Administrata është shumë voluminoze, reformat janë minimale. Qeveritë me vite të tëra trumbetojnë se duhen reforma në administratë, por askush deri më tani nuk u mor seriozisht për ta riorganizuar aparatin e madh administrativ shtetëror. Por në vend të asaj, edhe politika edhe partitë gjithnjë e më shumë mbushnin vazhdimisht institucionet me kuadro të tyre partiake, kështu që riorganizimi i saj në një shërbim profesional të qytetarëve u bë shumë i vështirë. Çfarë reformash janë të nevojshme dhe nga të fillohet.