Silver Meikar – gazetar investigativ, politikan dhe sinjalizues nga Estonia

Shkruan: Goran Lefkov

Silver Meikar është një figurë markante në gazetarinë investigative, i cili u qëndroi besnik parimeve në të gjitha pozicionet që mbajti në shoqërinë estoneze dhe në Parlamentin Evropian. I lindur në vitin 1978 në Tartu, veprimtarinë e tij politike e nisi në ditët studentore, kur u zgjodh anëtar i Këshillit të qytetit të Tartusë. Shkollimin e kreu në vendlindje, ku edhe e filloi karrierën.

Në vitin 2003, Silver Meikar u bë deputet i parlamentit të Estonisë, ndërsa Margus Hanson u bë Ministër i Mbrojtjes. Silver Meikar ishte gjithashtu një kandidat për Parlamentin Evropian në 2004, por nuk arriti të sigurojë një vend në Strasburg. Ai humbi vendin e tij në parlamentin e Estonisë sepse Margus Hanson u pushua nga puna në nëntor 2004 për vjedhjen e dokumenteve të klasifikuara nga shtëpia e tij. Meikar u ul përsëri në stolin parlamentar më 23 nëntor 2006, pasi Margus Hanson u dënua për rrjedhje të informacionit të klasifikuar shtetëror.

Silver Meikar u rizgjodh në Parlamentin e Estonisë më 4 mars 2007 dhe ishte anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme.

Ai u bë i njohur për aktivitetet politike që përfshijnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Burma, Kinë, Rusi dhe gjetkë, duke tërhequr vëmendjen për gjendjen e vendeve në zhvillim dhe mbështetjen e procesit të reformës në Ukrainë dhe Gjeorgji. Ai gjithashtu mbrojti respektin për liritë civile në Estoni. Silver Meikar ishte një promovues i idesë së votimit elektronik dhe e-demokracisë në Estoni. Ai ishte politikani i parë estonez që krijoi një blog personal.

Në maj 2012, Meikar botoi një artikull në të cilin ai pranoi se kishte dhuruar para për Partinë e Reformës të Estonisë në 2009 dhe 2010, të cilat vinin nga burime të panjohura dhe i ishin dhënë nga bashkëpartiaku i tij Kalev Liljo. Truri i gjithë operacionit ishte sekretarja e përgjithshme e Partisë së Reformës të Estonisë, Kristen Michal. Skandali u bë i njohur si Silvergejt. Ndaj Lillos dhe Michalit janë ngritur kallëzime penale. Pas një diskutimi të gjatë dhe të ashpër në media, akuzat u rrëzuan, pasi nuk u arrit të mblidheshin prova të mjaftueshme. Më 24 tetor 2012, Meikar u përjashtua nga partia. Si rezultat, Kristen Michal dha dorëheqjen si Ministre e Drejtësisë.

Ky rast i sinjalizuar është shumë i ngjashëm me rastin e iniciuar nga Prokuroria Speciale Publike në vendin tonë, ku partia VMRO-DPMNE u dënua për financim të paligjshëm arkës së partisë. Një pjesë e madhe e këtij hetimi është bërë pas shkrimeve të mëparshme të Skup Maqedoni, hulumtimi i të cilit ka treguar se VMRO-DPMNE është njëra ndër partitë më të pasura në Evropë sipas pasurisë që ka.

Shkruaj një koment

Koment(e)