VETËM NJË POLITIKANI I ËSHTË KONFISKUAR PRONA TË CILËN E KA FITUAR NË MËNYRË TË PALIGJSHME

Autor: GorazdÇomovski

 

Duke dalë nga një restorant elitar në Shkup, lideri i partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” Ljube Boshkovski, u arrestua në mënyrë spektakolare nga forcat policore speciale. Një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2011, ai ka pasur një takim me një njeri, për të cilin mendohet se ia ka dhënë qesen e letrës, në të cilën kishte 100 mijë euro.

“Më bënë kurth”, bërtiti ish-Ministri i Punëve të Brendshme Boshkovski, derisa pjesëtarët e policisë ia kanë vënë prangat në duart e tija. Ai u dënua për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës zyrtare” dhe ka marrë një dënim me burg prej 7 vjetësh.

Me këtë, Boshkovski u bë i vetmi politikan në Republikën e Maqedonisë që ka vuajtur një dënim me burg për financimin ilegal të fushatës parazgjedhore. Me atë që ia kanë konfiskuar edhe paratë të cilat i ka sjellë në qesen e letrës, ai u bë njëkohësisht edhe i vetmi politikan të cilit i është konfiskuar prona të cilën e ka fituar në mënyrë të paligjshme.

 

FEDERALIZIM APO KONFISKIM

 

Më 3 qershor 2016, vetëm tri ditë para se mbushen 5 vjet nga arrestimi spektakolar, Boshkovski u lirua. Jashtë, ai e gjeti të njëjtën situatë që ishte edhe para se të shkojë në burg – tension elektoral dhe krizë. Në opinion tashmë ishin publikuar materialet e përgjuara nga ana e opozitës, të cilat kishin synim për të treguar se ai, në fakt, ka qenë viktimë e një procesi të montuar politik.

Fushatën parazgjedhore të cilën e gjeti, më shumë i ngjante një lufte për të  bindur opinionin për atë se çfarë e pret vendin pas zgjedhjeve – federalizimi apo konfiskimi. Derisa VMRO-DPMNE-ja e frikësonte opinionin se “nëse fiton LSDM-ja Maqedonia do të federalizohet”, Social-demokratë te Zoran Zaevit përpiqeshin ta qetësonin opinionin se nëse fitojnë “do të ketë vetëm konfiskim”.

“Ne kemi nevojë për kanalizim”, ishte përgjigja e një banori të lagjes së Shkupit Haraçinë, në një TV anketë. Kjo deklaratë e reflekton “apatinë” më të re të qytetarëve ndaj pritjeve se kriminelëve të pushtetit do t’u konfiskohet prona, të cilën e kanë fituar në mënyrë të paligjshme.

Ekspertët thonë se me konfiskimin, nga kryerësi konfiskohet përfitimi i menjëhershëm që është fituar me një vepër penale. Ato mund të jenë para, objekte të luajtshme ose të paluajtshme me vlerë, si edhe çdo pasuri tjetër, pronë apo aktivë, të drejta materiale ose jo materiale. Nëse konfiskimi i tyre nuk është i mundshëm, nga kryerësi do të konfiskohet edhe ndonjë pronë tjetër që i konvenon vlerës së përfitimit të fituar apo dëmit që duhet të paguhet.

Askush, as edhe iniciatorët e konfiskimit masiv të pasurisë, nuk besojnë se është i mundur një rikthim i shpejtë dhe efikas i qindra miliona eurove që janë eksportuar ilegalisht nga vendi dhe janë bërë depozita private në bankat e huaja.

Një dekadë më parë ka filluar zbatimi i masave për ngrirjen e pasurive për ata që janë dyshuar për krim. Në periudhën e kaluar, disa procese të mëdha gjyqësore përfunduan me sekuestrimin e pronave të aktorëve që janë përfshirë në rastet “Stanet”, ish-Ministri i Shëndetësisë, të dënuarit për privatizimin e ndërmarrjeve EMO dhe “Sllavija”, ndërmarrja e Kumanovës “Biserka”, një pjesë e kapitalit aksionar të ndërmarrjes “Agroplod”.

Por, çfarë ndodh me kompensimin e njerëzve që pësuan në aferën e kursimores piramidale TAT të Sonja Nikollovskës apo me depozitat bankare të klientëve të bankës së falimentuar “Eksim-Import Bankë” të Metodi Smilenskit?

