Pushtetet ndërrohen, ndotja mbetet: thithim ajër të papastër – lëshojmë jetë

Autorë: Iva Andreevska dhe Sandra Nikçevska

 

Para Delhit dhe Kalkutës në Indi, Lahorit në Pakistan, Ulan Batorit në Mongoli, Çengdut dhe Pekinit në Kinë, Shkupi përsëri është në majën e listës botërore sipas ndotjes së ajrit. Para fundit të gati çdo viti qytetarë të brengosur protestojnë dhe kërkojnë zgjidhje për problemin e ndotjes, e cila sipas tyre është në nivelin e helmimit.

Por, institucionet e kanë të njëjtën përgjigje – nuk ka shkop magjik për zgjidhjen e problemit.

Derisa banorët e Brukselit, Lisbonës, Budapestit, Pragës dhe Zagrebit thithin ajrin më të pastër, të dhënat zyrtare tregojnë se në kryeqytetin e Maqedonisë ndotja u bë alarmante. Gjatë muajit dhjetor të vitit 2017, vetëm 5 – 7 ditë në Shkup niveli i ndotjes së ajrit është në nivelin e lejuar.

 

Mjeku Milan Risteski thotë se grimcat PM10 dhe PM2.5 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë klasifikuar në Grupin 1 të grimcave kancerogjene.

Përkatësisht, grimca me një veprim të fortë kancerogjen. Nëse niveli i grimcave PM10 në ajër rritet për vetëm 10 mikrogramë në metër kub, do të rritej për 22% mundësia që të rritet numri i rasteve totale të kancerit të mushkërive. Rritja i grimcave PM2.5 për 10 mikrogramë në metër kub sjell me vete mundësinë e rritjes së rasteve të kancerit të mushkërive për 36%”, thotë ai.  

 

Cilët janë ndotësit më të mëdhenj në kryeqytet?

 

Hulumtimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për burimet e ndotjes, i zbatuar në mbi 5.000 amvisëri të Shkupit, ka treguar se ngrohja e shtëpive është burimi më i madh i ndotjes. Në përputhje me të, u bënë plane për aksione konkrete me qëllim që deri në vitin 2022, me aksione paralele ndërmjet qytetit dhe komunave të Shkupit, të bëhen hapa për reduktimin e ndotjes.

Masa për subvencionimin e furrave me peleta u tregua si mjaftë e suksesshme, për shkak se numri më i madh i qytetarëve që aplikojnë për furra, vijnë nga komunat që më së shumti kontribuojnë për ndotjen e ajrit.

Vetëm 21% e amvisërive të Shkupit janë kyçur në ngrohjen qendrore të qytetit. 45% përdorin drurin si një mjet primar i ngrohjes.

Në lagjet e Shkupit Petrovec, Sopisht, Shuto Orizare, Saraj, Haraçinë dhe Çuçer Sandevë nuk ka asnjë amvisëri të lidhur me ngrohjen qendrore, përkatësisht rrjeti i kompanisë Toplifikimi aspak nuk arrin deri te këta qytetarë. Aerodromi, Qendra dhe Karposhi janë komunat që kanë përqindjen më të madhe të amvisërive të lidhura me ngrohjen qendrore dhe me këtë edhe përqindjen më të vogël të amvisërive që ngrohen me dru.

Në komunat si Gjorçe Petrovi, Kisella Voda, Çairi, Buteli dhe Gazi Baba, ka qytetarë që janë kyçur në rrjetin e ngrohjes së qytetit, por ajo përqindje nuk kalon 18%.

Në nivelin e qytetit, mbi 90% e shtëpive në Shkup ose aspak nuk kanë ose izolimi termik të cilin e kanë nuk është mjaftë i mirë.

Ndotja e ajrit si një vrasës i qetë është arsyeja për vdekjen e 7 milionë njerëzve në vit. Ai është problemi më vdekjeprurës ekologjik në botë sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të vitit 2014. Inhalacioni afatgjatë i agjensave të ndryshëm fizikë, kimikë ose biologjikë të cilët ndryshojnë karakteristikat natyrore atmosferike mund të rrezikojë shëndetin e njeriut, duke afektuar sistemin respirator, imunitar, paraqitjen e reaksioneve alergjike, sëmundjeve të zemrës, sulmit të trurit, efektin kancerogjen”, thotë në intervistën për SCOOP d-r Daniella Buklioska Ilievska.    

