Category: Rekomanduar

Vllado Tanurov, prindi i një fëmije të operuar: Ju duhen çizme të hekurta për të marrë një mendim konsultativ

Inbox 7: Të nderuar, e ndiqni intervistën javore të on-line magazinës Inbox 7. Për vdekjen e Tamara Dimovskës, për vërtetësinë e pretendimeve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, për moralin e mjekëve të Maqedonisë,  për mafinë e mantilbardhëve, për golgotën e familjeve anëtarët e të cilave operohen jashtë vendit, po bisedojmë me Vllado Tanurov, babanë e djalit pesë vjeçar Jani, i cili u operua në...

Dorëheqje, çfarë ishte ajo?

Fundi tragjik i vajzës nëntëvjeçare nga Velesi, kërkesa e së cilës për operim ka ngecur në labirintet burokratike, shkaktoi një ortek reagimesh nga qytetarët – protesta, kritika të ashpra nga ekspertët dhe shoqatat e ndryshme dhe është e logjikshme që dolën kërkesa për dorëheqje në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Megjithatë, përvojat e deritashme tregojnë se Maqedonia ka një trend të “turpshëm” për tërheqje nga funksioni,...