Lojani s’është më parajsa e trafikantëve me njerëz

Në Kumanovë gjendja ishte më e qetë. U ndalëm së pari në stacionin hekurudhor. Një i punësuar në Hekurudhat e Maqedonisë, me emrin Viktor na informoi se deri ku është treni dhe se për gjysmë orë do të jetë në Kumanovë, kurse për rreth 40 minutash në kalimin kufitar Tabanoc. Shkuam për në Tabanoc me automobil. Derisa kalonim procedurën e detyrueshme të kontrollimit të dokumenteve dhe lejen e incizimit, treni ishte tashmë në territorin e kufirit. Në Tabanoc punëtorët humanitarë ishin më të organizuar. Ata ndanin lëngje dhe kruasanë për refugjatët.

Tabanovtse 4

Ka filluar të zbritet nga treni lumi i refugjatëve dhe emigrantëve. Ata i drejtoheshin zonës kufitare. Derisa kalonin drejt zonës kufitare, ata i prisnin shitësit lokalë të lëngjeve, ujit, cigareve dhe ushqimeve. Dukshëm nervozë për shkak të pranisë sonë, na paralajmëruan disa herë të mos xhirojmë, edhe pse kemi lejen e duhur nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia Kufitare.

Shkurtimisht pas mbërritjes, refugjatët u shpërndanë në grupe në livadh, mbi stacionin hekurudhor. Thyen degë nga shkurret aty pranë dhe ndezën 3-4 zjarre. Një grup më i madh emigrantësh shkoi në drejtim të kufirit me Serbinë.

 

Trafikantët i ndanë grupet e tyre drejt Lojanit

 

Nuk kaloi as gjysmë orë pasi refugjatët shkuan drejt territorit serb kur u kthye një grup të vogël njerëzish. Të tjerët u zhdukën. Ata janë ndarë nga grupi më i madh që shkoi drejt pikave policore serbe. Njerëzit nga Kumanova që ishin të pranishëm në terren, janë dyshuar se pjesa më e madhe e njerëzve janë të ndarë nga trafikantët me njerëz.

Në fshatin Lojan, trafikantët kanë disa shtëpi dhe atje i sjellin njerëzit. I mashtrojnë se për një shumë të caktuar të parave do t’i transportojnë në Gjermani“, thotë një banor vendas nga Kumanova.

Tabanovtse 11

Për aktivitetin e trafikantëve konfirmon edhe Aleksandra Davidovska nga Kumanova.

Kemi informacione se disa emigrantë janë sulmuar me thika. Ne nuk mund të konfirmojë nëse ata janë trafikantë, nëse janë emigrantë që kanë mbetur pa para dhe i plaçkitin grupet më të vogla të emigrantëve apo janë nga popullata lokale“, thotë Davidovska.

Megjithatë, pas ndryshimeve të ligjit për azil fshati Llojan është pothuaj i boshatisur nga migranët. Nëpër fshat mund të vërehen vetëm disa persona nga Avganistani, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në Llojan duke mos treguar arsyet.

Kjo është një nga banorët e rrallë të Kumanovës që ndihmon emigrantët tashmë një kohë të gjatë.

Në mesin e grupit janë përhapur thashetheme se në patrullën e policisë serbe ka pasur edhe policë hungarezë dhe gjermanë dhe për këtë arsye nuk i kanë lëshuar emigrantët. Ne nuk patëm leje për të xhiruar dhe për të lëvizur në territorin serb dhe prandaj nuk shkuam atje dhe ne nuk mund të konfirmonim këtë informacion.

 

Hungaria, shqetësimi më i madh për emigrantët

 

Në mesin e emigrantëve qëndronte një pasiguri të madhe. Ajo ishte Hungaria dhe nëse ai vend do t’i pranojë ata. Një tjetër shqetësim për ta ishte nëse pasi do t’i pranojë, do ta zbatojë rregulloren e ashtuquajtur finger print të Dublinit.

Gjegjësisht, me këtë rregullore, vendi i cili do t‘i pranojë emigrantët dhe do ta zbatojë këtë rregull, konsiderohet si “territori i tyre amzë” në Bashkimin Evropian. Nëse shkojnë në një vend tjetër, ai vend mund t’i kthejë në vendin ku për herë të parë kanë dhënë shenja të gishtërinjve dhe janë regjistruar si refugjatë.

mustafa

Nuk dua të qëndroj në Hungari. Dua të shkoj në Gjermani dhe aty për herë të parë të kërkoj dokumente për një qëndrim më të gjatë. Unë dua të mbetem në Gjermani“, thotë 60-vjeçari Mustafa nga Kobane.

Një tjetër vend në BE nuk donte edhe 24 vjeçari Rafiz, student i menaxhimit nga Alepo. Ai komentoi shkurtimisht se e dëshiron Gjermaninë dhe vetëm Gjermaninë.

 

(Vazhdon)

Shkruaj një koment

Koment(e)