Sallat sportive: Premtimet më të forta se realizimi

autor: Zhaklina Haxhi-Zafirova

Mure të zhveshura të përhime dhe bar të rritur. Ky është imazhi të cilin u mësuan të shikonin qytetarët e lagjes së Shkupit Çento derisa po kalonin pranë shkollës fillore “Kërste Misirkov”, ku dhjetë vjet më parë duhej të ndërtohej salla e re sportive. Por, në vend me objektin e ri të ndërtuar, të cilin e paralajmëronin të gjitha pushtetet e deritanishme, nxënësit dhe fëmijët e kësaj lagjeje ishin të kënaqur me oborrin e shkollës dhe fushat e vjetra dhe të improvizuara lokale në rrethinë, ku luajnë basketboll apo futboll për t’u argëtuar. Përafërsisht aq e vjetër sa objekti i filluar në Çento është edhe salla sportive në lagjen Autokomandë, që gjendet në afërsi të konviktit “Stiv Naumov”, ndërtimi i së cilës është paralajmëruar një kohë të gjatë, ku edhe krahas paralajmërimeve të kompetentëve ende asgjë nuk po ndodh, kurse objekti shkatërrohet nga viti në vit.

A bëhet një strategji për atë se çfarë janë nevojat e qytetarëve në komunë? Dhe cilat janë nevojat e nxënësve të shkollave? Qendra për Gazetari Hulumtuese ka hulumtuar se pse këto projekte nuk janë realizuar siç duhej të realizoheshin..

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski që në mars të vitit 2013, pak para zgjedhjeve lokale, ka paralajmëruar se “në periudhën e ardhshme prioriteti do të jetë  ndërtimi shtesë i sallës sportive në Çento dhe se për shkak të problemeve pronësore-juridike projekti nuk ka përfunduar deri më tani”. Në deklaratën për mediat, kryetari i komunës paralajmëron se problemet pronësore-juridike janë zgjidhur dhe se në periudhën e ardhshme do të fillojë ndërtimi shtesë i sallës, e cila duhet të bëhet një qendër sportive për lagjen Çento.

Në të njëjtën ngjarje, drejtori i atëhershëm i Agjencisë për Rini dhe Sport, Llazar Popovski paralajmëroi se për vitin 2013 janë të paraparë 20 milionë denarë (rreth 330 mijë euro) për ndërtimin shtesë të sallës sportive në Çento. Megjithatë, është e panjohur se për çfarë janë shpenzuar këto mjete dhe nëse këto mjete janë të dedikuara për diçka tjetër, sepse që nga atëherë kanë kaluar dy vjet, kurse objekti i cili duhej të shndërrohej në një sallë sportive nuk e ndryshoi pamjen origjinale. Aktivitetet fillestare ndërtimore kanë filluar madje këto ditë.


“Moti është dashur të përfundohej. Do të ishte mirë që të kishim një sallë të cilën do ta përdorin të gjithë, por ja, tani këto javë po shikojmë se po punohet kështu që do të shohim”, thotë një grua në moshë mesatare nga lagjja Çento.

Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni që në muajin korrik të vitit të kaluar u përpoq të marrë një përgjigje nga autoritetet se pse është ndalur ndërtimi i kësaj salle sportive, por ne nuk kemi marrë një përgjigje konkrete për arsyet. Vetëm paralajmërime se “janë duke u zhvilluar aktivitetet ndërtimore në terren”, të cilat që nga momenti kur e kërkuam përgjigjen nga komuna e Gazi Babës në ndodhën deri para një kohe.

Në përgjigjen e Agjencisë për Rini dhe Sport, të cilën e morëm sipas Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik, shpjegohet:

Agencija za mladi i sport odgovor

“Salla sportive në kuadër të Shkollës Fillore Kërste Misirkov në Komunën e Gazi Babës u fut në planin e punës në vitin 2014 dhe pritet të ndërtohet gjatë vitit 2015. Për sallën sportive në fjalë janë paraparë 35.736.446 denarë me TVSH-në e përfshirë, mjete të cilat janë siguruar nga Agjencia për Rini dhe Sport”.

Në panelin e vendosur para objektit, i cili deri para një kohe dukej i lënë pas dore, shkruan se objektin e ndërton  kompania “Bauer BG”, e cila deri tani ka marrë disa tenderë, ka punuar në rekonstruksionin e fasadës së Qeverisë, pastaj në rekonstruksionin e fasadave të disa objekteve në qendër të Shkupit, ka marrë pjesë në ndërtimin shtesë të sheshit “Shën Maria” etj. Nga ajo që mund të shihet në faqen e internetit të Byrosë së Prokurimit Publik, kompania bashkëpunon me shumë institucione shtetërore, përfshirë këtu edhe Shërbimin e Çështjeve të Përgjithshme të Qeverisë, Qytetin e Shkupit, si dhe komuna të tjera.