 

 

Qytetarët reagojnë, kryetarët e komunave ngrenë supet e tyre 

 

Qytetarët e Shkupit reagojnë edhe në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për protesta për t’u bërë presion ndaj autoriteteve për të punuar për një zgjidhje afatgjatë të problemit.

Është e qartë se cili është problemi, hapësira të gjelbra të shkatërruara dhe në vendin e tyre ndërtesa të ngritura, të ndërtuara në vende të paplanifikuara për objekte banesore“.

Është bllokuar lëvizja e ajrit nëpër vendbanimet, nuk ka më erë si kishte më parë (duke marrë parasysh se më parë kanë punuar me shume fabrika, plus automjetet ishin me cilësinë ‘e vjetër’, e jo si tani kur automjetet janë moderne gjoja sipas të gjitha standardeve ekologjike)… Nga të gjitha anët, duke filluar nga muri i qytetit e deri në lagjen Vlae, jemi të mbytur “.

Prandaj ajri është i këtillë siç është. Por, pyetja është se kur do të kuptojnë se të gjithë kemi të njëjtin problem dhe se të gjithë vuajmë…

Jo se ky pohim nuk është i pasaktë, por ndotja nga arsyet e deklaruara është tërësisht e margjinalizuar në raport me atë primar“!

E përgjigja është aq e thjeshtë! Në vitin 2011 u janë dhënë me koncesion 20 deponi kompanive të huaja! Dhe prej atëherë fillon kjo golgotë. Dihet se kush i mban vendet e mbeturinave në Evropë! Përveç kësaj, është ndryshuar Kodi doganor kështu që lejohet importimi i mbeturinave! Dhe njerëzit kanë filluar të punojnë me këtë gjë, importojnë mbeturinat e rrezikshme nga e gjithë BE-ja dhe i djegin këtu“!

Petre Shilegov, kryetari i Shkupit thotë se ky problem nuk mund të zgjidhet shpejt.    

Procedura për një mjedis të pastër dhe në ajër të pastër nuk është proces që zhvillohet shpejt. Procesi është kompleks dhe kërkon një angazhim të madh nga të gjithë qytetarët që të heqin dorë nga shprehitë e tyre negative. Disa prej masave janë edhe kontrollet në deponinë “Drisla”, aktiviteti më i madh i inspektorëve, dënime për ata që janë të papërgjegjshëm dhe shkelin ligjin, subvencione për qytetarët”, thotë ai.

Sofija Bogeva, konsulente për inovacione dhe koordinatore e qytetit të Shkupit, thotë se ngrohja e amvisërive në Shkup është burimi më i madh i ndotjes së ajrit, me të paktën 30% të emetimeve total të grimcave toksike.

Gjetja e zgjidhjeve të cilat do të ndihmojnë për t’u reduktuar ndotja dhe përgatitja e politikave dhe masave të suksesshme shumë varet edha nga disponueshmëria e të dhënat primare të mbledhura në terren nga të cilat do të shihet gjendja faktike. Sepse anketat që janë zbatuar deri më tani për mënyrat e ngrohjes në Shkup nuk mundësonin analiza përkatëse dhe krijimin e politikave në nivelin mikro, UNDP-ja në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në janar të vitit 2017 ka zbatuar një hulumtim gjithëpërfshirës për mënyrat e ngrohjes në Shkup, në të cilin janë përfshirë 5.044 amvisëri në të gjitha 17 komunat urbane dhe rurale në Luginën e Shkupit. Ky ekzemplar është reprezentativ dhe mundëson analiza të të dhënave në nivelin e komunës, madje edhe të lagjes. Raporti i hulumtimit !#Shkupingrohet” mund të gjendet këtu ose në faqen e internetit https://skopjesezagreva.mk/, thotë Bogeva.
Në bazë të hulumtimit është bërë edhe një Udhërrëfyes për reduktimin e ndotjes nga ngrohja 2017 – 2025 i cili mund të gjendet këtu, me realizimin e të cilit mund të realizohet reduktimi i ndotjes deri në 62% deri në vitin 2025.

Hulumtimi tregon në mënyrën shtesë se vetëm 21% e amvisërive janë të lidhura në sistemet e ngrohjes qendrore, ndërsa madje 45% e amvisërive i ngrohin shtëpitë e tyre me dru zjarri.

