shkak të vonesave administrative.

Kjo histori kërkimore është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Shkruaj një koment

Koment(e)