Xhefri Vigand, njeriu që sinjalizoi manipulimin me amoniumin për të rritur efektin e nikotinës në cigare

Shkruan: Goran Lefkov

Industria e duhanit ka qenë e njohur për manipulimin e shkencës që nga vitet 1950 dhe 1960 kur derdhi para te “shkencëtarët” për të kundërshtuar gjetjet e shkencëtarëve të vërtetë që dolën me pretendime për dëmet e nikotinës mbi shëndetin e njeriut.

Xhefri Vigand u shfaq pak më vonë, në mesin e viteve ’90, më 4 shkurt 1996, me të vërtetën për amoniumin, si një përforcues i efektit të nikotinës në cigare. Ai për here të parë doli në publik në emisionin “60 Minuta” në CBS News.

Vigand filloi të punojë si studiues në Brown & Williamson në janar 1989 dhe u pushua nga puna më 24 mars 1993. Sipas tij, ai u pushua nga puna si sinjalizues, sepse e dinte se drejtuesit e lartë të korporatave miratuan me vetëdije shtimin e aditivëve në cigaret e tyre që ishin kancerogjene për shëndetin e duhanpirësve dhe joduhanpirësve. Tek duhanpirësit gjithashtu krijojnë varshmëri. Përbërësi më i njohur që shkakton një sërë efektesh të dëmshme është kumarina. Brown dhe Williamson ndërmorën një përpjekje të përbashkët për të diskredituar Vigandin. Ata angazhuan Grupin hulumtues internacional për të përgatitur një dosje 500 faqesh mbi Vigandin, e cila u shpërnda në media. Dosja dështoi pasi media dhe gazetarët hetuan akuzat në të dhe zbuluan se shumë pretendime për sjellje të pahijshme ishin të pabazuara ose të parëndësishme.

Në emision Vigand theksoi se ka marrë shumë kërcënime, madje edhe kërcënime për jetën. Në adresë ka marrë një letër me një plumb, të cilën ia ka dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), por në vend që të hetojnë plumbin, i kanë konfiskuar kompjuterin.

Në vitin 1996, gazetarja dhe publicistja Vaniti Feir shkroi një artikull me titull “Njeriu që dinte shumë”.

Në vitin 1999, bazuar në këtë histori u realizua një film, i cili arriti famë të madhe. Filmi u quajt “Insider”, u drejtua nga Michael Mann. Rolet kryesore i luajnë Al Pacino dhe Russell Crowe. Filmi u nominua për Academy Awards për filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë.

Pas largimit nga Brown dhe Williams, ai u punësua si mësues i fizikës, biologjisë dhe japonishtes në një shkollë në shtetin amerikan të Kentakit dhe në vitin 1996 mori çmimin si mësuesi më i mirë në Kentaki.

Jeffrey Wigan lindi në vitin 1942 në Nju Jork, ku kaloi fëmijërinë e tij. Ai është një veteran i Luftës së Vietnamit. Vigand tani është 80 vjeç dhe jeton në Michigan me gruan e tij të dytë, Hope Elizabeth May.

Shkruaj një koment

Koment(e)