SCOOP Maqedonia është një organizatë joqeveritare dhe jo-fitimprurëse qëllimi i së cilës është që të avancojë, të mbështesë dhe të nxisë gazetarinë hulumtuese. Detyra e saj është t’u japë mbështetje gazetarëve në punën e tyre të përditshme, t’i ndihmojë financiarisht apo në mënyrë profesionale në promovimin e gazetarisë hulumtuese në vend dhe në rajon, por edhe në nivel botëror.
Ekzistencën e organizatës SCOOP Maqedonia e ka mundësuar Shoqata Daneze për Gazetari Hulumtuese dhe rrjeti i Qendrave për gazetari hulumtuese që janë pjesë e Projektit për raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit me seli në Sarajevë. Njëkohësisht SCOOP Maqedonia ka marrë mbështetje edhe nga organizatat e tjera relevante në mbarë botën që janë aktive në të njëjtën fushë dhe me të cilat kemi një bashkëpunim të suksesshëm dhe prej të cilave kemi marrë një mbështetje shumë të madhe gjatë themelimit së qendrës.
Në vitet e kaluara, projekti SCOOP nga Danimarka me seli në Kopenhagë, me ndihmë të Përkrahjes ndërkombëtare të mediumeve, e ka promovuar pa rezervë gazetarinë hulumtuese në Maqedoni, kurse rezultati i gjithë kësaj pune janë storjet e shumta të publikuara si në mediat lokale ashtu edhe në ato të shkruara dhe elektronike nacionale në vend. Të inkurajuar nga ky fakt, ne do të dëshironim të vazhdonim misionin edhe me Qendrën e re për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni dhe në partneritet me të gjitha organizatat që janë aktive në fushën e gazetarisë hulumtuese.
Qëllimi i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni është që të avancojë dhe të nxisë edhe më tej zhvillimin e gazetarisë hulumtuese në Maqedoni dhe më gjerë si një mjet i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe përforcimin e kapaciteteve demokratike dhe përmirësimin e cilësive profesionale të gazetarisë dhe të atmosferës demokratike në vend në përgjithësi.
VIZIONI i organizatës është zero korrupsion, institucione transparente dhe demokratike si dhe jetesë kualitative.
MISIONI i Shoqatës-Qendra për gazetari hulumtuese SCOOP-Maqedonia është përdorimi i mjeteve të gazetarisë hulumtuese për të ulur nivelin e korrupsionit dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Qëllimi i SCOOP-Maqedonia është mbështetja e gazetarisë hulumtuese në mënyra të ndryshme, nëpërmjet promovimit të standardeve profesionale në gazetari, mbështetjes logjistike dhe financiare të gazetarëve në realizimin e storjeve hulumtuese, si dhe nëpërmjet trajnimeve të gazetarëve që të avancohen njohuritë e tyre nga sfera e gazetarisë hulumtuese.
Në gjashtë vitet e kaluara të ekzistimit të saj, SCOOP-Maqedonia ka mbështetur një numër të madh të storjeve hulumtuese. Një pjesë e madhe e këtyre storjeve kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm në shoqëri, kanë nxitur debate të gjera shoqërore, kurse një pjesë e mirë e tyre kanë marrë edhe shpërblime për të arrirat në fushën e gazetarisë hulumtuese.
Në ekzistimin e saj, SCOOP-Maqedonia ka nënshkruar disa memorandume të bashkëpunimit me institucione të larta arsimore shtetërore apo private, me media nacionale, regjionale apo lokale si dhe me organizata joqeveritare të sferave të ndryshme. Me një pjesë të tyre SCOOP ka bashkëpunuar në projekte konkrete, ndërkohë që në periudhën e ardhshme presim lidhjen e bashkëpunimeve të reja me media dhe shoqata joqeveritare, të cilat shpesh edhe i ka konsultuar gjatë punimit të storjeve hulumtuese.
Aktivitetet e SCOOP Maqedonia do të jenë në drejtim të nxitjes së gazetarisë hulumtuese në vend përmes organizimit të seminareve, konferencave, ligjëratave, si dhe përmes sigurimit të mbështetjes financiare dhe të logjistikës për gazetarët gjatë punës së tyre hulumtuese.
Sfidën e shohim në lidhjen e gazetarëve të Maqedonisë me kolegët e tyre nga rajoni dhe më gjerë, një moment të cilin do të donim ta përmirësonim, sepse kufijtë nuk duhet të shihen si një pengesë, por si një mundësi për bashkëpunim më të mirë dhe mundësi për përmirësim të aftësive të hulumtimit gazetaresk.
Organizata bashkëpunon me të gjitha qendrat rajonale dhe ndërkombëtare për gazetari hulumtuese dhe është pjesë e rrjetit të qendrave OCCRP.
