Zaevi vet është bombë

Ngadalë por sigurtë sikur krijohet masë kritike për ndryshime radikale. Pushteti tani më qëndron në këmbë të qelqit. Pritet që edhe tel institucionet së shpejti diçka të ndryshojë pasi që ndjehet një ambient tjetër. Gjithnjë e më shumë do të ketë kundërvënie pushtetit dhe patronëve të tij që gati veten e shpallën për Zot. Normale është që çdokush të rireshtohet nga ajo që do të duhet të ndodhë. Madje edhe në vet partinë në pushtet gjendja është dramatike. Tani e kanë vështirë të gjejnë dikë që të thotë diçka përpara kamerave. Shpresë të rrejshme akoma mbajnë do gazetarë gebelsistë zërat e të cilëve tani mirë i dëgjojmë nëpër inçizime, por ata më si duket kanë planifikuar ikje. Ndjehet se zort që Zaevi do të mbërrijë te bomba e gjashtë, pasi flamuri i bardhë fillon të duket. Qeveria e ekspertëve apo teknokrate tani më është impertiv.

Kështu mbarojnë të gjithë regjimet që sundojnë me mashtrime, me manipulime, shantazhime e satanizime. Pasi si zakonisht satanizimi përfundon te Satana. Nacionalizmi dhe patriotizmi i rrejshëm përfundojnë te patronët e tyre në formë të magjisë së zezë. Gjithëherë viet gjer në një moment kritik ku më për regjimin s’ka shpëtim. Sundimi bosh nga shpirtëra që janë bosh e me moral bosh – u kthehet akterëve me një fuqi të plotë asgjësuese që gjithçka para vetse shkatërron. Atëherë tenderët, villat nga bota e çudirave dhe haciendet e mëdha fitojnë gojë dhe flasin për patronët dhe veprat e tyre.

 

Që nga viti që shkoi, sekretari amerikan Xhon Keri në konferencën për siguri në Munih pat apostrofuar një shtet në Ballkanin Perëndimor ku pushteti është në koalicion të ngushtë me krimin e organizuar dhe nacionalizmin, e cila të sjellë gjer në eksplodim të brendshëm dhe rajonal. Disa javë më vonë Xhonata Mur, drejtor për Evropën jugore dhe qendore në departamentin amerikan, pat potencuar se në Maqedoni shfrytëzohen të gjitha resurset për luftë kundër opozitës dhe se një gjendje e tillë është e patolerueshme. Duhet potencuar se tani tri vite me radhë në shumë konferenca ndërkombëtare kushtuar sigurisë, Maqedonia në mënyrë eksplicite ka qenë apostrofuar si zonë kritike. Përmendej si shembull se si nuk duhet të udhëhiqet një shtet. Këso kualifikimesh të koordinuara asesi nuk kanë mund të jenë të rastit. E ja që tani me furi fryejnë stuhi antikriminale dhe gjithnjë e më shumë bëhet e qartë se “Maqedonia 2015” do ta rrëmbejë “Shkupin 2014”.

Së shpejti kur më në ekranet televizive nuk do t’i shohim sharllatanët medialë, çobanët e dhive dhe burekçinjtë, bombat do të ushtojnë me gjithë fuqinë e vet dhe gjithkush në shtet do t’i dëgjojë. Atëherë çdo gjë do të dihet. Njerëzit do të tmerrohen për at[ se paratë e tyre paskan përfunduar në Belize! Se djersa e tyre është shndërruar në gjips e beton! Se shumë gazetarë qenkan shndërruar në prostitutë, kurse shumë mediume në shtëpi publike. Njerëzit do të tmerrohen kur të kuptojnë se pushteti “patriotik” s’paska qenë asgjë tjetër pos një makine për nënshtrim, plaçkitje dhe shkelje të njerëzve!

Në gjithë këtë na brengos një gjë! Si është e mundur që në këso situate do analistë të përafërt me ish udhëheqësinë e LSDM-së të mund të sulmojnë udhëheqësinë e tanishme për gjoja mungesë të kapacitetit!? Kush porosit këso tekstesh!? Si janë të bindur në “kapacitetin e dobët”, të udhëheqjes së tanishme opozitare kur dihet se po ai kapacitet ka ndërtuar komunën më të sukseshme në shtet!? A s’kanë respekt minimal nga ky rrezik kaq të madh që ata i eksponohen që është mbi çdo kapacitet tjetër!? Logjika se – pasi nuk jam unë, le të shkojë e gjithë në djall nuk ka aspak të bëjë me Zotin! Një logjikë e tillë nuk dallon shumë nga ajo logjikë që tani vite me radhë ka menaxhuar me shtetin duke na sjellur gjer në kaos të paparë, ku e vetmja gjë që funskionon me sukses është krimi i organizuar. Që t’ia ketë zili edhe Koza Nostra! Tani shohim se kemi pasur shumë njerëz, por jo edhe njeri. Se kemi pasur shumë politikan, por jo edhe udhëheqës.

Magazina online INBOX7 jo çdo herë pajtohet me qëndrimet e autorëve të kolumnave. Përgjegjësia për mendimet e shpalosura në këtë rubrikë janë vetëm të autorit

Shkruaj një koment

Koment(e)