Masa për subvencionimin e furrave me peleta, e cila u zbatua nga Qyteti i Shkupit u tregua si shumë e suksesshme duke marrë parasysh faktin se numri më i madh i qytetarëve që aplikojnë për furra kalojnë nga dru në peleta dhe janë nga komunat të cilat më së shumti kontribuojnë për ndotjen e ajrit”, tregon Bogeva.   

 

Nga ndotja në vit vdesin 1.350 njerëz 

 

SCOOP-i në janar të këtij viti incizoi dhe transmetoi një film dokumentar televiziv pikërisht për cilësinë e ajrit, dhe në përgjithësi, për ndotjen e kryeqytetit të vendit. Qytetarët e Shkupit edhe këtë dimër e pritën në ambientin e njëjtë, ndoshta edhe në ambientin më të keq ekologjik.

Prej atëherë e deri më tani, pavarësisht premtimeve politike për një sërë masash të intervenimit siç janë gazifikimi, urbanizimi, subvencionet për peleta në vend të qymyrit, filtra efikase në oxhaqet e fabrikave, kontrolle të inspektorëve te ndotësit e shumtë të evidentuar, në Shkup ende ekziston i njëjti ambient i pashëndetshëm ekologjik.

Ndikimet e dëmshme të ndotjes së ajrit për fëmijët fillojnë para lindjes së tyre. Niveli i dëmtimit të fetusit varet nga niveli i ndotjes në të cilën është ekspozuar nëna gjatë periudhës së shtatzënisë, si dhe nga përbërja kimike e ndotjes. Disa nga pasojat që rezultojnë nga ndotja janë zhvillimi i zvogëluar i mushkërive, sistemi i dobësuar imunitar, si dhe rreziku i fëmijëve për sëmundje të mëtejshme serioze“, thotë në filmin dokumentar Prof. Dr. Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik.

Incidenca e kancerit të mushkërive ka përmasa epidemike, është në një rritje të vazhdueshme dhe është shkaku më i shpeshtë i vdekjes nga sëmundjet malinje në botë.

 

Ndotja e shkupit  – problem gjeopolitik

 

Për ndotjen e ajrit reaguan edhe ambasadat e SHBA-ve dhe Federatës Ruse. Të dyja ambasadat shkëmbyen porosi nëpërmjet rrjetit social “Twiter”. Amerikanët kërkuan masa, rusët dërguan një propozim “investues”.

 

 

 

Qytetarët në ankth për shkak të sëmundjeve

 

SCOOP-i ka kryer një internet anketë me qytetarët e Shkupit, të cilët janë unanimë se në këtë periudhë të vitit thithin ajër të papastër, i cili ndikon keq mbi shëndetin e tyre. Me qëllim të reduktimit të ndotjes në Maqedoni, ata propozojnë masa urgjente dhe edukim.

Në pyetjen “Sa është i pastër dhe i shëndetshëm ajri që e thithim?”, gati 100 për qind janë përgjigjur se ajri është “i pashëndetshëm dhe i papastër”.

E njëjta përqindje e të anketuarve konsiderojnë se autoritetet nuk ndërmarrin masat e duhura për të zvogëluar ndotjen.

Ata bëjnë thirrje që të ndërmerren masa konkrete për reduktimin e ndotjes, si:

Pyllëzimi, kontrollet e përforcuara dhe të rregullta, ndëshkimet e larta për ndotësit, lidhja e të gjithë qytetarëve me ngrohjen e qytetit, subvencionet për makinat elektrike, reduktimi i numrit të automjeteve të vjetra, filtrat në oxhakët, transporti publik falas në kohën kritike të vitit, përdorimi i energjisë së ripërtëritshme”.

 

DANIELLA BUKLIOSKA ILIEVSKA, EKSPERT: NDOTJA ËSHTË NJË VRASËS I QETË I 7 MILIONË NJERËZVE NË VIT

 

SCOOP: Cilat janë pasojat ndaj shëndetit të njerëzve që janë rezultat i ndotjes së ajrit?