RREGULLORJA E STANDARDEVE PROFESIONALE DHE ETIKE
SCOOP Maqedonia është anëtare e Rrjetit Global për Gazetari Hulumtuese (GIJN) .
SCOOP Maqedonia është njëri nga themeluesit dhe anëtar i Koalicionit për mbrojtjen e fishkëllyesve.
Kryetar:
Zoran Ivanov është doajen i gazetarisë së Maqedonisë. Karrierën e tij jashtëzakonisht të pasur profesionale e fillon si gazetar në Radio Shkupi dhe vazhdon të merret me gazetari edhe si redaktor dhe kryeredaktor në më shumë media, si Radioja e Maqedonisë – Radio Shkup, Radioja Deutsche Welle, Këln, Kanali 103, TVM, TV Sitel, “Utrinski Vesnik”, TV Alfa dhe të tjera. Angazhimin profesional e vazhdon si drejtor i programit të TV 24 Lajme. Është themeluesi i agjencisë shtetërore të lajmeve MIA, ku ishte drejtor dhe kryeredaktor. Është edhe themeluesi i Radios Kanali 103. Ka qenë edhe zëdhënësi i qeverisë nga viti 1997 deri në vitin 1998. Gjatë periudhës 2007-2010 bëhet këshilltar për komunikime me mediat dhe këshilltar shtetëror në kabinetin e Presidentit të atëhershëm të Republikës së Maqedonisë.
Ai është fitues i çmimeve dhe mirënjohjeve të shumta gazetareske, ndër të cilat janë: çmime vjetore në Radio Shkupi dhe të Radiostacioneve të bashkuara të Maqedonisë për arritjet gazetareske; Çmimi “Kërste Petkov Misirkov” i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë; pastaj çmimi vjetor gazetaresk i Radio Televizionit të Maqedonisë; çmimi “Kërste Petkov Misirkov” – gazetari i vitit i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë; çmimi vjetor gazetaresk me rastin e 50 vjetorit të Radio Televizionit të Maqedonisë. Tri herë e ka fituar çmimin “Mito Haxhivasilev-Jasmin” për gazetari, prej të cilave dy herë si redaktor. Në vitin 2012 ai fiton çmimin “Kërste Petkov Misirkov” për veprën e jetës të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
Ka qenë ligjërues nga lënda “Gazetaria e agjencisë” në studimet postdiplomike për gazetari në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodiu”- Shkupm si dhe trajner i gazetarisë në Institutin e Maqedonisë për Media – IMM.
Është autor i disa botimeve si: libri me dy vëllime “Ambienti”, “Informacionet dhe mediat” – në “Kultura e paqes” të Friedrich Ebert, pastaj “Etika në gazetari, etika në biznesin e mediave”, “Gazetaria e agjencisë” – skripti për studimet postdiplomike në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodiu” dhe bashkë-autor i tekstit “Shkrimi për mediat elektronike”.
Ai është i njohur si dashamirës i parashutizmit. Ai ka qenë president, nënkryetar dhe sekretar i përgjithshëm i Federatës Aeronautike të Maqedonisë, si dhe selektor dhe trajner i ekipit kombëtar të Maqedonisë në parashutizëm dhe gjyqtar ndërkombëtar për parashutizëm me licencë të FAI-të.
Është iniciator për ndërtimin e aeroportin sportiv Stenkovec, si dhe kryetari i ajro-klubit “Juri Gagarin” – Shkup në dy mandate. Gjithashtu është organizator i më shumë ajro-mitingjeve dhe garave sportive vendore dhe ndërkombëtare të aviacionit.
Është pilot i avionëve sportivë dhe mjeteve lundruese ajrore dhe ka realizuar 2003 kërcime me parashutë. Ka qenë përfaqësues i shtetit në parashutizëm në periudhën 1971 – 1976. Ka fituar 60 medalje në Maqedoni dhe në kuadër të RSFJ-së në sferën e parashutizmit, si dhe 14 medalje nga garat ndërkombëtare prestigjioze në parashutizëm. Në katër raste ai u emërua sportist i vitit nga Federata Aeronautike e Maqedonisë. Ai po ashtu ishte katër herë edhe kampion shtetëror në parashutizëm. Ai është fitues i çmimit “Distinktivi i artë me tre diamante” – mirënjohja më e lartë ndërkombëtare e Federatës Botërore të Aviacionit – FAI, si dhe çmimi më i lartë ndërkombëtar i Federatës Botërore të Aviacionit – FAI për vitin 2006 – “Paul Tisandier” për kontributin gjithëpërfshirës në zhvillimin e aviacionit civil dhe sportiv dhe për rezultatet e veçanta në parashutizmin sportiv.
