Autorë:
Bjanka Stankoviq
Angella Petrovska
Angella Rajçevska
Fotografitë me automjete të shtrenjta dhe luksoze nga të cilat dalin zyrtarë të veshur bukur ndoshta deri më tani qytetarët i kanë imagjinuar si një skenë nga ndonjë film, por kohët e fundit ajo është bërë një realitet edhe në këtë rajon. Po të mos ndodhte episodi me xhipin e njohur zyrtar me të cilin ish-Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov “u bë i famshëm” në mënyrë jo të mirë në mediat se ka marrë pjesë në dy aksidente të trafikut, kushedi se kur do të hapej në opinion çështja se çfarë automjetesh kanë ministritë dhe institucionet publike në përgjithësi, kush i nget ato dhe nëse dikush mban përgjegjësi për to?
SCOOP-i ka bërë një hulumtim më të gjerë për automjetet e institucioneve dhe ka zbuluar të dhëna frapante: madje 27 automjete zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nuk janë gjetur në parkingun zyrtar të ministrisë gjatë regjistrimit të jashtëzakonshme që është bëri më 12 shtator të vitit të kaluar. Nga këto, për tre automjete janë përgjegjës shërbyesit civilë në ministri, por edhe ato nuk mund të gjendeshin fare për të hyrë në listën e automjeteve të regjistruara në shtator të vitit të kaluar. Ndërsa, edhe shtatë automjete të tjera nuk janë kërkuar sepse për to ka pasur vendime se ato u jepen për përdorim institucioneve të tjera publike. Midis tyre është edhe xhipi i markës “Tuareg” me targa regjistruese të Shkupit, i cili gjendej në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme se ka shkaktuar dy aksidente trafiku në natën mes 28 dhe 29 tetor 2016.
REGJISTRIMI I (PA)SUKSESSHËM
Ngjarja me ish-ministrin Dime Spasov ka shkaktuar një interes të madh në mesin e opinionit për dy arsye: së pari që atëherë zëvendësministri po ngiste një makinë zyrtare “jashtë kohës së punës” dhe se xhipi të cilin e ka ngarë, pronare e të cilit është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ka qenë i huazuar nga Agjencia e Punësimit, e cila, nga ana tjetër, ia kishte dhënë për përdorim ministrit, e më vonë zëvendës-ministrit Dime Spasov.
Me kërkesën tonë sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, të cilën e kemi dërguar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në dhjetor të vitit 2016, kemi marrë një përgjigje ku përmbahet raporti mbi regjistrimin e kryer të jashtëzakonshëm të automjeteve nga shtatori i vitit 2016. Në të thuhet se gjatë regjistrimit të jashtëzakonshëm në parking janë gjetur vetëm 10 automjete zyrtare, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë qenë aty që të mund të bëhej një inspektim.
“Komisioni më datë 12.09.2016 në mënyrë elektronike ka kërkuar nga Sektori i Çështjeve Financiare listën e automjeteve zyrtare që janë në pronësi të MPPS-së. Në takimin e parë si përgjigje e kërkesës është marrë lista e 17 automjeteve. Sepse lista nuk ishte e plotë, gjegjësisht një pjesë e madhe e automjeteve zyrtare në pronësi MPPS-së nuk gjenden në listë dhe me një listë të tillë nuk mund të kryhet një regjistrim të plotë të automjeteve”, thuhet në përgjigjen me shkrim që e kemi marrë nga ministria. Edhe pse ministrja e atëhershme Frosina Tashevska-Remenski ka kërkuar nga Sektori i Çështjeve Financiare të dërgojnë një listë të plotë të automjeteve zyrtare, gjegjësisht një listë të automjeteve që nuk janë në listën e dërguar paraprakisht dhe është përgjigjur se duhet kohë për të përgatitur të dhënat. Lista përfundimtare i është dhënë disa ditë më vonë.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale gjithashtu konfirmon se 7 automjete në pronësi të saj ua ka dhënë për përdorim institucioneve të tjera për të cilat ajo është përgjegjëse. Por, institucionet kanë në dispozicion buxhetet e tyre, kështu që është e paqartë nëse Ministria ka blerë 7 automjete më shumë sesa ishte e nevojshme, apo është ai një “truk” i planifikuar, dhe duke gjykuar nga shembulli i (keq) përdorimit nga ana e Dime Spasovit, i cili ka përdorur xhipin zyrtar, që është pronësi fillestare e MPPS-së dhe i cili është transferuar për përdorimin Agjencisë së Punësimit, kurse ajo, nga ana tjetër, ia ka dhënë për përdorim shefit të saj të përgjithshëm, ministrit, përkatësisht më vonë zëvendës- ministrit Dime Spasov. Në një akrobacion të këtillë procedural praktikisht është e pamundur, siç është edhe përshtypja e qytetarëve, që të kihet një pasqyrë të qartë për atë se ku është automjeti dhe kush, si dhe për cilat qëllime e përdor të njëjtin.
