Filozofia e tyre e drejtësisë sociale dhe kundër establishmentit u solli atyre dy deputetë në zgjedhjet e fundit.
Kjo është partia E majta. Lideri i saj, Dimitar Apasiev, u fut në politikë përmes kritikave të ashpra dhe demonizimit të politikanëve të tjerë, për të cilët thoshte se u bënë kapitalistë brenda natës.
Ai, megjithatë nuk zbulon se çfarë posedon para se të hynte në korridoret e Kuvendit. Përgjigja e tij ndaj kërkesës sonë për t’i zbuluar opinionit se çfarë prone posedon ishte e shkurtër: “Epo pritni fletën anketuese”.
Nëse janë dyert e Kuvendit rruga më e shkurtër për t’u pasuruar? Hulumtimi i SCOOP-it siguroi të dhëna të cilat thonë se deputetët të cilët e kanë përfunduar mandatin e tyre në vitin 2020 kanë deklaruar pronë në vlerë prej 32.6 milionë eurosh.