Gazetarja hulumtuese Khadija Ismayilova, që ka shkruar një numër të madh storjesh mbi korrupsionin në Azerbajxhan, të martën u dënua me shtatë vjet e gjysmë burg nga autoritetet e Azerbajxhanit.
Gazetarja e njohur, i cili ka punuar për Radion Evropa e Lirë/Radion Liria dhe ishte një gazetare e shquar hetuese për OCCRP-në, u dënua me akuza për shpërdorim parash, drejtimin e biznesit të paligjshëm, evazionit fiskal dhe shpërdorim të detyrës.
Ismayilova pohon se është e dënuar me burg për punën e saj hetuese dhe se akuzat e paraqitura kundër saj janë të fabrikuara, kurse ky mendim është i përkrahur nga ana e organizatave qytetare dhe organizatave për lirinë e medias.
Puna e saj gazetareske për OCCRP-në, Radion Evropa e Lirë/Radion Liria dhe organizata të tjera të lajmeve zbulonte ryshfetin dhe biznes marrëdhëniet e papërshtatshme e atyre që ishin në lidhje të ngushtë me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alijev, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij.
“Ky rast është një parodi. Ka më shumë gjëra të përbashkëta me shoun e Stalinit sesa me drejtësinë modern”, thotë Drew Sullivan, redaktori i OCCRP-së. “Duket se Khadija është dënuar për raportimin e saj nga shkaqet politike, e jo ato kriminale”.
Organizatat ndërkombëtare dhe zyrtarët qeveritarë dënuan ashpër akt-vendimin.
“Ky vendim është një tjetër goditje për respektimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë dhe sundimit të ligjit në Azerbajxhan”, thotë Nils Muzhnieks, Komisionari i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut.
“Khadija Ismayilova paguan për punën e saj të guximshme si një gazetare hulumtuese në një vend ku bëhet përpjekje për heshtjen e zërave kritikë”.
Përgjigja e OCCRP-së
Sapo u publikua aktgjykimi, OCCRP-ja e ka bërë të zezë faqen e saj fillestare. Shumë organizata të mediave, duke përfshirë partnerët e OCCRP-së dhe mediat ndërkombëtare, kanë ndjekur shembullin dhe bërja e faqeve fillestare “të zeza” do të vazhdojë gjatë kësaj jave.
Por, kjo nuk është e tëra. Si përgjigje për arrestimin e Ismayilovës në dhjetor dhe paraburgimin para gjykimit, në maj OCCRP-ja ka filluar Projektin Khadija për të përfunduar punën e saj.
Sullivan thotë: “Presidenti i Azerbajxhanit gabon nëse mendon se nëse i dënon gazetarët me burg, mund t’i ndalojë t’i hulumtojnë krimet. Shumë gazetarë nga e gjithë bota do t’i zëvendësojnë. E vërteta gjithmonë do të dalë në pah dhe historia në mënyrë të drejtë do të na gjykojë të gjithë neve”.