Shpërblehet SCOOP-i për filmin më të mirë dokumentar për ndotjen e Shkupit

Qendra për Gazetari Hulumtuese SCOOP Maqedonia mori çmimin për filmin më të mirë dokumentar për ndotjen e Shkupit nga organizata Green Globe (Globi i Gjelbër). Filmi “Ndotja: Shkupi e ka arritur Pekinin” u transmetua në janar të këtij viti dhe përshkroi mënyrat për reduktimin e ndotjes së kryeqytetit.

Përveç SCOOP-it, shpërblime nga “Green Globe” (Globi i Gjelbër) kanë marrë edhe Gorjan Jovanovski për aplikacionin Ajri Im, Donçe Iliovski për fotografinëmë e mirë ekologjike, emisioni “Një me një” për hashtagun Dita e ajrit, Prof. D-r. Dragan Gjorgjev për kontributin e tij për një ajër të pastër, udhëheqësi Ognen Janevski, organizata e çiklistëve Me biçikletë, Radio MOF dhe Artistët anonimë urbanë për aksionin më të mirë gueril.

Dhënia e shpërblimeve u mbajt dje në Qendrën Kulturore Rinore.

Shkruaj një koment

Koment(e)