Direktiva evropiane për sinjalizuesit dhe ndryshimet në legjislacionin vendas

 

Shkruan: Goran Lefkov

Bashkimi Evropian në vitin 2019 miratoi një direktivë të re për mbrojtjen e sinjalizimit dhe sinjalizuesve. Ajo direktivë përcakton kushte të veçanta për mbrojtjen e sinjalizuesve në fusha të ndryshme të jetës së përditshme. Një moment interesant në këtë sesion ishte se më shumë se gjysma e folësve në këtë sesion ishin njerëz që kishin kaluar në procesin e sinjalizimit. Disa prej tyre para miratimit të ligjit për sinjalizuesit në vitin 2015, ndërsa disa prej tyre kishin qenë vetë oficerë për pranimin e ankesave të sinjalizuesve në organizatat ku punonin. Sesioni u moderua nga Elmerina Ahmetaj Hrelja, nga Sekretariati i Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit. Ajo theksoi se me direktivën e BE-së po bëhen ndryshime interesante që duhet të përmirësojnë mbrojtjen.

Në detaje, si duket të jesh sinjalizues në njërën anë dhe person përgjegjës për pranimin e ankesave nga sinjalizuesit në anën tjetër, i sqaroi profesori Jovan Jovçevski. Ai ka promovuar ligjin e sinjalizuesve që nga viti 2015. Më vonë vetë e zbatoi. Si themelues i AOT-ës (Agjencia Operative Teknike) si përgjegjës i përgjimeve, ai u përball me sfidën për të qenë personi që merrte akuzat dhe pasi mori disa akuza ndaj drejtorit të AOT-s, ai vetë u bë viktimë e drejtorit. Kështu ai u përpoq të merrte statusin e sinjalizuesit përmes Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por nuk ndodhi. Profesor Jovçevski ka përshkruar në detaje pjesën teorike por edhe në praktikë se si funksionon. Ai dha edhe udhëzime çfarë duhet të ndryshohet në vendin tonë sipas direktivës evropiane.

Në këtë panel kishte edhe doktore të shkencave dhe ish-dekane e Fakultetit të Sigurisë në Shkup, Sllagjana Taseva. Ajo është autorja e ligjit të parë për sinjalizuesit të vitit 2015. Edhe pse ka kaluar shumë kohë, ligji nuk i ka arritur qëllimet e tij në fushën e mbrojtjes dhe nuk ka justifikuar optimizmin pionier të saj kur e ka shkruar. Dështoi në zbatimin e tij.

Në publik kishte edhe sinjalizues të tjerë, të cilët sinjalizuan abuzime 5 vite përpara se të miratohej ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve. Marjan Popovski, si ish-udhëheqës sindikalist në Rade Konçar, raportoi për keqpërdorime të organeve shtetërore në atë kohë, por në vend që të ndiqnin krimin e kompanisë, institucionet lejuan shkarkimin e tij dhe zvarritjen e tij nëpër gjykata për vite me radhë. Ai në mënyrë plastike shpjegoi dhe tha përmes përvojës së tij se çfarë duhet të përmbajë ndryshimi i ri i ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve përmes shembullit të tij. Popovski theksoi se duhet të zbatohet direktiva e BE-së, por duhet të merren parasysh edhe problemet e brendshme të sinjalizuesve.

Në debat u përmendën edhe mungesat në ligj, si dhe gjëra të palogjikshme që ekzistojnë. Theks i veçantë i kushtua rregullave, nëse një sinjalizues del në media dhe raporton parregullsi, ai humbet statusin e sinjalizuesit. Më pas u përmend se sinjalizuesit duhet të mbrohen financiarisht. Në rast se një sinjalizues largohet nga puna, pas marrjes së statusit të sinjalizuesit, ai duhet si një e drejtë të marrë ndihmë financiare, në masën e pagës që merr, nga një fond i pavarur. Rasti i Marjan Popovskit dhe Jovan Jovçevskit tregoi se ka nevojë serioze për një masë të tillë.

Gjithashtu u përmend se sinjalizuesit duhet të marrin një përqindje të gjobës që duhet paguar nga personi juridik dhe personi fizik i treguar nga sinjalizuesi specifik. Kjo duhet të stimulojë sinjalizuesit dhe t’u garantojë atyre siguri dhe mbrojtje financiare.

Shkruaj një koment

Koment(e)