Themeluesit/Drejtorët:
Xhelal Neziri është një gazetar dhe analist hulumtues me përvojë. Ai është përfaqësuesi i projektit danez SCOOP në Maqedoni që nga viti 2008, me detyrë që t’i koordinojë storjet kombëtare dhe transnacionale hulumtuese. Aktualisht, Neziri është bashkë-themelues dhe drejtor i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni me seli në Shkup dhe është anëtar i Bordit Këshillëdhënës Ndërkombëtar të Journalismfund.eu me seli në Bruksel.
Kontakt: xhelalneziri@gmail.com
Zhaklina Haxhi-Zafirova është një gazetare e pavarur me përvojë gazetareske më shumë se 12 vjeçare, kryesisht në gazetat e përditshme dhe javore, si dhe me përvojë botërore. Ajo është përfaqësuese e SCOOP-it danez në Maqedoni dhe punon si koordinatore për pjesën e Maqedonisë në rrjetin e SCOOP-it në kuadër të Evropës dhe më gjerë. Fokusi i saj kryesor është vetë gazetaria hulumtuese dhe perspektivat e saja në vend, rajon dhe më gjerë. Zhaklina e ka fituar tri herë mirënjohjen e veçantë për gazetarinë hulumtuese të cilën e jep Instituti i Maqedonisë për Media për storjet e saja me titull “Donacionet e papërfunduara për projektet në Maqedoni”, “Si të bëheni bullgarë brenda natës” dhe “Ndotja nuk ndalet, çdo vit 4500 raste të reja të kancerit!”
Kontakt: zaklina.zafirova@gmail.com
Aleksandar Bozhinovski është një gazetar i shpërblyer nga Maqedonia me gati 20 vjet përvojë profesionale. Karriera e tij ka filluar në vitin 1994 si një gazetar të gjykatës, derisa ende ka qenë student në Fakultetin e Gazetarisë. Me kalimin e kohës, ai bëhet një gazetar hulumtues, interesi i fushëveprimeve kryesore të të cilit janë policia, ushtria, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Derisa ka qenë student njihet për herë të parë me gazetarinë hulumtuese në ligjëratat e Dennis Hamilton-it, gazetari i dikurshëm hulumtues për LA Times, i cili ka qenë një profesor vizitor në Universitetin e Shkupit. Ai ka marrë pjesë edhe në punën e disa OJQ-ve me njerëz nga Instituti Kombëtar për Demokraci në Uashington. Gjatë punës së tij në Nova Maqedonija (1999 – 2003), gazetën e përditshme të dikurshme qeveritare, ai shkruan storje për Rrjetin Alternativ Informativ, së bashku me 20 gazetarë të tjerë nga ish-republikat jugosllave, të udhëhequr nga gazetari i njohur Kim Mehmeti dhe e themeluar nga Këshilli i Evropës. Në atë periudhë, Bozhinovski fillon të punojë si gazetar në gazetën e re të përditshme Vreme, ku ka fituar disa çmime, duke përfshirë çmimin e gazetarit të vitit të gazetës Vreme (2005), për storjen më të mirë hulumtuese nga Instituti i Maqedonisë për Media, i sponsorizuar nga Danimarka. Ky çmim është për storjen e tij më të mirë hulumtuese deri më sot, e njohur me emrin “Rasti i Khaled el-Masrit”. Bozinovski është gazetari i parë në botë që zbulon rastin e ekstradimit të jashtëzakonshëm (rrëmbimi i të dyshuarve për terrorizëm nga ana e agjencive të inteligjencës). Storjen e ndërmerr NY Times dhe e njohën botën me të. Televizioni gjerman ZDF është bashkuar me Bozhinovskin në vitin 2006 për të zgjeruar hulumtimin mbi rastin Masri. Në atë kohë, Bozhinovski fillon bashkëpunimin me Projektin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, organizatën gazetareske të themeluar nga USAID në Uashington, të cilën e përbëjnë gazetarë hulumtues nga 10 vende të tjera të cilët bashkërisht përgatisin storje me tema të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bozinovski punon në disa storje për OCCRP-në dhe në vitin 2010 është finalist për çmimin Daniel Pearl në Konferencën Globale për Gazetari Hulumtuese, të mbajtur në Gjenevë. Ai gjithashtu ka kryer hulumtime për Integritetin Global. Bozinovski hulumton edhe për gazetën javore Forum, gazetën e përditshme Den dhe për portalin Republika. Në vitin 2011, së bashku me Zhaklina Haxhi-Zafirovën dhe Xhalal Nezirin, themelojnë Qendrën për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni. Gjatë vitit 2013 Bozinovski u emërua menaxher i projektit NED: Ngritja e vetëdijes publike për korrupsionin nëpërmjet gazetarisë hulumtuese.
Kontakt: aleksandarmak@yahoo.com