Njolla e tranzicionit e këtyre aferave me përfshirjen e guvernator(ëve), bankierëve, politikanëve, u ka dhënë një shans qeverive të Nikolla Gruevskit për ta krijuar PR-strategjinë – “edhe më herët është bërë njësoj”.

Me relativizimin e tillë të përgjegjësisë politike dhe me mohimin e mbrojtjes penale-ligjore, deri më tani nuk procedohen dyshimet e ryshfetit dhe korrupsionit të elitave partiake-qeveritare në aferën ndërkombëtare me “Telekom”-in e Maqedonisë. Prokuroria publike ende “heton” se sa janë të vërteta deklaratat për ryshfetin e marrë në miliona euro nga ministrat dhe deputetët me lobimin e të cilëve, në emër të interesave dhe llogarive personale, kompanisë multinacionale i është lejuar një pozitë monopoli në treg.

Në opinion u paraqitën edhe dyshime të ngjashme për korrupsion gjatë blerjes së rafinerisë OKTA dhe ndërmarrjes publike EEM, si dhe aneks-kontratat me pozitat e dyshimta dhe të volitshme të investitorëve të huaj.

 

LISTA ME NJË POLITIKAN, NJË DREJTOR, NJË KRYETAR KOMUNE DHE 35 MJEKË

 

Sipas të dhënave të cilat i ka marrë SCOOP nga Agjencia për Menaxhim me Pasuritë e Konfiskuara, përveç Boshkovskit pronë i është konfiskuar edhe SllobodanBogoevskit, ish-drejtori i DSK-së, për veprat penale “pastrimi i parave, keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe evazioni fiskal. Për të njëjtin rast një pronë u është konfiskuar edhe dy avokatëve.

Prona i është konfiskuar dhe ish-kryetarit të komunës së Karposhit, Sasha Dimiq, për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit.

Dhe në fund të listës janë 35 mjekë, të cilëve po ashtu u është konfiskuar një pronë për veprën “përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë“.

Vetëm në periudhën nga marsi deri në maj të vitit 2010, janë pranuar 40 aktvendime gjyqësore me të cilat janë shqiptuar masat e konfiskimit të pasurisë. Ruajtja ose shitja e saj i është dhënë Agjencisë për Menaxhim me Pasuritë e Konfiskuara“, thotë drejtori i parë i Agjencisë për Menaxhim me Pasuritë e Konfiskuara, avokati Vanço Sehtanski.

Mjekë

 

– S. Ј. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim –  1.370.693.00 – Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë është paguar

– Lj. V.- Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 679.551.00 – Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë nuk është paguar

– А. К. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 534.982.00 – Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë është paguar

– Lj. B. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 1.635.925.00 – Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë nuk është paguar

– S. D. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim- 1.635.925 – Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë nuk është paguar

– Lj. S. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 307.501.00 – 250.560.00 denarë nuk janë paguar

– Lj. P. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 332.150,00 – ka paguar 12.000.00

– S. Т. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim 290.216.00 – ka paguar 7.418.00

– Z. N. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 266.052.00 – nuk ka pagesë

– M. D. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 302.351.00 – nuk ka pagesë

– Z. B. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 165.184.00 – nuk ka pagesë

– Gj. H. A. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 756.726.00 – ka paguar 11.000.00

– V. P. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë,i shqiptuar me aktgjykim-87.142,00 –nuk ka pagesë

– О. М. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 776.042.00 – nuk ka pagesë

– B. Т. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 405.575.00 – nuk ka pagesë

– I. B. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 248.529.00 – është paguar

– Ј. B. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 173.572.00 – nuk ka pagesë

– F. Т. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 252.791.00 – nuk ka pagesë

– G. N. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 232.980.00 – nuk ka pagesë

– Ј. М. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 61.871.00 – nuk ka pagesë

– I. V. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 61.871.00 – nuk ka pagesë

– А. А. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykimа – 118.185.00 – nuk ka pagesë

– Т. P. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë,i shqiptuar me aktgjykim – 30.500,00 – nuk ka pagesë

– Lj. G. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 45.750.00 – nuk ka pagesë