Në njoftimin për marrëveshjen e lidhur në faqen e internetit të Byrosë së Prokurimit Publik, të cilën kompania e ka lidhur me Agjencinë për Rini dhe Sport më 31.03.2014 (një vit pas paralajmërimit për ndërtimin e sallës nga ana e Kryetarit të Komunës Toni Trajkovski), shkruan se kontrata për ndërtimin e sallës është me kohëzgjatje prej 9 muajsh, që do të thotë së bashku me muajin dhjetor të vitit 2014. Çfarë ka ndodhur pastaj dhe nëse është lidhur një aneks i marrëveshjes origjinale mbetet e panjohur.
javni nabavki cento

najniska cena Javvni nabavki

Misteri është edhe ndërtimi dhe fati i sallës sportive në Autokomandë, e cila ka filluar të ndërtohet që në vitin 2002. Salla ishte paralajmëruar si pjesë e projektit të atëhershëm të qeverisë (në kohën e Lupço Georgievskit) për ndërtimin e 35 sallave sportive në të gjithë vendin. Por, vitet po kalonin, kurse salla, në vend t’i realizojë ëndrrat e studentëve për një vend ku ata mund të luajnë sport, sot është shndërruar në një vend për të pastrehët. Imazhi është me të vërtetë i trishtuar –  të mbeturina të shpërndara në të gjitha anët e objektit, i cili në pjesën më të madhe të vitit është me bar dhe duket mjaft i lënë pas dore. Edhe pse autoritetet paralajmëronin se salla do të ringjallet, ajo tani për tani mbetet vetëm në letër.

IF IF

“Salla sportive e cila gjendet pranë konviktit Stiv Naumov ka filluar të ndërtohet në vitin 2002 dhe deri tani Agjencia për Rini dhe Sport ka investuar 7,631,499.18 denarë. Në kuadër të projektit të Qeverisë për rekonstruksionin e objekteve ekzistuese sportive, Agjencia për Rini dhe Sport në bashkëpunim me Komunën e Gazi Babës, pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, do të nisë një procedurë përkatëse për të filluar rekonstruksionin e objektit të lartpërmendur ekzistues”, thuhet në shkresën, e cila që në muajin shtator të vitit 2014 na dërgoi Agjencia për Rini dhe Sport.

Agencija za mladi i sport odgovor

Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP-Maqedoni kërkoi një takim me Drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Marjan Spaseski që të mund të marrim përgjigje se pse kanë ndaluar aktivitetet për ndërtimin shtesë të këtyre dy objekteve, si dhe nëse ka kritere gjatë planifikimit të ndërtimeve të sallave. Por, nga atje na thanë se e vetmja mënyrë në të cilën mund të marrim të dhëna nga Agjencia është përmes Ligjit për qasje të lirë në informatat me karakter publik.

faqen e internetit të Agjencisë për Rini dhe Sport, si një nga projektet është shkruar edhe projekti për 35 sallat sportive në të gjithë vendin. Salla po ndërtohen në Mavrovë (Rostushë), Kisella Vodë, Gjorçe Petrov, vende me një numër shumë më të vogël të banorëve sesa komuna e Gazi Babës, e cila, sipas dokumenteve të cilat i posedojmë mbeti në fund të listës për marrjen e një qendre sportive moderne.

Salla sportive-ëndërr edhe për shkollën më të vjetër në Maqedoni

Nxënësit e shkollës më të vjetër në Maqedoni SH.F.”Kirili dhe Metodiu” ende shpresojnë se do të fitojnë një sallë sportive, një problem me të cilin ballafaqohen me vite të tëra. Në vend në sallë, aktualisht ata ushtrojnë në një klasë të improvizuar, e cila do të duhet të ishte një sallë.

deca igraat vo okolnoto Osnovno ucislite Krste Misirkov pokraj koe se naoga nedoizgradenata sportska sala

Kryetari i mëparshëm i komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, para zgjedhjeve lokale në vitin 2013 paralajmëroi se kjo shkollë do të fitojë një sallë sportive. Por, gjithçka u mbet vetëm një premtim, sepse Todoroviq i humbi këto zgjedhje. Megjithatë, gjërat nuk kanë ndryshuar as me kryetarin aktual të komunës, Andrej Zhernovski. Edhe pse autoritetet nga atje paralajmërojnë se është duke u bërë përpilimi i projektit, në terren gjërat nuk ndryshojnë. Fëmijët po presin të vijë një mot më të mirë për të dalë jashtë, për të luajtur basketboll apo futboll – në parkingun e oborrit të shkollës!

(Storia është përkrahur në kuadër të projektit NED “Ngritja e vetëdijes publike kundër korrupsionit përmes gazetarisë hulumtuese”).

Shkruaj një koment

Koment(e)