
Autorë: Angella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq Dhjetë kryetarët më të pasur të komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut peshojnë rreth 30 milionë eurosh. Ndër ata, një është nga VMRO-DPMNE-ja, por është i pari në listë, ndërsa gjashtë gravitojnë ose janë anëtarë të LSDM-së. Nga gjithsej tre kryetarë komunash nga partia Aleanca për Shqiptarët, të gjithë të tre gjenden në listën e top 10 kryetarëve më të pasur të komunave. Në vendin e parë gjendet kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, e pastaj vijojnë Nikollço Iliev – njeriu i parë i Komunës së Koçanit, Isen Shabani – kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Albon Xhemaili – kryetari i Komunës së Bogovinës, Petre Shilegov – kryetari i Qytetit të Shkupit, Arben Taravari – kryetari i Komunës së Gostivarit, Konstantin Georgieski – kryetari i Komunës së Ohrit, Gerasim Konzulov –...