
Autor: Vllatko Stojanovski Në strukturën pronësore të 408 ndërmarrjeve paraqiten persona të tjerë juridikë me seli në gjithsej 28 vende të huaja, të cilat, siç njoftuam në pjesën e parë të serialit kushtuar kompanive të huaja në vend, janë kryesisht juridiksione specifike evropiane, por midis tyre hasen pothuajse të gjitha oazat e largëta tatimore që ofrojnë shkallën më të lartë të diskrecionit. Në këtë vazhdim, zbuluam se për cilat kompani bëhet fjalë – cili është statusi i tyre, me çka merren, cilët persona dhe subjekte figurojnë në strukturën e tyre të pronësisë, etj. Nga të dhënat voluminoze që i siguruam nga Regjistri Qendror, rezulton se shumë prej ndërmarrjeve offshore tashmë të konstatuara, paraqiten si pronarë të kompanive të tjera në shtetin tonë, të cilat, ndërkaq, shpesh çojnë në kompani të treta. Megjithëse për një pjesë më të vogël të...