– Е. Sh. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë,i shqiptuar me aktgjykim15.250,00 – nuk ka pagesë

– I. T. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 1.139.158.00 – nuk ka pagesë

– D. B. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 290.163.00 – ka paguar tërësisht

– V. D. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 270.771.00 – ka borxh 8.762.00

– M. A. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 12.200.00 – nuk ka pagesë

– D. T. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 106.493.00 – ka paguar 5.000.00

– R. V. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 32.558.00 – nuk ka pagesë

– Z. A. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 32.558.00 – ka paguar

– S. Z. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 30.500.00 – nuk ka pagesë

– S. М. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 61.000.00 – nuk ka pagesë

– P. Gj. Përfitimi nga shfrytëzimi i pasurisë, i shqiptuar me aktgjykim – 290.216.00 denarë – ka paguar 12.603.00 denarë

Analizat e SCOOP-it tregojnë se në tri vitet e fundit janë konfiskuar prona në 88 aktgjykime gjyqësore, kryesisht për evazion fiskal, por jo edhe për vepra të trafikimit të njerëzve, drogës, armëve. Njëkohësisht janë shitur prona me vlerë vetëm prej 130 mijë eurosh.

Informacionet krahasuese me vendet e ish Jugosllavisë tregojnë se krimi i xhaketave të bardha, proceset gjyqësore kundër tyre në Serbi dhe Kroaci, nuk i japin efektet e pritura për opinionin e gjerë.

Vlladimir Kostiq nga Qendra për Gazetari Hulumtuese e Serbisë, thotë se në këtë vend  konfiskimi nuk funksionon aspak kur bëhet fjalë për politikanët.

Ligji për konfiskimin e pronës në Serbi është në fuqi nga viti 2009 dhe deri më tani nuk është zbatuar konfiskimi për asnjë nga politikanët apo magnatët të cilët kanë shkelur kodin penal. Kohët e fundit, të pandehurit Millorad Ulemek Legija i është konfiskuar një shtëpi, edhe pse një zyrtar i lartë policor ka konfirmuar publikisht se ajo shtëpi është fituar para se të merret aktvendimi për komandantin e Beretave të Kuqe“, shpjegon ai.

Kroaci gjendja është shumë e paqartë, pasi Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dënimin dhjetë-vjeçar për ish-kryeministrin Ivo Sanader, i cili u akuzua se ka marrë ryshfet gjatë shitjes së INA-së korporatës hungareze të naftës MOL, me një kontratë e cila është e dëmshme për interesat shtetërore. Pikërisht kjo procedurë e përsëritur gjyqësore u përputh me Arbitrazhin në të cilin Qeveria kroate ka humbur kontestin me investitorët e Hungarisë.

Sasha Lekoviq

Afera Sanader e tronditi partinë HDZ, e tregoi korrupsionin e elitave kroate dhe pritej se ish-kryeministri do ta humbasë të gjithë pronën e familjes, thotë për SCOOP Sasha Lekoviq, gazetar hulumtues. “Në këtë periudhë, vetëm në dy raste personave të dënuar për korrupsion, ryshfet dhe krim të organizuar u është ngrirë pasuria personale për shkak të dyshimit se e njëjta është fituar në mënyrë të paligjshme. Por, ende nuk ka aktvendim gjyqësor për konfiskimin e pronës së tillë. Prona e Ivo Sanaderit dhe Kryetarit të Dhomës Kroate Nadan Ivosheviq ende nuk është e lirë për qarkullim ligjor, por gjithashtu nuk është konfiskuar nga pronësia e këtyre, deri dje, dy personave me ndikim në politikë dhe biznes në Zagreb”.

Por, në Kinën e largët, këtë vit janë rikthyer 330 milionë dollarë përmes programit për ekstradim apo arrestime të 922 zyrtarëve të lartë të korruptuar qeveritarë, të cilët paratë i kanë mbajtur kryesisht në bankat amerikane. Këto mjete janë konfiskuar dhe janë kthyer në arkën e shtetit. Supozohet se kinezët, në dekadën e fundit, kanë arritur të pastrojnë dhe të nxjerrin jashtë më shumë se 50 miliardë dollarë, të fituara me transaksione të dyshimta dhe t’i mbajnë ato, kryesisht në SHBA dhe në Mbretërinë e Madhe.

