Si rezultat i furnizimit të vonuar të vaksinave, vendi është në fund të Evropës për sa i përket përqindjes së qytetarëve të imunizuar. Në nivelin e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia është në vendin e 4-të me vetëm 12 për qind të qytetarëve që kanë marrë të paktën një dozë. Pas vendit janë vetëm Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Shumë përpara janë Serbia, por edhe Shqipëria dhe Mali i Zi.