SCOOP në Televizionin Kroat Kombëtar

Tragjedia me vdekjen e 14 emigrantëve te Velesi, dje ishte lajmi kryesor në shumicat e stacioneve televizive në rajon. Dhe jo vetëm për shkak të shumë emigrantëve të shkelur nga treni i cili lëvizet në drejtimin Selanik – Beogradi, por edhe për shkak se ky problem prek pothuajse të gjitha vendet e rajonit dhe të BE-së. Emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika tashmë e kanë ndezur alarmin në disa vende të BE-së, veçanërisht në Gjermani.

Në shtojcën e Ditarit të orës 19:30 të programit të parë të televizionit kroat, analizën e tij të shkurtër e ka dhënë edhe një nga drejtuesit e Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedoni, Aleksandar Bozhinovski. Ai, duke folur për tragjedinë shpjegoi se rrugët e trafikimit të cilat i përdorin emigrantët janë po ato që përdoren për të kontrabanduar drogë dhe armë, gjegjësisht se bëhet fjalë për të njëjtët kriminelë. Emigrantët u paguajnë atyre nga disa mijëra euro për t’i çuar ata në një vend të premtuar në BE.

Shtojca e HTV-së është në fillimin e videos, menjëherë pas hyrjes së përgjithshme të lajmeve, gjegjësisht prej 00:49 deri në 06:53.

Shkruaj një koment

Koment(e)