PRONA E PALIGJSHME NUK MUND TË FSHIHET

 

Me reformat e Ligjit të Procedurës Penale nga viti 2009, propozimet për sistemin ekzistues të konfiskimit lejon edhe ndjekjen e transaksioneve bankare dhe llogarive, autorizimin për të pasur një kontroll mbi lëvizjet dhe sasitë e tyre, ndjekjen e lëvizjes së pronësisë së pasurive të patundshme. Ato pamundësojnë fshehjen e pasurisë që do të ngrihej për një të dyshuar ose të dënuar për vepra penale, vlerësojnë akademiku Vlladimir Kambovski dhe m-r Boban Misoski në shpjegimin e përbashkët për aspektet penale-ligjore të konfiskimit të pasurisë. “Pranimi i këtyre masave duhet të vendoset në mënyrë restriktive, vetëm për veprat e rënda penale të lakmisë, në kuadër të një shoqërimi kriminal ose sistemeve të krimit të organizuar. E dyta, supozimi se një pasuri e caktuar është fituar në mënyrë kriminale duhet të bazohet mbi prova relative që duhet t’i sigurojnë Prokuroria ose Gjykata. Edhe pse barra e dëshmimit se një pronë e caktuar ka origjinën ligjore dhe nuk është pjesë e aktiviteteve kriminale bie mbi kurrizin e të dënuarit, kjo nuk do të thotë që institucionet kompetente që kanë në dispozicion informacione për origjinën e pronës së konfiskuar, duhet të pengojnë të pandehurin ose personin të cilit i konfiskohet prona“.

 

SISTEMI PËR LUFTIMIN KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR ËSHTË TËRËSISHT JASHTË FUNKSIONIT

 

Bisedat e përgjuara në Maqedoni vetëm konfirmuan në mënyrën retorike dyshimin e tregtive të pandershme në projektin “Shkupi 2014”, ndërtimin e autostradave, shkatërrimin tendencioz të pronës së kundërshtarëve politikë, marrëveshjet dhe provizionet kriminele.

 

Prokuroria Publike Speciale (PPS), gjatë procedimit të veprave të para penale të bisedave të përgjuara, ka kërkuar ngrirjen e pasurive të personave të dyshuar për lidhje kriminale. Gjykata Penale nuk pranoi propozimet e PPS-së për ngrirjen e pasurive të personave të dyshuar.

Vane Cvetanov, ish-drejtor i Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Terrorizmit Financiar, në një bisedë me SCOOP thotë se sistemi për luftimin kundër krimit të organizuar është tërësisht jashtë funksionit. Ky, sipas tij, ka qenë një “operacion i menduar me vetëdije, me të cilin do të mundësohet një grabitje masive nga ana e pjesëtarëve të pushtetit“.

 

Deri në vitin 2010, në të gjitha pozitat në gjykatat, MPB-në, Prokurorinë Publike, Drejtorinë e të Hyrave Publike, Doganat, Policinë Financiare … ishin vendosur kuadro të VMRO-DPMNE-së. Paralelisht u nisën presionet edhe përmes inspektimeve shtetërore për të rimarrë pakot kontrolluese pronësore në kompanitë më fitimprurëse në Maqedoni. Nëpërmjet këtij operacion është mbledhur nga një milion euro në ditë“, thotë Cvetanov.

 

Avokati Petro Janura thotë se Kodi Ynë Penal përmban dispozita për një konfiskim të zgjeruar që ka të bëjë me përfitimin nga shfrytëzimi i pasurisë, të fituar me krime më të rënda penale.

Me konfiskimin e zgjeruar, shpjegon Janura, “konfiskohet pasuria e fituar në periudhën kohore para marrjes së aktvendimit të cilin gjykata e shqipton sipas rrethanave të rastit, por jo më gjatë se pesë vjet para kryerjes së veprës penale, kur në bazë të të gjitha rrethanave, gjykata është e bindur se pasuria tejkalon të ardhurat ligjore të kryerësit të veprës dhe vijnë nga një vepër e tillë“.