BUKLIOSKA ILIEVSKA: Ndotja e ajrit si një vrasës i qetë është arsyeja për vdekjen e 7 milionë njerëzve në vit. Ai është problemi më vdekjeprurës ekologjik në botë sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të vitit 2014. Inhalacioni afatgjatë i agjensave të ndryshëm fizikë, kimikë ose biologjikë, të cilët ndryshojnë karakteristikat natyrore atmosferike, mund të rrezikojë shëndetin e njeriut, duke afektuar sistemin respirator, imunitar, paraqitjen e reaksioneve alergjike, sëmundjeve të zemrës, sulmit të trurit, efektin kancerogjen.

Sistemi respirator si derë kryesore hyrëse e materieve toksike më së shpeshti është i prekur me një ndjenjë të frymëmarrjes të vështirësuar (dyspnea), fishkëllimit të mushkërive (wheezing), lodhjes, tolerancës së zvogëluar ndaj përpjekjes, rrezikut të rritur për infeksione respiratore dhe kancerit të mushkërive. Nga manifestimet kardiake dominojnë sëmundjet ishemike të zemrës (infarkti akut miokard) dhe aritmitë.

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit që nga mosha e fëmijërisë së hershme shkakton një çrregullim  në kujtesën afatshkurtër, vështirësi në mësim, impulsivitet të rritur dhe ndryshimet në indet e trurit, sidomos te njerëzit e sëmurë nga skizofrenia dhe autizmi. Pasoja e ndotjes së ajrit është rritja e përdorimit të ilaçeve, vizitat mjekësore, nevoja për trajtim spitalor, lindja e  parakohshme dhe pesha e ulët e lindjes tek të porsalindurit. Efekti individual i ndotësve të ajrit varet nga lloji i ndotësit, koha dhe intensiteti i ekspozimit, statusi shëndetësor dhe predispozita gjenetike.

 

SCOOP: Cilat grupe të qytetarëve janë më të ndejshëm ndaj problemeve shëndetësore që dalin nga ndotja e ajrit?

BUKLIOSKA ILIEVSKA: Grupet më të ndjeshme janë pacientët me sëmundje kronike të mushkërive, veçanërisht ata me sëmundje kronike obstruktive të mushkërive (SKOM), astmë, fibrozë cistike, duhanpirësit, të sapolindurit, fëmijët, gratë e shtatzëna dhe të moshuarit. Gjinia mashkullore është më e ndjeshme ndaj efekteve të ndotjes së ajrit në krahasim me gjininë femërore.

 

SCOOP: Çfarë mund të bëjnë qytetarët për t’u mbrojtur nga grimcat e dëmshme?

BUKLIOSKA ILIEVSKA: Së pari është mbledhja e informacioneve për shkallën dhe burimin e ndotjes në zonën e banimit, qëndrimi në ambiente të mbyllura ku nuk ka ndotje të brendshme të shkaktuar nga ngrohje dhe gatim, në periudhën e ditës kur përqendrimi i ndotësve është më i lartë, mbajtja e higjienës në shtëpi, vendosja e filtrave për pastrimin e ajrit, instalimi i pajisjeve diellore, përdorimi i biçikletës apo ecja nëpër shtigje të veçanta me qëllim të shmangies së tollovive të trafikut, përdorimi i transportit publik, shmangja e qëndrimit në ambientet ku pihet duhan, ndërrimi i rregullt i filtrave në kondicionerët, zëvendësimi i ngrohjes me dru me burime ekologjike të ngrohjes, mbajtja e maskave ​​mbrojtëse, kultivimi i bimëve, konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamina dhe minerale, veçanërisht vitaminë A, C, E dhe beta karoten.

SCOOP: A regjistroni një rritje të sëmundjeve të mushkërive te pacientët në vitet e fundit?

BUKLIOSKA ILIEVSKA: Rritet në mënyrë proporcionale numri i ekzaminimeve ambulatore dhe pacientëve të hospitalizuar për shkak të infeksioneve të mushkërive ose përkeqësimit të sëmundjes kronike të mushkërive, me kulmin në muajt e vonshëm të vjeshtës dhe të dimrit.

 

“Plani vjetor i punës është mbështetur nga CIVICA Mobilitas”.

civica_mobilitas_logo

“Përmbajtja e këtij publikimi është një përgjegjësi vetëm e SCOOP Maqedonia dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i  pasqyron pikëpamjet e CIVICA Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatave që e zbatojnë”.

Shkruaj një koment

Koment(e)