Gjithashtu, dy automjete në kohën e regjistrimit nuk i janë dhënë për inspektim Komisionit të regjistrimit. “Deri te Komisioni në një komunikim elektronik është dërguar një Deklaratë nga ana e shërbyesit civil Mihajllo Koshtimovski, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit, me të cilën konfirmon se automjetet Renault Clio SK 6542 AL dhe Peugeot 307 SK 987 HT gjenden në pjesën e mbyllur të servisit të autorizuar dhe komisioni gjatë inspektimit nuk ishte në gjendje të konfirmonte atë”, thuhet në përgjigjen e marrë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
KU ZHDUKEN AUTOMJETET?
„Një pjesë e automjeteve u gjetën më vonë, por deri në fund të mandatit tim nuk kemi marrë një shkresë zyrtare, e as ndonjë dokument nga Agjencia e Punësimit për përdorimin e automjetit – Tuareg, të cilin e ka ngarë Dime Spasov dhe për të cilin kemi kërkuar dokument prej tyre”, u përgjigj shkurtimisht në një bisedë telefonike ish-ministrja e punës dhe politikës sociale, Frosina Tashevska-Remenski.
Vetë fakti që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk e di se ku janë dhe kush i nget automjetet e “zhdukura”, i konfirmon dyshimet e qytetarëve që janë të regjistruara në anketën elektronike të SCOOP-it.
Statistika i regjistron këto hulumtime:
95 nga 100 persona të anketuar mendojnë se ka keqpërdorim të automjeteve zyrtare në RM.
90% theksuan se nevojitet një kontroll dhe rregullim të rritur të automjeteve zyrtare të RM-së
Në pyetjen se si të zbatohet një kontroll dhe rregullim të rritur, 53.49 për qind i konsiderojnë gjobat me të holla si zgjidhjen më të mirë, kurse 46.51 për qind thonë se sanksionet si largimi nga funksioni, konfiskimi i automjetit, rritja e kontrollit lokal, pezullimi i kryerësit të veprës nga vendi i punës pa paga të paktën 3 muaj, sistemi i pikave negative dhe shkëputja e marrëdhënieve të punës do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të tilla.
Anketa tregon se qytetarët janë fuqimisht të bindur se në vendin tonë, automjetet zyrtare më shumë keqpërdoren sesa që përdoren. Ata, kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e automjeteve zyrtare veç e veç, kryesisht gishtin ua drejtojnë ministrive. A është dyshimi i këtillë edhe për shkak të rastit të fundit të keqpërdorimit të automjetit zyrtar të Zëvendës -Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov. Ai ka përdorur një automjet zyrtar jashtë orarit të punës. Njëkohësisht, aksidenti i trafikut që e ka shkaktuar e ka alarmuar opinionin e gjerë me të cilin u zbulua se edhe një funksionar i lartë shtetëror, siç është ministri, i keqpërdor mjetet që u përkasin qytetarëve.
Keqpërdorimet e shpeshta të automjeteve zyrtare për qëllime personale ekspertët thonë se kontribuojnë për uljen e besimit të opinionit ndaj institucioneve shtetërore. Anketa tregon se qytetarët kërkojnë një përdorim racional të automjeteve zyrtare, të cilat në fund të fundit janë blerë me paratë e qytetarëve dhe, rrjedhimisht, janë në pronësi të qytetarëve:
SCOOP-i ka kërkuar një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme për atë se nëse është denoncuar tek ata zhdukja e automjeteve nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Prej atje deri publikimi i storjes nuk kemi marrë përgjigje.