 

Konfiskimi i përfitimit nga shfrytëzimi i pasurisë zbatohet edhe ndaj përfitimit nga shfrytëzimi i pasurisë nga palët e treta që kanë fituar një benefit personal ose të përbashkët nga kryerësi, si dhe të pronës së anëtarëve të familjes së kryerësit ose palëve të treta mbi të cilët është transferuar prona, nëse nuk dëshmojnë se kanë dhënë një kundër-kompensim që korrespondon me vlerën e saj“, thotë Janura.

 

Sipas tij, mundësia për konfiskimin e pronës së bashkëshortes së autorit të veprës penale, e ka ballafaquar me një rast ku janë konfiskuar para dhe stoli nga kasaforta personale bankare e bashkëshortes. “Domethënë, me aktgjykimin e shkallës së parë, bashkëshortes së njërit prej të pandehurve i janë konfiskuar të holla nga kasaforta e saj. Për t’u marrë një aktvendim për konfiskim duhet të ketë një dëshmi për lidhshmërinë e pronës me veprën penale, si dhe për t’i dhënë një shans individit për ta shpjeguar origjinën e të hollave“.

 

SI KONFISKOHET NË EVROPË?

Në legjislacionin evropian, konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme kthehet si një masë e përgjithshme, e përcaktuar vetëm me vendim të gjykatës. Në luftimin kundër krimit të organizuar si dhe kundër keqpërdorimit të pushtetit për të pasur një përfitim personal ose një përfitim të një grupi të organizuar apo një shoqërimi kriminal, konfiskimi i përfitimit të kundërligjshëm dhe pasurisë zhvillohet edhe në të ashtuquajturin “kërkimi i burimit të parave” për të bllokuar kanalet e legalizimit të të ardhurave kriminale. Në Konventën e Varshavës, të zbatuar në legjislacionet vendore, gjykata mund ta konfiskojë edhe gjithë pronën e një kryerësi, familjes së tij apo partnerëve, nëse kanë qenë në marrëdhënie të paligjshme. Konfiskimi i përkohshëm ose i përhershëm do të bllokojë të gjitha pronat dhe paratë e kryerësit të veprës, duke përfshirë edhe fitimet apo pasurinë që është fituar me rritjen e kapitalit të paligjshëm ose legalizimin e tij në tregjet financiare. Nëse mendimet janë të tepruara, atëherë obligimi i dëshmimit të ligjshmërisë së pronës bie mbi autorët e ndëshkuar.

 

 

MBIJETESA E AGJENCISË ËSHTË E DISKUTUESHME

Përmbaruesi Gordan Stankoviq thotë se krijimi dhe mbijetesa e Agjencisë është e diskutueshme. “Për procedurën e konfiskimit të pronës së të pandehurit vetëm me një  aktvendim të gjykatës, përgjegjësi kanë përmbaruesit. Pasi do të bëhet vlerësimi se sa prona është e mjaftueshme për dëmshpërblim dhe nëse ajo ekziston realisht, e njëjta shpallet për shitje, shitet dhe pastaj ndahen paratë midis kreditorëve të nominuar. Borxhlinjtë shpesh i fshehin sendet, makineritë, mallrat e tyre në depo, humbet gjurma e depozitave bankare ose ato nuk janë në dispozicion të përmbaruesve. Në një rast të këtillë, përmbaruesi është i pafuqishëm dhe ndalet me kërkesën për pronë të konfiskuar për shitje“, thotë për SCOOP ish- Kryetari i Odës së Përmbaruesve.

E drejta bashkëkohore ndëshkuese edhe në Maqedoni e parashikon konfiskimin e përfitimit nga shfrytëzimi i pasurisë që është fituar në mënyrë kriminale. Përveç konfiskimit real, shumë legjislacione parashikojnë edhe konfiskimin e pasurisë që ka vlerën e përfitimit nga shfrytëzimi i pasurisë që është fituar në mënyrë të paligjshme, nëse duhet të mblidhen më shumë mjete për ta kompensuar të dëmtuarin.

 

“Plani vjetor i punës është mbështetur nga CIVICA Mobilitas”.

civica_mobilitas_logo

“Përmbajtja e këtij publikimi është një përgjegjësi vetëm e SCOOP Maqedonia dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i  pasqyron pikëpamjet e CIVICA Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ose organizatave që e zbatojnë”.

 

Shkruaj një koment

Koment(e)