Shqipëria akoma nuk ka një rast të rëndësishëm të fituar nga një sinjalizues

Shkruan: Goran Lefkov

Sinjalizimi në Shqipërisë si një mjet i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit nuk ka dhënë ende fryte. Shteti miratoi një ligj për sinjalizuesit relativisht herët në vitin 2016, por tash e 6 vjet nuk ka asnjë rast të rëndësishëm nga i cili mund të mësojnë vendet e tjera të rajonit, siç është rasti i Murat Mehmetit në Kosovë dhe rasti Llazarevski-Kostovski në Maqedoninë e Veriut.

Ka një rast që ka ndodhur para miratimit të ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve në vitin 2014, kur inspektori i policisë Dritan Zagani vuri në dukje se kushërinjtë e ministrit të Punëve të Brendshme të atëhershëm Saimir Tahiri ishin të përfshirë në trafikun e drogës. Inspektori Zogani sinjalizoi se Moisi Habilaj dhe grupi i tij përdornin makinën e Saimir Tahirit për të shitur drogë.

Edhe pse Zagani tregoi drejtpërdrejt, ku dhe çfarë të kërkonte, prokurori publik aspak nuk i kushtoi vëmendje këtij sinjalizimi dhe nuk mori asnjë masë për zbardhjen e rastit.

Mafia në Shqipëri, e ndërthurur në institucionet shtetërore dhe jashtë tyre, jo vetëm që nuk e mbrojti inspektor Zaganin, por hyri në një përballje shumë të pacipë me të. Pas një sinjalizimi për grupin mafioz të Tahirit, u arrestua inspektori i policisë Zagani.

Korrupsioni dhe trafiku i drogës në vend që të frenohej, pas deklaratave të inspektorit të policisë, ndodhi e kundërta. Për të frikësuar Zaganin e arrestuan. Menjëherë pas lirimit Zagani u nis për në Zvicër dhe atje mori azil politik.

Çështja e Saimir Tahirit mori zgjidhje efektivisht më vonë në vitin 2018, por jo në Shqipëri ku u formua banda, por në Itali. Karabinierët atje arrestuan fillimisht Moisi Habilajn (kushëri i Saimir Tahirit) për trafik droge. Një vit më vonë, vetë Tahiri u kap në grackën e policisë. Ai u dënua me 5 vite burg. Dënimi i tij më vonë u ndryshua në tre vjet burg me kusht.

Fatkeqësisht, Shqipëria ende nuk e njeh aktin heroik të inspektorit të policisë së Fierit, Dritan Zagani, ndërsa si rast sinjalizuesi edhe emri i tij ishte nën urdhër arresti.

Në vend që Republika e Shqipërisë të zbatojë ligjin e sinjalizuesve dhe të fitojë mijëra qytetarë në ndihmë të institucioneve, shteti nuk po e bën këtë. Kjo zvogëlon efektivitetin e luftës kundër korrupsionit. Ndihma e sinjalizuesve dhe shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Shtetet e organizuara e përdorin këtë instrument për të marrë informacione për krimin dhe korrupsionin shumë më lehtë dhe me efikasitet.

Ky rast ishte një nga rëndesat që e uli Shqipërinë në listën e perceptimeve të korrupsionit të Transparency International. Kështu, vendi sot renditet në vendin e 104 krahas Kosovës. Pas Shqipërisë janë vetëm Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 111-të.

Shkruaj një koment

Koment(e)